Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 80

    Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Hiram, Ohio, në mars 1832 (History of the Church, 1:257).

    1–5, Stephen Burnett dhe Eden Smith thirren për të predikuar në cilindo vend që zgjedhin.

    1 Në të vërtetë, kështu thotë Zoti për ty, shërbëtori im Stephen Burnett: Shko ti, shko ti në botë dhe i aprediko ungjillin çdo krijese që vjen nën tingullin e zërit tënd.

    2 Dhe ngaqë dëshiron një shok, unë do të të jap shërbëtorin tim Eden Smith.

    3 Prandaj shkoni dhe predikoni ungjillin tim, qoftë në veri apo në jug, në lindje apo në perëndim, nuk ka rëndësi, sepse ju nuk mund të shkoni në udhë të gabuar.

    4 Si rrjedhim, shpallni gjërat që keni dëgjuar e i besoni vërtet dhe e adini se janë të vërteta.

    5 Vini re, ky është vullneti i atij që ju ka athirrur, Shëlbuesit tuaj, madje Jezu Krishtit. Amen.