Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 90

    Zbulesë Joseph Smith Profetit, dhënë në Kirtland, Ohio, më 8 mars 1833 (History of the Church, 1:329–331). Kjo zbulesë është një hap i mëtejshëm në ngritjen e Presidencisë së Parë (shih kreun e seksionit 81); si pasojë e kësaj, këshilltarët e përmendur u shuguruan më 18 mars 1833.

    1–5, Çelësat e mbretërisë i jepen Joseph Smith-it dhe nëpërmjet tij Kishës; 6–7, Sidney Rigdon dhe Frederick G. Williams duhet të shërbejnë në Presidencinë e Parë; 8–11, Ungjilli duhet t’u predikohet kombeve të Izraelit, të Johebrenjve dhe të Judenjve, çdonjëri duke e dëgjuar në gjuhën e tij; 12–18, Joseph Smith-i dhe këshilltarët e tij duhet ta vendosin Kishën në rregull; 19–37, Individë të ndryshëm këshillohen nga Zoti për të ecur drejt dhe për të shërbyer në mbretërinë e tij.

    1 Kështu thotë Zoti, në të vërtetë, në të vërtetë unë të them ty, biri im, mëkatet e tua të janë afalur, sipas kërkesës tënde, sepse lutjet e tua dhe lutjet e vëllezërve të tu kanë ardhur në veshët e mi.

    2 Si rrjedhim, ti je bekuar, që sot e tutje, që të mbash açelësat e mbretërisë të dhëna ty; bmbretëri e cila po ngrihet për herë të fundit.

    3 Në të vërtetë unë të them, çelësat e kësaj mbretërie nuk do të merren kurrë prej teje, ndërkohë që je në botë, as në botën që vjen;

    4 Megjithatë, nëpërmjet teje aorakujt do t’i jepen një tjetri, po, madje kishës.

    5 Dhe gjithë ata që i marrin orakujt e Perëndisë, duhet të aruhen se si i mbajnë ato, me qëllim që ato të mos llogariten si gjë me pak vlerë dhe ata të sillen nën dënim për shkak të kësaj, dhe të pengohen e të bien kur stuhitë të zbresin dhe erërat të fryjnë, dhe bshirat të bien e të godasin mbi shtëpinë e tyre.

    6 Dhe përsëri, në të vërtetë unë u them vëllezërve të tu, Sidney Rigdon dhe Frederick G. Williams, mëkatet e tyre u janë falur gjithashtu dhe ata llogariten si të barabartë me ty në mbajtjen e çelësave të kësaj mbretërie të fundit;

    7 Po ashtu, nëpërmjet administrimit tënd, çelësat e ashkollës së profetëve, të cilën kam urdhëruar të organizohet;

    8 Që në këtë mënyrë ata të mund të përsosen në shërbesën e tyre për shpëtimin e Sionit dhe të kombeve të Izraelit dhe të Johebrenjve, të gjithë ata që do të besojnë;

    9 Që nëpërmjet administrimit tënd ata të mund të marrin fjalën dhe nëpërmjet administrimit të tyre fjala të mund të shkojë deri në fundet e dheut, tek aJohebrenjtë bfillimisht dhe më pas, vini re dhe shihni, ata do t’u kthehen Judenjve.

    10 Dhe atëherë vjen dita, kur krahu i Zotit do të azbulohet në fuqi për t’i bindur kombet, kombet pagane, shtëpinë e bJozefit për ungjillin e shpëtimit të tyre.

    11 Sepse do të ndodhë në atë ditë, që çdo njeri do ta adëgjojë plotësinë e ungjillit në gjuhën e tij dhe në të folurën e tij, nëpërmjet atyre që bshugurohen në këtë cfuqi, me anë të administrimit të dNgushëlluesit, të derdhur mbi ta për zbulesën e Jezu Krishtit.

    12 Dhe tani, në të vërtetë unë ju them, unë ju jap një urdhërim, që ju të vazhdoni në ashërbesë dhe në presidenci.

    13 Dhe kur ta keni mbaruar përkthimin e profetëve, ju do të akryesoni që nga ajo kohë e këtej mbi punët e kishës dhe të bshkollës;

    14 Dhe herë pas here, siç do të manifestohet nëpërmjet Ngushëlluesit, të merrni azbulesa për të shpalosur bmisteret e mbretërisë;

    15 Dhe vini në rregull kishat dhe astudioni e bmësoni, dhe njihuni me gjithë librat e mirë, dhe me cgjuhët, të folurat dhe njerëzit.

    16 Dhe kjo do të jetë puna dhe misioni juaj në gjithë jetën tuaj, për të kryesuar në këshill dhe për të vendosur në rregull gjithë punët e kësaj kishe dhe mbretërie.

    17 Mos kini aturp, as mos u ngatërroni; por jini të paralajmëruar për gjithë mendjemadhësinë dhe bkrenarinë tuaj, sepse ajo sjell një gjarpër në shpirtrat tuaj.

    18 I vini në rregull shtëpitë tuaja; mbajeni aplogështinë dhe bpapastërtinë larg prej jush.

    19 Tani, në të vërtetë unë të them, duhet të sigurohet një vend, sa më shpejt që të jetë e mundur, për familjen e këshilltarit dhe shkruesit tënd, madje Frederick G. Williams.

    20 Dhe shërbëtori im i amoshuar, Joseph Smith Plaku, duhet të vazhdojë me familjen e tij në vendin ku ai jeton tani; dhe ai vend nuk duhet të shitet derisa goja e Zotit ta thotë.

    21 Dhe këshilltari im, madje Sidney aRigdon, duhet të qëndrojë atje ku banon tani, derisa goja e Perëndisë ta thotë.

    22 Dhe peshkopi duhet të kërkojë me zell për të gjetur një apërfaqësues dhe ai duhet të jetë një njeri që ka bpasuri të ruajtura—një njeri i Perëndisë dhe me besim të fortë—

    23 Që në këtë mënyrë ai të bëjë të mundur pagimin e çdo borxhi; që shtëpia e ruajtjes e Zotit të mos e humbasë emrin e mirë përpara syve të njerëzve.

    24 Kërkoni me azell, blutuni gjithmonë e jini besimtarë dhe cgjithë gjërat do të punojnë së bashku për të mirën tuaj, në qoftë se ecni drejt dhe kujtoni dbesëlidhjen me të cilën keni lidhur besë njëri me tjetrin.

    25 Familjet tuaja duhet të jenë të avogla, veçanërisht ajo e shërbëtorit tim të moshuar, Joseph Smith Plakut, përsa u përket atyre që nuk u përkasin familjeve tuaja.

    26 Se ato gjëra që sigurohen për ju, për të kryer veprën time, nuk duhet t’ju merren juve dhe t’iu jepen atyre që nuk janë të denjë—

    27 Dhe në këtë mënyrë ju nuk do të pengoheni në kryerjen e atyre gjërave që unë ju kam urdhëruar.

    28 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them, është vullneti im që shërbyesja ime, Vienna Jaques, duhet të marrë para për paguar shpenzimet e saj dhe për të shkuar në tokën e Sionit;

    29 Dhe pjesa e mbetur e parave mund të më përkushtohet mua dhe që ajo të shpërblehet në kohën time të përshtatshme.

    30 Në të vërtetë unë ju them se është e përshtatshme në sytë e mi që ajo duhet të shkojë në tokën e Sionit dhe të marrë një trashëgim nga dora e peshkopit;

    31 Që ajo të mund të vendoset në paqe, për aq sa është besnike, dhe të mos jetë përtace në ditët e saj që nga kjo kohë e tutje.

    32 Dhe vini re, në të vërtetë unë ju them se ju do ta shkruani këtë urdhërim dhe t’u thoni vëllezërve tuaj në Sion, me përshëndetje dashurie, se ju kam thirrur gjithashtu për të akryesuar mbi Sionin në kohën time të përshtatshme.

    33 Si rrjedhim, ata nuk duhet të më lodhin më lidhur me këtë çështje.

    34 Vini re, unë ju them se vëllezërit tuaj në Sion po fillojnë të pendohen dhe engjëjt gëzohen për ta.

    35 Megjithatë, unë nuk jam mjaft i kënaqur me shumë gjëra; dhe unë nuk jam mjaft i kënaqur me shërbëtorin tim aWilliam E. McLellin, as me shërbëtorin tim Sidney Gilbert; dhe gjithashtu peshkopi dhe të tjerë kanë shumë gjëra për t’u penduar.

    36 Por në të vërtetë unë ju them se unë, Zoti, do të ndeshem me aSionin dhe do t’ju lutem të fortëve të tij dhe do ta bndëshkoj atë, derisa ai të fitojë dhe të jetë i cpastër përpara meje.

    37 Sepse ai nuk do të lëvizet nga vendi i tij. Unë, Zoti, e kam thënë atë. Amen.