Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 92

    Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 15 mars 1833 (History of the Church, 1:333). Zbulesa i drejtohet Frederik G. Williams-it, i cili kohët e fundit ishte caktuar këshilltar në Presidencinë e Parë.

    1–2, Zoti jep një urdhërim lidhur me pranimin në urdhërin e bashkuar.

    1 Në të vërtetë, kështu thotë Zoti, unë i jap aurdhërit të bashkuar, të organizuar në përputhje me urdhërimin e dhënë më parë, një zbulesë dhe një urdhërim lidhur me shërbëtorin tim Frederick G. Williams, që ju ta pranoni në urdhër. Atë që ia them njërit, ua them të gjithëve.

    2 Dhe përsëri, unë të them ty, shërbëtorit tim Frederick G. Williams, ti duhet të jesh një anëtar aktiv i këtij urdhëri; dhe për aq sa je besnik në mbajtjen e gjithë urdhërimeve të mëparshme, ti do të bekohesh përgjithmonë. Amen.