Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 65

    Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Hiram, Ohio, në tetor 1831 (History of the Church, 1:218). Profeti e përcakton këtë zbulesë si një lutje.

    1–2, Çelësat e mbretërisë së Perëndisë i besohen njeriut në tokë dhe kauza e ungjillit do të triumfojë; 3–6, Mbretëria mijëvjeçare e qiellit do të vijë dhe do të bashkohet me mbretërinë e Perëndisë në tokë.

    1 Vini vesh e dëgjoni një zë që është i atij të dërguar nga lart, i cili është i fortë e i fuqishëm, shtrirja e të cilit është deri në skajet e tokës, po, zëri i të cilit është për njerëzit—aPërgatisni ju udhën e Zotit, bëjini shtigjet e tij të drejta.

    2 aÇelësat e bmbretërisë së Perëndisë i jepen njeriut në tokë dhe që atje do të përhapet ungjilli deri në fundet e dheut, ashtu si cguri që shkëputet pa duar nga mali, do të përhapet derisa të ketë dmbushur tërë tokën.

    3 Po, një zë duke thirrur—Përgatisni ju udhën e Zotit, përgatisni ju adarkën e Qengjit, bëhuni gati për bDhëndrin.

    4 Lutjuni Zotit, thërrisni emrin e tij të shenjtë, i bëni të njohura veprat e tij të mrekullueshme mes njerëzve.

    5 Lutjuni Zotit, që mbretëria e tij të mund të përhapet mbi tokë, që banorët e saj të mund ta pranojnë atë dhe të përgatiten për ditët që do të vijnë, në të cilat Biri i Njeriut do të azbresë në qiell, i bveshur me shkëlqimin e clavdisë së tij, për të takuar dmbretërinë e Perëndisë që është ngritur mbi tokë.

    6 Prandaj, u përhaptë ambretëria e Perëndisë, që bmbretëria e qiellit të mund të vijë, që ti, O Perëndi, të mund të përlëvdohesh në qiell si dhe në tokë, që armiqtë e tu të mund të mposhten; sepse i cyti është nderi, fuqia dhe lavdia, përherë e përgjithmonë. Amen.