Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 68

    Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Hiram, Ohio, në nëntor 1831, me kërkesën e Orson Hyde-it, Luke S. Johnson-it, Lyman E. Johnson-it dhe William E. McLellin-it (History of the Church, 1:227–22). Edhe pse kjo zbulesë u dha në përgjigje të përgjërimit që mendja e Zotit të bëhej e njohur lidhur me pleqtë e përmendur, një pjesë e mirë e përmbajtjes i përket tërë Kishës.

    1–5, Fjalët e pleqve, kur nxiten nga Fryma e Shenjtë, janë shkrime të shenjta; 6–12, Pleqtë duhet të predikojnë e të pagëzojnë dhe shenja do t’i ndjekin besimtarët e vërtetë; 13–24, I parëlinduri mes bijve të Aaronit mund të shërbejë si Peshkopi Kryesues (që është të mbajë çelësat e kryesimit si peshkop) nën drejtimin e Presidencisë së Parë; 25–28, Prindërit urdhërohen t’u mësojnë ungjillin fëmijëve të tyre; 29–35, Shenjtorët duhet ta respektojnë Shabatin, të punojnë me zell dhe të luten.

    1 Shërbëtori im, Orson Hyde, u thirr me anë të shugurimit të tij për të shpallur ungjillin e përjetshëm, me anë të aShpirtit të Perëndisë së gjallë, nga populli në popull e nga vendi në vend, në grumbullimet e të ligjve, në sinagogat e tyre, duke arsyetuar me ta dhe duke u shpjeguar atyre gjithë shkrimet e shenjta.

    2 Dhe, vini re dhe shihni, ky është një model për të gjithë ata që u shuguruan në këtë priftëri, misioni i së cilës u caktohet atyre për të shkuar—

    3 Dhe ky është modeli për ta, që ata duhet të aflasin, ashtu siç nxiten nga Fryma e Shenjtë.

    4 Dhe çfarëdo që ata do të flasin kur nxiten nga aFryma e Shenjtë, do të jetë shkrim i shenjtë, do të jetë vullneti i Zotit, do të jetë mendja e Zotit, do të jetë fjala e Zotit, do të jetë zëri i Zotit dhe bfuqia e Perëndisë për shpëtim.

    5 Vini re, ky është premtimi i Zotit për ju, O ju shërbëtorët e mi.

    6 Prandaj, merrni zemër dhe mos u afrikësoni, sepse unë, Zoti, jam me ju dhe do t’ju qëndroj përkrah; dhe ju do të jepni dëshmi për mua, madje Jezu Krishtin, që jam Biri i Perëndisë së gjallë, që isha, që jam dhe që do të vij.

    7 Kjo është fjala e Zotit për ty, shërbëtori im aOrson Hyde, dhe gjithashtu për shërbëtorin tim Luke Johnson, dhe për shërbëtorin tim Lyman Johnson, dhe për shërbëtorin tim William E. McLellin, dhe për gjithë pleqtë besnikë të kishës sime—

    8 aShkoni ju në të tërë botën, i bpredikoni ungjillin çdo ckrijese, duke vepruar me dautoritetin që jua kam dhënë, duke epagëzuar në emër të Atit dhe të Birit dhe të Frymës së Shenjtë.

    9 Dhe aai që beson e pagëzohet, do të bshpëtohet dhe ai që nuk beson, do të cmallkohet.

    10 Dhe ai që beson, do të bekohet me ashenja që e shoqërojnë, madje siç është shkruar.

    11 Dhe juve do t’ju jepet të dini ashenjat e kohërave dhe shenjat e ardhjes së Birit të Njeriut;

    12 Dhe për aq vetë sa Ati do të japë dëshmi, juve do t’ju jepet fuqi t’i avulosni ata në jetë të përjetshme. Amen.

    13 Dhe tani, lidhur me çështjet përveç besëlidhjeve dhe urdhërimeve, ato janë këto—

    14 Ka më pas, në kohën e duhur të Zotit, apeshkopë të tjerë për t’u veçuar në kishë, për të shërbyer madje si edhe i pari;

    15 Prandaj ata duhet të jenë apriftërinj të lartë, që janë të denjë dhe ata do të caktohen nga bPresidencia e Parë e Priftërisë Melkizedeke, në qoftë se ata nuk janë pasardhës të drejtpërdrejtë të cAaronit;

    16 Dhe nëse janë pasardhës të drejtpërdrejtë të aAaronit, ata kanë të drejtë të ligjshme në detyrën e peshkopit, në qoftë se janë të parëlindurit mes bijve të Aaronit;

    17 Sepse i parëlinduri mban të drejtën e kryesimit mbi këtë priftëri dhe açelësat ose autoritetin e saj.

    18 Askush nuk ka të drejtë të ligjshme në këtë detyrë, për të mbajtur çelësat e kësaj priftërie, përveç atij që është një pasardhës i adrejtpërdrejtë dhe i parëlinduri i Aaronit.

    19 Por, ngaqë një aprift i lartë i Priftërisë Melkizedeke ka autoritet të kryejë të gjitha detyrat më të vogla, ai mund ta kryejë detyrën e bpeshkopit, kur asnjë pasardhës i drejtpërdrejtë i Aaronit nuk mund të gjendet, me kusht që ai të thirret dhe të veçohet e shugurohet në këtë fuqi, nën duart e Presidencisë së parë të Priftërisë Melkizedeke.

    20 Dhe një pasardhës i drejtpërdrejtë i Aaronit, gjithashtu, duhet të caktohet nga kjo Presidenci dhe të gjendet i denjë, dhe të avajoset, dhe të bshugurohet nën duart e kësaj Presidencie, përndryshe ata nuk autorizohen ligjërisht për të vepruar në priftërinë e tyre.

    21 Por, për arsye të dekretit lidhur me të drejtën e tyre të priftërisë, duke zbritur nga ati te biri, ata mund ta kërkojnë vajosjen e tyre, në qoftë se në çdo kohë mund të provojnë prejardhjen e tyre ose e vërtetojnë atë me anë të zbulesës nga Zoti, nën duart e presidencisë së lartpërmendur.

    22 Dhe përsëri, asnjë peshkop apo prift i lartë që do të veçohet për këtë shërbesë, nuk do të gjykohet ose dënohet për ndonjë krim, përveçse përpara aPresidencisë së Parë të kishës;

    23 Dhe për aq sa gjendet fajtor përpara kësaj Presidencie, me anë të dëshmisë që nuk mund të vihet në dyshim, ai do të dënohet;

    24 Dhe nëse pendohet, ai do të afalet, në përputhje me besëlidhjet dhe urdhërimet e kishës.

    25 Dhe përsëri, për aq sa aprindërit kanë fëmijë në Sion ose në ndonjë nga bkunjat e tij që organizohen, të cilët nuk i cmësojnë të kuptojnë doktrinën e pendimit, të besimit në Krishtin, Birin e Perëndisë së gjallë, dhe të pagëzimit e të dhuratës së Frymës së Shenjtë me anë të vënies së duarve, kur janë dtetë vjeç, emëkati qoftë mbi kokat e prindërve.

    26 Sepse ky do të jetë një ligj për banorët e aSionit, ose në ndonjë nga kunjat e tij, që organizohen.

    27 Dhe fëmijët e tyre do të apagëzohen për bheqjen e mëkateve të tyre, kur të bëhen ctetë vjeç dhe do të marrin vendosjen e duarve.

    28 Dhe ata gjithashtu duhet t’i mësojnë fëmijët e tyre të aluten dhe të ecin drejt përpara Zotit.

    29 Dhe banorët e Sionit duhet gjithashtu të respektojnë ditën e aShabatit për ta mbajtur atë të shenjtë.

    30 Dhe banorët e Sionit gjithashtu duhet të kujtojnë punët e tyre, për aq sa janë caktuar të punojnë, plot besnikëri; sepse dembeli do të mbahet në kujtesë përpara Zotit.

    31 Tani, unë, Zoti, nuk jam i kënaqur me banorët e Sionit, sepse ka adembelë mes tyre; dhe fëmijët e tyre gjithashtu rriten në bligësi; ata gjithashtu nuk i ckërkojnë me zell pasuritë e përjetësisë, por sytë e tyre janë plot lakmi.

    32 Këto gjëra nuk duhet të jenë dhe duhet të hiqen nga mesi i tyre; prandaj shërbëtori im Oliver Cowdery duhet t’i çojë këto thënie në tokën e Sionit.

    33 Dhe një urdhërim u jap unë atyre—se ai që nuk i kryen alutjet e tij përpara Zotit në stinën e tyre, ai duhet të mbahet në bkujtesë përpara gjykatësit të popullit tim.

    34 Këto athënie janë të vërteta dhe besimtare; si rrjedhim, mos i shkelni ato as mos bhiqni prej tyre.

    35 Vini re, unë jam aAlfa dhe Omega dhe unë bvij shpejt. Amen.