Seksioni 79

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Hiram, Ohio, në mars 1832 (History of the Church, 1:257).

1–4, Jared Carter thirret për të predikuar ungjillin me anë të Ngushëlluesit.

  NË të vërtetë unë të them ty se është vullneti im që shërbëtori im Jared Carter duhet të shkojë përsëri për në pjesët e lindjes, nga një vend në tjetrin dhe nga një qytet në tjetrin, me fuqinë e shugurimit me të cilën ai është shuguruar, duke shpallur lajmet e mira të gëzimit të madh, madje ungjillin e përjetshëm.

  Dhe unë do të dërgoj mbi të Ngushëlluesin, që do t’i mësojë atij të vërtetën dhe udhën sipas së cilës duhet të shkojë.

  Dhe për aq sa ai është besnik, unë do ta kurorëzoj atë përsëri me duaj.

  Prandaj zemra jote duhet të gëzohet, shërbëtori im Jared Carter, dhe mos ki frikë, thotë Zoti yt, madje Jezu Krishti. Amen.