DEKLARATA ZYRTARE—2

Kujt Mund t’i Interesojë:

 Më 30 shtator 1978, në Konferencën e Përgjithshme Gjysmëvjetore të 148-të të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, sa vijon u paraqit nga Presidenti N. Eldon Tanner, Këshilltar i Parë në Presidencinë e Parë të Kishës:

 Në fillim të qershorit të këtij viti, Presidencia e Parë shpalli se një zbulesë ishte marrë nga Presidenti Spencer W. Kimball, që i shtriu priftërinë dhe bekimet e tempullit për të gjithë anëtarët e denjë meshkuj të Kishës. Presidenti Kimball ka kërkuar që unë ta këshilloj konferencën që pasi ai e kishte marrë këtë zbulesë, që i erdhi atij pas meditimit dhe lutjes për një kohë të gjatë në dhomat e shenjta të tempullit të shenjtë, ai ua paraqiti atë këshilltarëve të tij, të cilët e pranuan dhe e miratuan atë. Ajo iu paraqit më tej Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, të cilët njëzëri e miratuan atë dhe më pas iu paraqit të gjithë Autoriteteve të tjera të Përgjithshme, të cilët në të njëjtën mënyrë e miratuan atë njëzëri.

 Presidenti Kimball ka kërkuar që unë tani të lexoj këtë letër:

8 qershor 1978
Drejtuar të gjithë drejtuesve të përgjithshëm dhe lokalë të priftërisë së Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në të gjithë botën:
Të Dashur Vëllezër:

 Sikurse kemi dëshmuar zgjerimin e punës së Zotit në të gjithë tokën, ne kemi qenë mirënjohës që njerëz të shumë kombeve i janë përgjigjur mesazhit të ungjillit të rivendosur dhe janë bashkuar me Kishën në një numër gjithnjë e në rritje. Kjo, si pasojë, na ka frymëzuar me dëshirë për t’i shtrirë te çdo anëtar i denjë i Kishës të gjitha privilegjet dhe bekimet që ungjilli siguron.

 Të ndërgjegjshëm për premtimet e bëra nga profetët dhe presidentët e Kishës, të cilët na kanë paraprirë për një farë kohe, në planin e përjetshëm të Perëndisë, të gjithë vëllezërit tanë që janë të denjë, mund ta marrin priftërinë dhe duke dëshmuar besnikërinë e atyre, të cilëve priftëria u është refuzuar, ne jemi lutur gjatë dhe plot zell në emër të këtyre, vëllezërve tanë besnikë, duke kaluar shumë orë në Dhomën e Sipërme të Tempullit duke iu përgjëruar Zotit për udhërrëfim hyjnor.

 Ai i ka dëgjuar lutjet tona dhe me anë të zbulesës ka pohuar se dita e premtuar prej kaq kohësh ka ardhur, kur çdo burrë besnik, i denjë në Kishë të mund të marrë priftërinë e shenjtë, me fuqi për ta ushtruar autoritetin e saj hyjnor dhe të gëzojë me të dashurit e tij çdo bekim që rrjedh prej saj, duke përfshirë bekimet e tempullit. Në përputhje me këtë, të gjithë anëtarët e denjë meshkuj të Kishës mund të shugurohen në priftëri pa dallim race apo ngjyre. Udhëheqësit e priftërisë udhëzohen të ndjekin politikën e intervistimit të kujdesshëm të të gjithë anëtarëve për shugurimin qoftë në Priftërinë Aarone apo Melkizedeke, për t’u siguruar që ata i përmbushin standardet e themeluara të denjësisë.

 Ne shpallim solemnisht se Zoti tani e ka bërë të ditur vullnetin e tij për bekimin e të gjithë fëmijëve të tij në të gjithë tokën, të cilët do t’i binden zërit të shërbëtorëve të tij të autorizuar dhe që e përgatisin veten për të marrë çdo bekim të ungjillit.

 

Sinqerisht tuajt,
Spencer W. Kimball
N. Eldon Tanner
Marion G. Romney
Presidencia e Parë

 Duke e njohur Spencer W. Kimball-in si profet, shikues e zbulues dhe si president të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, propozohet që ne si asamble kushtetuese ta pranojmë këtë zbulesë si fjalën dhe vullnetin e Zotit. Të gjithë në favor, ju lutem tregojeni duke ngritur dorën tuaj të djathtë. Ndonjë kundër me të njëjtën shenjë.

 Vota për ta mbështetur mocionin e paraqitur ishte njëzëri në favor.

 

Salt Lake City, Utah, 30 shtator 1978.