Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 74

    Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, në Hiram, Ohio, në janar 1832 (History of the Church, 1:242). Profeti shkruan: “Me të marrë fjalën paraprirëse të Zotit [DeB 73], unë rekomandova përkthimin e Shkrimeve të Shenjta dhe punova me zell deri përpara konferencës, e cila do të mblidhej më 25 janar. Gjatë kësaj periudhe unë gjithashtu mora sa vijon, si një shpjegim për Letrën e Parë drejtuar Korintasve, kapitulli 7, vargu 14” (History of the Church, 1:242).

    1–5, Pali këshillon Kishën e kohës së tij që të mos zbatojë ligjin e Moisiut; 6–7, Fëmijët e vegjël janë të shenjtë dhe shenjtërohen nëpërmjet shlyerjes.

    1 Sepse burri ajobesimtar shenjtërohet me anë të gruas dhe gruaja jobesimtare shenjtërohet me anë të burrit; përndryshe fëmijët tuaj do të ishin të papastër, por tani janë të shenjtë.

    2 Tani, në ditët e apostujve, ligji i rrethprerjes praktikohej mes gjithë Judenjve që nuk besonin në ungjillin e Jezu Krishtit.

    3 Dhe ndodhi që u shtua një agrindje e madhe mes njerëzve, sepse burri jobesimtar kishte dëshirë që fëmijët e tij të brrethpriteshin dhe t’i nënshtroheshin cligjit të Moisiut, ligj i cili ishte përmbushur.

    4 Dhe ndodhi që fëmijët, duke u rritur të nënshtruar ndaj ligjit të Moisiut, ndoqën atraditën e etërve të tyre dhe nuk e besuan ungjillin e Krishtit, kështu që u bënë të pashenjtë.

    5 Prandaj, për këtë shkak apostulli i shkroi kishës, duke u dhënë atyre një urdhërim, jo nga Zoti, por nga vetja, që një besimtar nuk duhet të alidhet me një jobesimtar; në qoftë se bligji i Moisiut nuk do të zbatohej mes tyre,

    6 Që fëmijët e tyre të mund të mbeten pa rrethprerje; dhe që të mund të ndërpritet tradita, e cila thotë se fëmijët e vegjël nuk janë të shenjtë; sepse ajo është ruajtur mes Judenjve;

    7 Por afëmijët e vegjël janë të bshenjtë, duke qenë të cshenjtëruar nëpërmjet dshlyerjes së Jezu Krishtit; dhe kjo është çfarë duan të thonë shkrimet e shenjta.