Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 73

    Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Sidney Rigdon-it, në Hiram, Ohio, më 10 janar 1832 (History of the Church, 1:241–242). Që në pjesën e parë të dhjetorit të mëparshëm, Profeti dhe Sidney ishin përfshirë në predikim dhe në këtë mënyrë shumë ishte arritur në zvogëlimin e ndjenjave të pafavorshme që ishin rritur kundër Kishës (shih kreun e seksionit 71).

    1–2, Pleqtë duhet të vazhdojnë të predikojnë; 3–6, Joseph Smith-i dhe Sidney Rigdon-i duhet të vazhdojnë të përkthejnë Biblën derisa të mbarohet.

    1 Sepse në të vërtetë, kështu thotë Zoti, është e domosdoshme për mua që aata duhet të vazhdojnë predikimin e ungjillit dhe këshillimin e kishave në krahinat përreth, deri në konferencën tjetër;

    2 Dhe atëherë, vini re, do t’u bëhen të ditura atyre, me anë të azërit të konferencës, misionet e tyre të ndryshme.

    3 Tani, në të vërtetë unë ju them shërbëtorëve të mi, Joseph Smith të Riut dhe Sidney Rigdon-it, thotë Zoti, është e adomosdoshmebpërktheni përsëri;

    4 Dhe për aq sa është e praktikueshme, të predikojnë në krahinat përreth deri në konferencën tjetër; dhe pas saj është e domosdoshme të vazhdojnë veprën e përkthimit, derisa të mbarohet.

    5 Dhe ky duhet të jetë një model për pleqtë deri në dituri të mëtejshme, madje siç është shkruar.

    6 Tani nuk ju jap më në këtë kohë. aNgjishini ijët tuaja dhe jini seriozë. Madje kështu. Amen.