Seksioni 92

Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 15 mars 1833 (History of the Church, 1:333). Zbulesa i drejtohet Frederik G. Williams-it, i cili kohët e fundit ishte caktuar këshilltar në Presidencinë e Parë.

1–2, Zoti jep një urdhërim lidhur me pranimin në urdhërin e bashkuar.

  NË të vërtetë, kështu thotë Zoti, unë i jap urdhërit të bashkuar, të organizuar në përputhje me urdhërimin e dhënë më parë, një zbulesë dhe një urdhërim lidhur me shërbëtorin tim Frederick G. Williams, që ju ta pranoni në urdhër. Atë që ia them njërit, ua them të gjithëve.

  Dhe përsëri, unë të them ty, shërbëtorit tim Frederick. G. Williams, ti duhet të jesh një anëtar aktiv i këtij urdhëri; dhe për aq sa je besnik në mbajtjen e gjithë urdhërimeve të mëparshme, ti do të bekohesh përgjithmonë. Amen.