Seksioni 91

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 9 mars 1833 (History of the Church, 1:331–332). Profeti u përfshi në këtë kohë në përkthimin e Dhjetës së Vjetër. Pasi kishte ardhur te pjesa e shkrimeve të lashta të quajtura Apokrifa, ai i kërkoi Zotit dhe mori këtë udhëzim.

1–3, Apokrifa është kryesisht e përkthyer saktë, por përmban shumë ndërfutje nga dora e njerëzve, që nuk janë të vërteta; 4–6, Ajo është e dobishme për ata që ndriçohen nga Shpirti.

  NË të vërtetë, kështu ju thotë Zoti lidhur me Apokrifën—Ka shumë gjëra që përmbahen atje, të cilat janë të vërteta, dhe ajo është përkthyer kryesisht saktë;

  Ka shumë gjëra që përmbahen atje, që nuk janë të vërteta, të cilat janë ndërfutje nga dora e njerëzve.

  Në të vërtetë, unë ju them se nuk është e nevojshme që Apokrifa të përkthehet.

  Si rrjedhim, kushdo që e lexon atë, duhet të kuptojë, sepse Shpirti e manifeston të vërtetën;

  Dhe kushdo që ndriçohet nga Shpirti, do të marrë përfitim prej saj;

  Dhe kushdo që nuk e merr me anë të Shpirtit, nuk mund të ketë përfitim. Si rrjedhim, nuk është e nevojshme që ajo të përkthehet. Amen.