Seksioni 73

Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Sidney Rigdon-it, në Hiram, Ohio, më 10 janar 1832 (History of the Church, 1:241–242). Që në pjesën e parë të dhjetorit të mëparshëm, Profeti dhe Sidney ishin përfshirë në predikim dhe në këtë mënyrë shumë ishte arritur në zvogëlimin e ndjenjave të pafavorshme që ishin rritur kundër Kishës (shih kreun e seksionit 71).

1–2, Pleqtë duhet të vazhdojnë të predikojnë; 3–6, Joseph Smith-i dhe Sidney Rigdon-i duhet të vazhdojnë të përkthejnë Biblën derisa të mbarohet.

  SEPSE në të vërtetë, kështu thotë Zoti, është e domosdoshme për mua që ata duhet të vazhdojnë predikimin e ungjillit dhe këshillimin e kishave në krahinat përreth, deri në konferencën tjetër;

  Dhe atëherë, vini re, do t’u bëhen të ditura atyre, me anë të zërit të konferencës, misionet e tyre të ndryshme.

  Tani, në të vërtetë unë ju them shërbëtorëve të mi, Joseph Smith të Riut dhe Sidney Rigdon-it, thotë Zoti, është e domosdoshme të përktheni përsëri;

  Dhe për aq sa është e praktikueshme, të predikojnë në krahinat përreth deri në konferencën tjetër; dhe pas saj është e domosdoshme të vazhdojnë veprën e përkthimit, derisa të mbarohet.

  Dhe ky duhet të jetë një model për pleqtë deri në dituri të mëtejshme, madje siç është shkruar.

  Tani nuk ju jap më në këtë kohë. Ngjishini ijët tuaja dhe jini seriozë. Madje kështu. Amen.