Seksioni 71

Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Sidney Rigdon-it, në Hiram, Ohio, më 1 dhjetor 1831 (History of the Church, 1:238–239). Profeti kishte vazhduar të përkthente Biblën, me Sidney Rigdon-in si shkruesin e tij, derisa kjo zbulesë u mor, kohë në të cilën ai ishte lënë përkohësisht mënjanë, si për t’i bërë ata të aftë të përmbushnin udhëzimin e dhënë këtu. Vëllezërit duhej të shkonin për të predikuar me qëllim që të zbusnin ndjenjat jomiqësore që ishin zhvilluar kundër Kishës si rezultat i botimit të disa artikujve në gazetë nga Ezra Booth, që e kishte braktisur Kishën (besimin).

1–4, Joseph Smith-i dhe Sidney Rigdon-i dërgohen për të shpallur ungjillin; 5–11, Armiqtë e Shenjtorëve do të ngatërrohen.

  VINI re, kështu ju thotë Zoti juve, shërbëtorëve të mi Joseph Smith i Riu dhe Sidney Rigdon, se koha me të vërtetë ka ardhur që është e nevojshme dhe e domosdoshme për mua që ju duhet t’i hapni gojët tuaja në shpalljen e ungjillit tim, të gjërave të mbretërisë, duke i shpjeguar misteret e saj nga shkrimet e shenjta, sipas asaj pjese të Shpirtit dhe të fuqisë që do t’ju jepet, madje siç dëshiroj unë.

  Në të vërtetë unë ju them, shpallini botës në krahinat përreth dhe në kishë gjithashtu, për hapësirën e një stine, madje derisa t’ju bëhet e ditur juve.

  Në të vërtetë ky është një mision për një stinë, të cilin unë jua jap.

  Prandaj, punoni në vreshtin tim. U bëni thirrje banorëve të tokës dhe jepni dëshmi e përgatisni udhën për urdhërimet dhe zbulesat që do të vijnë.

  Tani, vini re, kjo është urtësi; kushdo që lexon, duhet të kuptojë dhe të pranojë gjithashtu;

  Sepse atij që pranon, do t’i jepet më me bollëk, madje fuqi.

  Prandaj, ngatërrojini armiqtë tuaj; u bëni thirrje që të takohen me ju, si në publik, edhe në fshehtësi; dhe për aq sa jeni besnikë, turpi i tyre do të bëhet i dukshëm.

  Prandaj, le të sjellin ata arsyet e tyre të forta kundër Zotit.

  Në të vërtetë, kështu ju thotë Zoti—nuk ka asnjë armë që formohet kundër jush, që do të përparojë;

  10 Dhe nëse dikush ngre zërin e tij kundër jush, ai do të ngatërrohet në kohën time.

  11 Prandaj, i mbani urdhërimet e mia; ato janë të vërteta dhe besnike. Madje kështu. Amen.