Seksioni 83

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Independence, Missouri, më 30 prill 1832 (History of the Church, 1:269–270). Kjo zbulesë u mor ndërsa Profeti ishte i ulur në këshill me vëllezërit e tij.

1–4, Gratë dhe fëmijët kanë të drejtë t’ua kërkojnë bashkëshortëve dhe etërve të tyre mbështetjen e tyre; 5–6, Të vejat dhe jetimët kanë të drejtë t’ia kërkojnë Kishës mbështetjen e tyre.

  NË të vërtetë, kështu thotë Zoti, përveç ligjeve të kishës lidhur me gratë dhe fëmijët, ata që i përkasin kishës, të cilët kanë humbur bashkëshortët apo etërit e tyre:

  Gratë kanë të drejtë t’u kërkojnë bashkëshortëve për t’i mbajtur, derisa bashkëshortët e tyre të merren; dhe në qoftë se nuk gjenden shkelëse, ato do të kenë shoqërim në kishë.

  Dhe në qoftë se nuk janë besnike, ato nuk do të kenë shoqërim në kishë; por do të mbeten në trashëgiminë e tyre sipas ligjeve të tokës.

  Gjithë fëmijët kanë të drejtë t’u kërkojnë prindërve të tyre për t’i mbajtur, derisa ata të arrijnë moshën.

  Dhe pas kësaj, ata kanë të drejtë t’i kërkojnë kishës, ose me fjalë të tjera shtëpisë së ruajtjes së Zotit, në qoftë se prindërit e tyre nuk kanë çfarë t’u japin atyre trashëgimi.

  Dhe shtëpia e ruajtes duhet të mbahet nëpërmjet përkushtimeve të kishës; dhe të vejat dhe jetimët duhet të mbështeten, ashtu sikurse të varfërit. Amen.