Seksioni 80

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Hiram, Ohio, në mars 1832 (History of the Church, 1:257).

1–5, Stephen Burnett dhe Eden Smith thirren për të predikuar në cilindo vend që zgjedhin.

  NË të vërtetë, kështu thotë Zoti për ty, shërbëtori im Stephen Burnett: Shko ti, shko ti në botë dhe i prediko ungjillin çdo krijese që vjen nën tingullin e zërit tënd.

  Dhe ngaqë dëshiron një shok, unë do të të jap shërbëtorin tim Eden Smith.

  Prandaj shkoni dhe predikoni ungjillin tim, qoftë në veri apo në jug, në lindje apo në perëndim, nuk ka rëndësi, sepse ju nuk mund të shkoni në udhë të gabuar.

  Si rrjedhim, shpallni gjërat që keni dëgjuar e i besoni vërtet dhe e dini se janë të vërteta.

  Vini re, ky është vullneti i atij që ju ka thirrur, Shëlbuesit tuaj, madje Jezu Krishtit. Amen.