Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 94


Seksioni 94

Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 6 maj 1833 (History of the Church, 1:346–347). Hyrum Smith, Reynolds Cahoon dhe Jared Carter caktohen si komitet ndërtimor i Kishës.

1–9, Zoti jep urdhërim lidhur me ngritjen e një shtëpie për punën e Presidencisë; 10–12, Një shtypshkronjë duhet të ngrihet; 13–17, Trashëgimi të ndryshme caktohen.

1 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them, amiqtë e mi, një urdhërim ju jap që ju do të filloni punë për të projektuar dhe përgatitur fillimin dhe themelimin e qytetit të bkunjit të Sionit, këtu në tokën e Kirtland-it, duke filluar me shtëpinë time.

2 Dhe vini re, duhet të bëhet sipas amodelit që ju kam dhënë.

3 Dhe pjesa e parë e jugut duhet të më përkushtohet mua për ndërtimin e një shtëpie për presidencinë, për punën e presidencisë, në marrjen e zbulesave; dhe për punën e shërbesës së apresidencisë, në të gjitha gjërat që lidhen me kishën dhe mbretërinë.

4 Në të vërtetë unë ju them se ajo duhet të ndërtohet shtatëmbëdhjetë metra në gjerësinë e saj dhe njëzet metra në gjatësinë e saj, në oborrin e brendshëm.

5 Dhe do të ketë një nivel më të ulët dhe një nivel më të lartë, sipas modelit që do t’ju jepet më pas.

6 Dhe ajo duhet t’i përkushtohet Zotit që nga themeli i saj, sipas urdhërit të priftërisë, sipas modelit që do t’ju jepet më pas.

7 Dhe ajo duhet t’i përkushtohet tërësisht Zotit për punën e presidencisë.

8 Dhe ju nuk duhet të lejoni që ndonjë gjë e apapastër të hyjë në të; dhe blavdia ime do të jetë atje dhe prania ime do të jetë atje.

9 Por nëse do të hyjë në të ndonjë gjë e apapastër, lavdia ime nuk do të jetë atje; dhe prania ime nuk do të hyjë në të.

10 Dhe përsëri, në të vërtetë unë ju them, pjesa e dytë e jugut duhet të më përkushtohet mua për ndërtimin e një shtëpie për mua, për punën e ashtypjesbpërkthimit të shkrimeve të mia të shenjta dhe gjithë gjërave që unë do t’ju urdhëroj.

11 Dhe ajo duhet të ndërtohet shtatëmbëdhjetë metra në gjerësinë e saj dhe njëzet metra në gjatësinë e saj, në oborrin e brendshëm, dhe do të ketë një nivel më të ulët dhe një nivel më të lartë.

12 Dhe kjo shtëpi duhet të përkushtohet tërësisht për Zotin që nga themeli i saj, për punën e shtypjes, në të gjitha gjërat që unë do t’ju urdhëroj, për të qenë e shenjtë dhe e pandotur, sipas modelit në gjithçka, siç do t’ju jepet ju.

13 Dhe në pjesën e tretë shërbëtori im Hyrum Smith do të marrë trashëgiminë e tij.

14 Dhe në pjesën e parë e të dytë në veri do të marrin trashëgimitë e tyre shërbëtorët e mi Reynolds Cahoon dhe Jared Carter—

15 Që ata të mund të bëjnë punën që ua kam caktuar atyre, për të qenë një komitet për të ndërtuar shtëpitë e mia, sipas urdhërimit, që unë, Zoti Perëndi, jua kam dhënë.

16 Këto dy shtëpi nuk duhet të ngrihen derisa t’ju jap një urdhërim lidhur me to.

17 Dhe tani nuk ju jap më shumë në këtë kohë. Amen.