Seksioni 62

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në buzën e lumit Missouri në Chariton, Missouri, më 13 gusht 1831 (History of the Church, 1:205–206). Në këtë ditë Profeti dhe grupi i tij, të cilët ishin në udhë e sipër nga Independence për në Kirtland, takuan disa pleq që ishin rrugës për në tokën e Sionit dhe, pas përshëndetjesh të gëzueshme, morën këtë zbulesë.

1–3, Dëshmitë shënohen në qiell; 4–9, Pleqtë duhet të udhëtojnë dhe të predikojnë sipas gjykimit dhe siç drejtohen nga Shpirti.

  VINI re dhe binduni, O ju pleq të kishës sime, thotë Zoti, Perëndia juaj, madje Jezu Krishti, avokati juaj, që e njeh dobësinë e njeriut dhe se si të ndihmojë ata që tundohen.

  Dhe në të vërtetë sytë e mi janë mbi ata që akoma nuk kanë shkuar në tokën e Sionit; prandaj misioni juaj nuk është ende i plotësuar.

  Megjithatë, ju jeni të bekuar, sepse dëshmia që ju keni dhënë, shënohet në qiell, që engjëjt ta vështrojnë; dhe ata gëzohen për ju dhe mëkatet tuaja ju janë falur.

  Dhe tani vazhdoni udhëtimin tuaj. Mblidhuni në tokën e Sionit; dhe mbani një mbledhje e gëzohuni së bashku dhe i ofroni një sakrament Më të Lartit.

  Dhe atëherë mund të ktheheni për të dhënë dëshmi, po, madje të gjithë së bashku, ose dy e nga dy, si t’ju duket mirë, nuk ka rëndësi për mua; vetëm jini besnikë dhe shpalluni lajme të mira banorëve të tokës apo mes grumbullimeve të të ligjve.

  Vini re, unë, Zoti, ju kam sjellë juve së bashku, që premtimi të mund të përmbushet, që besnikët mes jush të ruhen dhe të gëzohen së bashku në tokën e Missouri-t. Unë, Zoti, u premtoj besnikëve dhe nuk mund të gënjej.

  Unë, Zoti, jam i gatshëm, në qoftë se dikush mes jush dëshiron të udhëtojë me kuaj apo me mushka, apo me koçi, ai do ta marrë këtë bekim, nëse e merr atë nga dora e Zotit, me një zemër plot falënderim për gjithçka.

  Këto gjëra mbeten me ju, që të veproni sipas gjykimit dhe udhëzimeve të Shpirtit.

  Vini re, mbretëria është e juaja. Dhe vini re e bëni kujdes, unë jam me besnikët gjithmonë. Madje kështu. Amen.