Doktrina e Besëlidhje

Seksione 

Seksioni 1
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, gjatë një konference të veçantë të pleqve të Kishës, mbajtur në Hiram, Ohio, më 1 nëntor 1831 (History of the Church [Historia e Kishës], 1:221–224). Shumë zbulesa ishin marrë nga Zoti përpara kësaj kohe dhe përmbledhja e tyre për botim në formë libri ishte një nga çështjet kryesore që u miratuan në konferencë. Ky seksion përbën parathënien e Zotit për doktrinat, besëlidhjet dhe urdhërimet e dhëna në këtë periudhë kohe.
1–7, Zëri i paralajmërimit shkon te gjithë njerëzit; 8–16, Braktisja dhe ligësia paraprijnë Ardhjen e Dytë; 17–23, Joseph Smith-i thirret për të rivendosur në tokë të vërtetat dhe fuqitë e Zotit; 24–33, Libri i Mormonit sillet dhe Kisha e vërtetë ngrihet; 34–36, Paqja do të merret nga toka; 37–39, Hetoni këto urdhërime.
Seksioni 2
Një fragment nga fjalët e engjëllit Moroni për Joseph Smith Profetin, ndërsa gjendej në shtëpinë e atit të Profetit në Manchester, New York, në mbrëmjen e 21 shtatorit 1823 (History of the Church, 1:12). Moroni ishte i fundit i një radhe të gjatë historianësh, të cilët kishin bërë analin që tani është përpara botës si Libri i Mormonit. (Krahaso Malakia 4:5–6; gjithashtu seksionet 27:9; 110:13–16 dhe 128:18.)
1, Elija do të zbulojë priftërinë; 2–3, Premtimet bërë etërve mbillen në zemrat e fëmijëve.
Seksioni 3
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit në Harmony, Pennsylvania, korrik 1828, lidhur me humbjen e 116 faqeve të dorëshkrimit të përkthyera nga pjesa e parë e Librit të Mormonit, që quhej libri i Lehit. Profeti, pa dëshirë, i kishte lejuar këto faqe të kalonin nga kujdestaria e tij në atë të Martin Harris-it, i cili kishte shërbyer për një periudhë të shkurtër si shkrues në përkthimin e Librit të Mormonit. Zbulesa u dha nëpërmjet Urimit dhe Thumimit. (History of the Church, 1:21–23.) (Shih seksionin 10.)
1–4, Udha e Zotit është një rreth i përjetshëm; 5–15, Joseph Smith-i duhet të pendohet ose do të humbasë dhuntinë për të përkthyer; 16–20, Libri i Mormonit vjen për të shpëtuar farën e Lehit.
Seksioni 4
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit atit të tij, Joseph Smith Plakut, në Harmony, Pennsylvania, shkurt 1829 (History of the Church, 1:28).
1–4, Shërbimi besnik i shpëton shërbestarët e Zotit; 5–6, Vetitë e perëndishme i cilësojnë ata për shërbesën; 7, Gjërat e Perëndisë duhet të kërkohen.
Seksioni 5
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Harmony, Pennsylvania, mars 1829, me kërkesën e Martin Harris-it (History of the Church, 1:28–31).
1–10, Ky brez do ta marrë fjalën e Zotit nëpërmjet Joseph Smith-it; 11–18, Tre dëshmitarë do të dëshmojnë për Librin e Mormonit; 19–20, Fjala e Zotit do të vërtetohet si në kohët e mëparshme; 21–35, Martin Harris-i mund të pendohet dhe të jetë një nga dëshmitarët.
Seksioni 6
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Oliver Cowdery-t, në Harmony, Pennsylvania, prill 1829 (History of the Church, 1:32–35). Oliver Cowdery filloi punët e tij si shkrues në përkthimin e Librit të Mormonit më 7 prill 1829. Ai tashmë kishte marrë një manifestim hyjnor të së vërtetës së dëshmisë së Profetit, përsa u përket fletëve mbi të cilat ishte gdhendur anali i Librit të Mormonit. Profeti i kërkoi Zotit nëpërmjet Urimit e Thumimit dhe mori këtë përgjigje.
1–6, Punëtorët në arën e Zotit fitojnë shpëtim; 7–13, Nuk ka dhuratë më të madhe se dhurata e shpëtimit; 14–27, Një dëshmi për të vërtetën vjen me anë të fuqisë së Shpirtit; 28–37, Shihni te Krishti dhe bëni mirë vazhdimisht.
Seksioni 7
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Oliver Cowdery-t, në Harmony, Pennsylvania, prill 1829, kur ata kërkuan nëpërmjet Urimit dhe Thumimit lidhur me nëse Gjoni, dishepulli i dashur, mbeti në mish apo kishte vdekur. Zbulesa është një version i përkthyer i analit të bërë në pergamen nga Gjoni dhe të fshehur mirë prej tij (History of the Church, 1:35–36).
1–3, Gjoni i Dashuri do të jetojë derisa Zoti të vijë; 4–8, Pjetri, Jakobi dhe Gjoni mbajnë çelësat e ungjillit.
Seksioni 8
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Oliver Cowdery-t, në Harmony, Pennsylvania, prill 1829 (History of the Church, 1:36–37). Gjatë përkthimit të Librit të Mormonit, Oliveri, i cili vazhdonte të shërbente si shkrues, duke shkruar sipas diktimit të Profetit, dëshiroi t'i dhurohej dhuntia e përkthimit. Zoti iu përgjigj përgjërimit të tij duke dhënë këtë zbulesë.
1–5, Zbulesa vjen me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë; 6–12, Dituria e mistereve të Perëndisë dhe fuqia për të përkthyer analet e lashta vijnë me anë të besimit.
Seksioni 9
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Oliver Cowdery-t, në Harmony, Pennsylvania, prill 1829 (History of the Church, 1: 37–38). Oliveri qortohet që të jetë i duruar dhe nxitet të jetë i kënaqur të shkruajë, për momentin, sipas diktimit të përkthyesit, më shumë se sa të përpiqet të përkthejë.
1–6, Anale të tjera të lashta janë akoma për t'u përkthyer; 7–14, Libri i Mormonit përkthehet me anë të studimit dhe me anë të pohimit shpirtëror.
Seksioni 10
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, në Harmony, Pennsylvania, në verën e 1828-ës (History of the Church, 1:20–23). Këtu Zoti njofton Joseph-in për ndryshime të bëra nga njerëz të ligj në 116 faqet e dorëshkrimit nga përkthimi i librit të Lehit, në Librin e Mormonit. Këto faqe të dorëshkrimit kishin qenë humbur kur zotëroheshin nga Martin Harris-i, të cilit fletët i ishin besuar përkohësisht. (Shih kreun e seksionit 3.) Plani i mbrapshtë ishte të pritej ripërkthimi i pritshëm i materialit që përmbahej në faqet e vjedhura dhe më pas të diskreditohej përkthyesi, duke treguar mospërputhje të krijuara nga ndryshimet. Që ky qëllim i lig ishte sajuar nga i ligu dhe njihej nga Zoti madje ndërkohë që Mormoni, historiani i lashtë Nefit, po bënte përmbledhjen e tij të fletëve të grumbulluara, tregohet në Librin e Mormonit (shih Fjalët e Mormonit 1:3–7).
1–26, Satani i trazon njerëzit e ligj që të kundërshtojnë veprën e Zotit; 27–33, Ai kërkon të shkatërrojë shpirtrat e njerëzve; 34–52, Ungjilli do t'u shkojë Lamanitëve dhe gjithë kombeve nëpërmjet Librit të Mormonit; 53–63, Zoti do të ngrejë Kishën e tij dhe ungjillin e tij midis njerëzve; 64–70, Ai do të mbledhë të penduarit në Kishën e tij dhe do të shpëtojë të bindurit.
Seksioni 11
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit vëllait të tij Hyrum Smith, në Harmony, Pennsylvania, maj 1829 (History of the Church, 1:39–46). Kjo zbulesë u mor nëpërmjet Urimit dhe Thumimit në përgjigje të përgjërimit dhe kërkesës së Joseph-it. History of the Church sugjeron që kjo zbulesë u mor pas rivendosjes së Priftërisë Aarone.
1–6, Punëtorët në vresht do të fitojnë shpëtim; 7–14, Kërko urtësi, bëj thirrje për pendim, ki besim në Shpirtin; 15–22, Zbato urdhërimet dhe studio fjalën e Zotit; 23–27, Mos e moho shpirtin e zbulesës dhe të profecisë; 28–30, Ata që marrin Krishtin bëhen bijtë e Perëndisë.
Seksioni 12
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Joseph Knight Plakut, në Harmony, Pennsylvania, maj 1829 (History of the Church, 1:47–48). Joseph Knight i besoi deklaratat e Joseph Smith-it lidhur me zotërimin e tij të fletëve të Librit të Mormonit dhe të punës së përkthimit, atëherë duke përparuar, dhe disa herë i kishte dhënë ndihmë materiale Joseph Smith-it e shkruesit të tij, gjë që bëri të mundur që ata të vazhdonin përkthimin. Me kërkesën e Joseph Knight-it, Profeti i kërkoi Zotit dhe mori zbulesën.
1–6, Punëtorët në vreshtë do të fitojnë shpëtim; 7–9, Gjithë ata që dëshirojnë dhe janë të kualifikuar mund të ndihmojnë në punën e Zotit.
Seksioni 13
Shugurimi i Joseph Smith-it dhe i Oliver Cowdery-t në Priftërinë Aarone përgjatë lumit Susquehanna, pranë Harmony-së, Pennsylvania, 15 maj 1829 (History of the Church, 1:39–42). Shugurimi u bë nga duart e një engjëlli, i cili e shpalli veten si Gjoni, po ai që thirret Gjon Pagëzori në Dhjatën e Re. Engjëlli shpjegoi se ai po vepronte nën drejtimin e Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit, apostujve të lashtë, që mbanin çelësat e priftërisë më të lartë, e cila quhej Priftëria e Melkizedekut. Premtimi iu dha Joseph-it dhe Oliver-it se në kohën e duhur Priftëria e Melkizedekut do t'iu jepej atyre. (Shih seksionin 27:7, 8, 12.)
Çelësat dhe fuqitë e Priftërisë Aarone paraqiten.
Seksioni 14
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit David Whitmer-it, në Fayette, New York, qershor 1829 (History of the Church, 1:48–50). Familja Whitmer ishte bërë shumë e interesuar në përkthimin e Librit të Mormonit. Profeti e vendosi banimin e tij në shtëpinë e Peter Whitmer Plakut, ku banoi derisa puna e përkthimit u çua në përfundim dhe derisa e drejta e botimit të librit të ardhshëm u sigurua. Tre nga bijtë e Whitmer-it, secili pasi mori dëshmi për vërtetësinë e veprës, u bënë shumë të shqetësuar lidhur me çështjen e detyrës së tyre individuale. Kjo zbulesë dhe dy të mëpasshmet (seksionet 15 dhe 16) u dhanë në përgjigje të një kërkese nëpërmjet Urimit dhe Thumimit. David Whitmer-i më vonë u bë një nga Tre Dëshmitarët e Librit të Mormonit.
1–6, Punëtorët në vresht do të fitojnë shpëtim; 7–8, Jeta e përjetshme është dhurata më e madhe e dhuratave të Perëndisë; 9–11, Krishti krijoi qiejt dhe tokën.
Seksioni 15
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit John Whitmer-it, në Fayette, New York, qershor 1829 (History of the Church, 1:50). (Shih kreun e seksionit 14.) Në mënyrë intime dhe mbresëlënëse mesazhi është personal në atë që Zoti tregon lidhur me çka dihej vetëm nga John Whitmer-i dhe ai vetë. John Whitmer-i më vonë u bë një nga Tetë Dëshmitarët e Librit të Mormonit.
1–2, Dora e Zotit është mbi tërë tokën; 3–6, Të predikosh ungjillin dhe të shpëtosh shpirtra është gjëja më me vlerë.
Seksioni 16
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Peter Whitmer të Riut, në Fayette, New York, qershor 1829 (History of the Church, 1:51). (Shih kreun e seksionit 14.) Peter Whitmer i Riu më vonë u bë një nga Tetë Dëshmitarët e Librit të Mormonit.
1–2, Dora e Zotit është mbi tërë tokën; 3–6, Të predikosh ungjillin dhe të shpëtosh shpirtra është gjëja më me vlerë.
Seksioni 17
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Oliver Cowdery-t, David Whitmer-it dhe Martin Harris-it, në Fayette, New York, qershor 1829, përpara se të shihnin fletët e gdhendura që përmbanin analin e Librit të Mormonit (History of the Church, 1:52–57). Joseph-i dhe shkruesi i tij, Oliver Cowdery, kishin mësuar nga përkthimi i fletëve të Librit të Mormonit se tre dëshmitarë të veçantë do të caktoheshin (shih Ethëri 5:2–4; 2 Nefi 11:3; 27:12). Oliver Cowdery, David Whitmer-i dhe Martin Harris-i u nxitën nga një dëshirë e frymëzuar që të ishin tre dëshmitarët e veçantë. Profeti i kërkoi Zotit dhe në përgjigje u dha kjo zbulesë nëpërmjet Urimit dhe Thumimit.
1–4, Me anë të besimit, Tre Dëshmitarët do të shohin fletët dhe gjërat e tjera të shenjta; 5–9, Krishti jep dëshmi për hyjninë e Librit të Mormonit.
Seksioni 18
Zbulesë Joseph Smith Profetit, Oliver Cowdery-t dhe David Whitmer-it, dhënë në Fayette, New York, qershor 1829 (History of the Church, 1:60–64). Kur Priftëria Aarone u dha, dhënia e Priftërisë Melkizedeke u premtua (shih kreun e seksionit 13). Në përgjigje të lutjes për dije lidhur me çështjen, Zoti dha këtë zbulesë.
1–5, Shkrimet e shenjta tregojnë se si të ngrihet Kisha; 6–8, Bota po piqet në paudhësi; 9–16, Vlera e shpirtrave është e madhe; 17–25, Për të fituar shpëtim njerëzit duhet të marrin mbi vete emrin e Krishtit; 26–36, Thirrja dhe misioni i të Dymbëdhjetëve zbulohen; 37–39, Oliver Cowdery dhe David Whitmer-i duhet të kërkojnë dhe t'i gjejnë të Dymbëdhjetët; 40–47, Për të fituar shpëtim njerëzit duhet të pendohen, të pagëzohen dhe të zbatojnë urdhërimet.
Seksioni 19
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith-it, në Manchester, New York, mars 1830 (History of the Church, 1:72-74). Në historinë e tij, Profeti e paraqiti atë si "një urdhërim të Perëndisë, dhe jo të njeriut, për Martin Harris-in, të dhënë nga ai që është i përjetshëm" (History of the Church, 1: 72).
1–3, Krishti ka gjithë fuqinë; 4–5, Gjithë njerëzit duhet të pendohen ose të vuajnë; 6–12, Ndëshkimi i përjetshëm është ndëshkimi i Perëndisë; 13–20, Krishti vuajti për të gjithë, që ata të mos vuajnë nëse pendohen; 21–28, Prediko ungjillin e pendimit; 29–41, Deklaro lajme të mira.
Seksioni 20
Zbulesë mbi orgazinimin dhe qeverisjen e Kishës, dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, prill 1830 (History of the Church, 1:64–70). Duke paraprirë analin e tij për këtë zbulesë Profeti shkroi: "Ne morëm prej Tij (Jezu Krishtit) sa vijon, me anë të shpirtit të profecisë dhe të zbulesës; ajo jo vetëm na dha shumë informacion, por gjithashtu na vuri në dukje ditën e saktë në të cilën, sipas vullnetit dhe urdhërimit të Tij, ne duhej të vazhdonim për të organizuar Kishën e Tij edhe një herë këtu mbi tokë" (History of the Church, 1:64).
1–16, Libri i Mormonit provon hyjninë e punës së ditëve të mëvonshme; 17–28, Doktrinat e krijimit, të rënies, të shlyerjes dhe të pagëzimit konfirmohen; 29–37, Ligje që qeverisin pendimin, shfajësimin, shenjtërimin dhe pagëzimin paraqiten; 38–67, Detyrat e pleqve, të priftërinjve, të mësuesve dhe të dhjakëve përmblidhen; 68–74, Detyrat e anëtarëve, bekimi i fëmijëve dhe mënyra e pagëzimit zbulohen; 75–84, Lutjet e sakramentit dhe rregullat që qeverisin anëtarësinë e Kishës jepen.
Seksioni 21
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, në Fayette, New York, 6 prill 1830 (History of the Church, 1:74–79). Kjo zbulesë u dha në organizimin e Kishës, në datën e përmendur, në shtëpinë e Peter Whitmer Plakut. Gjashtë burra, të cilët qenë pagëzuar më parë, morën pjesë. Me votim të njëzëshëm këta burra shprehën dëshirën dhe vendosmërinë e tyre për t'u organizuar, sipas urdhërimit të Perëndisë (shih seksionin 20). Ata gjithashtu votuan për ta pranuar e mbështetur Joseph Smith të Riun dhe Oliver Cowdery-n si drejtuesit kryesues të Kishës. Me anë të vënies së duarve, Joseph-i më pas shuguroi Oliver-in një plak të Kishës dhe Oliver-i, në mënyrë të ngjashme, shuguroi Joseph-in. Pas administrimit të sakramentit, Joseph-i dhe Oliver-i vunë duart mbi pjesëmarrësit një e nga një për dhënien e Frymës së Shenjtë dhe për konfirmimin e secilit si anëtar i Kishës.
1–3, Joseph Smith-i thirret të jetë shikues, përkthyes, profet, apostull dhe plak; 4–8, Fjala e tij do të udhëheqë kauzën e Sionit; 9–12, Shenjtorët do t'i besojnë fjalët e tij, kur ai të flasë me anë të Ngushëlluesit.
Seksioni 22
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Manchester, New York, prill 1830 (History of the Church, 1:79–80). Kjo zbulesë iu dha Kishës si pasojë e disa vetëve që ishin pagëzuar më parë, të cilët dëshironin të bashkoheshin me Kishën pa një ripagëzim.
1, Pagëzimi është një besëlidhje e re dhe e përjetshme; 2–4, Pagëzimi me autoritet kërkohet.
Seksioni 23
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Manchester, New York, prill 1830, Oliver Cowdery-t, Hyrum Smith-it, Samuel H. Smith-it, Joseph Smith Plakut dhe Joseph Knight Plakut (History of the Church, 1:80). Si rezultat i dëshirës më të madhe nga ana e pesë vetëve të përmendur për të ditur për detyrat e tyre përkatëse, Profeti i kërkoi Zotit dhe mori këtë zbulesë.
1–7, Këta dishepuj të hershëm thirren për të predikuar, për të këshilluar dhe për të forcuar Kishën.
Seksioni 24
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Oliver Cowdery-t, në Harmony, Pennsylvania, korrik 1830 (History of the Church, 1:101–103). Edhe pse më pak se katër muaj kishin kaluar që kur kisha u organizua, përndjekja ishte bërë e fortë dhe udhëheqësit duhej të kërkonin siguri në izolimin për një farë kohe. Tri zbulesat e mëposhtme u dhanë në këtë kohë për t'i forcuar, inkurajuar dhe udhëzuar ata.
1–9, Joseph Smith-i është thirrur të përkthejë, të predikojë dhe t'i sqarojë shkrimet e shenjta; 10–12, Oliver Cowdery është thirrur të predikojë ungjillin; 13–19, Ligji zbulohet lidhur me mrekullitë, mallkimet, shkundjen e pluhurit nga këmbët dhe vajtjen pa çantë apo trastë.
Seksioni 25
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Harmony, Pennsylvania, korrik 1830 (History of the Church, 1:103–104). (Shih kreun e seksionit 24.) Kjo zbulesë i manifeston vullnetin e Zotit Emma Smith-it, gruas së Profetit.
1–6, Emma Smith, një zonjë e zgjedhur, është thirrur për të ndihmuar dhe për të ngushëlluar bashkëshortin e saj; 7–11, Ajo gjithashtu është thirrur për të shkruar, për të sqaruar shkrimet e shenjta dhe për të zgjedhur himnet; 12–14, Kënga e të drejtëve është një lutje për Zotin; 15–16, Parimet e bindjes në këtë zbulesë janë të zbatueshme për të gjithë.
Seksioni 26
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, Oliver Cowdery-t dhe John Whitmer-it, në Harmony, Pennsylvania, korrik 1830 (History of the Church, 1:104). (Shih kreun e seksionit 24.)
1, Ata udhëzohen të studiojnë shkrimet e shenjta dhe të predikojnë; 2, Ligji i miratimit të përbashkët aprovohet.
Seksioni 27
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, në Harmony, Pennsylvania, gusht 1830 (History of the Church, 1:106–108). Në përgatitje për një shërbesë fetare në të cilën sakramenti i bukës dhe i verës do të shpërndahej, Joseph-i shkoi që të gjente verë. Ai u takua nga një lajmëtar qiellor dhe mori këtë zbulesë, një pjesë e së cilës u shkrua në atë kohë dhe pjesa e mbetur në shtatorin pasues. Uji përdoret tani në vend të verës në shërbesat e sakramentit të Kishës.
1–4, Emblemat që duhet të përdoren në marrjen e sakramentit, janë shpjeguar; 5–14, Krishti dhe shërbëtorët e tij nga të gjitha periudhat do të marrin sakramentin; 15–18, Vishni gjithë armatimin e Perëndisë.
Seksioni 28
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Oliver Cowdery-t, në Fayette, New York, shtator 1830 (History of the Church, 1:109–111). Hiram Page, një anëtar i Kishës, pati një farë guri dhe shpalli se po merrte zbulesa me ndihmën e tij lidhur me ngritjen e Sionit dhe me organizimin e Kishës. Shumë anëtarë ishin mashtruar nga këto shpallje dhe madje Oliver Cowdery ishte ndikuar në mënyrë të gabuar prej tyre. Pikërisht përpara një konference të caktuar më parë, Profeti me zell i kërkoi Zotit lidhur me çështjen dhe kjo zbulesë pasoi.
1–7, Joseph Smith-i mban çelësat e mistereve dhe vetëm ai merr zbulesa për Kishën; 8–10, Oliver Cowdery duhet t'u predikojë Lamanitëve; 11–16, Satani e mashtroi Hiram Page-in dhe i dha atij zbulesa të rreme.
Seksioni 29
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në prani të gjashtë pleqve, në Fayette, New York, shtator 1830 (History of the Church, 1:111–115). Kjo zbulesë u dha disa ditë përpara konferencës, që filloi më 26 shtator 1830.
1–8, Krishti mbledh të zgjedhurit e tij; 9–11, Ardhja e tij shënon Mijëvjeçarin; 12–13, Të Dymbëdhjetët do të gjykojnë gjithë Izraelin; 14–21, Shenjat, plagët dhe shkatërrimet do të paraprijnë Ardhjen e Dytë; 22–28, Ringjallja e fundit dhe gjykimi përfundimtar pasojnë Mijëvjeçarin; 29–35, Të gjitha gjërat janë shpirtërore për Zotin; 36–39, Djalli dhe ushtritë e tij u zbuan nga qielli për të tunduar njeriun; 40–45, Rënia dhe Shlyerja sjellin shpëtim; 46–50, Fëmijët e vegjël shëlbehen nëpërmjet Shlyerjes.
Seksioni 30
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit David Whitmer-it, Peter Whitmer të Riut, dhe John Whitmer-it, në Fayette, New York, shtator 1830, pas konferencës treditore në Fayette, por përpara se pleqtë e Kishës të shpërndaheshin (History of the Church, 1:115–116). Në fillim ky material u botua si tre zbulesa; ai u ndërthur në një seksion nga Profeti për botimin e 1835-ës të Doktrina e Besëlidhje.
1–4, David Whitmer-i qortohet, sepse dështoi të shërbente me zell; 5–8, Peter Whitmer-i, i Riu, duhet të shoqërojë Oliver Cowdery-n në një mision te Lamanitët; 9–11, John Whitmer-i thirret për të predikuar ungjillin.
Seksioni 31
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Thomas B. Marsh-it, shtator 1830 (History of the Church, 1:115–117). Rasti ishte menjëherë pas konferencës së kishës (shih kreun e seksionit 30). Thomas B. Marsh ishte pagëzuar më herët atë muaj dhe ishte shuguruar plak në Kishë, përpara se kjo zbulesë të jepej.
1–6, Thomas B. Marsh thirret të predikojë ungjillin dhe sigurohet për mirëqenien e familjes së tij; 7–13, Ai këshillohet të jetë i duruar, të lutet gjithmonë dhe të ndjekë Ngushëlluesin.
Seksioni 32
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Parley P. Pratt-it dhe Ziba Peterson-it, tetor 1830 (History of the Church, 1:118–120). Interes dhe dëshirë e madhe u ndie nga pleqtë lidhur me Lamanitët, për bekimet e parashikuara të të cilëve Kisha kishte mësuar nga Libri i Mormonit. Si pasojë, u krye përgjërim, që Zoti të tregonte vullnetin e tij nëse pleqtë duhej të dërgoheshin në atë kohë te fiset indiane në Perëndim. Zbulesa pasoi.
1–3, Parley P. Pratt dhe Ziba Peterson thirren për t'u predikuar Lamanitëve dhe për të shoqëruar Oliver Cowdery-n dhe Peter Whitmer të Riun; 4–5, Ata duhet të luten për të kuptuar shkrimet e shenjta.
Seksioni 33
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Ezra Thayre-it dhe Northrop Sweet-it, në Fayette, New York, tetor 1830 (History of the Church, 1:126–127). Në shkrimin e kësaj zbulese, Profeti pohoi se "Zoti...është gjithnjë gati për të udhëzuar ata që në mënyrë të zellshme kërkojnë me besim" (History of the Church, 1:126).
1–4, Punëtorë thirren për të shpallur ungjillin në orën e njëmbëdhjetë; 5–6, Kisha ngrihet dhe të zgjedhurit do të mblidhen; 7–10, Pendohuni, pasi mbretëria e qiellit është pranë; 11–15, Kisha ngrihet mbi shkëmbin e ungjillit; 16–18, Përgatituni për ardhjen e Dhëndrit.
Seksioni 34
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Orson Pratt-it, në Fayette, New York, më 4 nëntor 1830 (History of the Church, 1:127–128). Vëllai Pratt ishte nëntëmbëdhjetë vjeç atëherë. Ai ishte kthyer në besim dhe ishte pagëzuar kur dëgjoi predikimin e ungjillit të rivendosur nga vëllai i tij më i madh, Parley P. Pratt, gjashtë javë më parë. Kjo zbulesë u mor në shtëpinë e Peter Whitmer Plakut.
1–4, Besimtarët bëhen bijtë e Perëndisë nëpërmjet Shlyerjes; 5–9, Predikimi i ungjillit përgatit udhën për Ardhjen e Dytë; 10–12, Profecia vjen me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë.
Seksioni 35
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Sidney Rigdon-it, në ose pranë Fayette, New York, dhjetor 1830 (History of the Church, 1:128–131). Në këtë kohë Profeti ishte përfshirë pothuajse çdo ditë në bërjen e një përkthimi të Biblës. Përkthimi u fillua që në qershor të 1830-ës dhe si Oliver Cowdery dhe John Whitmer-i kishin shërbyer si shkrues. Përderisa ata tani ishin thirrur në detyra të tjera, Sidney Rigdon u thirr me anë të emërimit hyjnor për të shërbyer si shkruesi i Profetit në këtë punë (shih vargun 20). Si parathënie të analit të tij për këtë zbulesë, Profeti shkroi: "Në dhjetor Sidney Rigdon erdhi [nga Ohio] për t'i kërkuar Zotit dhe me të erdhi Edward Partridge.... Pak pas mbërritjes së këtyre dy vëllezërve, kështu foli Zoti" (History of the Church, 1:128).
1–2, Si mund të bëhen njerëzit bijtë e Perëndisë; 3–7, Sidney Rigdon thirret për të pagëzuar dhe për të dhënë Frymën e Shenjtë; 8–12, Shenja dhe mrekulli sillen me anë të besimit; 13–16, Shërbëtorët e Zotit do t'i shkelin kombet me anë të fuqisë së Shpirtit; 17–19, Joseph Smith-i mban çelësat e mistereve; 20–21, Të zgjedhurit do t'i bëjnë ballë ditës së ardhjes së Zotit; 22–27, Izraeli do të shpëtohet.
Seksioni 36
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Edward Patridge-it, pranë Fayette, New York, dhjetor 1830 (History of the Church, 1:131). (Shih kreun e seksionit 35.) Profeti tha se Edward Patridge-i "ishte një model mëshire dhe një nga njerëzit e mëdhenj të Zotit" (History of the Church, 1:128).
1–3, Zoti vë dorën e tij mbi Edward Patridge-in nëpërmjet dorës së Sidney Rigdon-it; 4–8, Kushdo që pranon ungjillin dhe priftërinë, duhet të thirret për të shkuar dhe për të predikuar.
Seksioni 37
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Sidney Rigdon-in, pranë Fayette, New York, dhjetor 1830 (History of the Church, 1:139). Këtu jepet urdhërimi i parë lidhur me një mbledhje në këtë periudhë kohe.
1–4, Shenjtorët thirren për t'u mbledhur në Ohio.
Seksioni 38
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Fayette, New York, më 2 janar 1831 (History of the Church, 1:140–143). Rasti ishte një konferencë e Kishës.
1–6, Krishti krijoi gjithë gjërat; 7–8, Ai është në mes të shenjtorëve të tij që shpejt do ta shohin; 9–12, Gjithë mishi është prishur para tij; 13–22, Ai ka ruajtur një tokë të premtimit për shenjtorët e tij në kohë dhe në përjetësi; 23–27, Shenjtorët urdhërohen të jenë një dhe ta vlerësojnë njëri-tjetrin si vëllezër; 28–29, Luftëra parashikohen; 30–33, Shenjtorëve do t'u jepet fuqi nga lart dhe do të shkojnë mes gjithë kombeve; 34–42, Kisha urdhërohet të kujdeset për të varfërit e nevojtarët dhe të kërkojë pasuritë e përjetësisë.
Seksioni 39
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit James Covill-it, në Fayette, New York, më 5 janar 1831 (History of the Church, 1:143–145). James Covill-i, që kishte qenë një shërbestar baptist për rreth dyzet vjet, lidhi besën me Zotin se do t'i bindej çdo urdhërimi që Zoti do t'i jepte atij nëpërmjet Joseph Profetit.
1–4, Shenjtorët kanë fuqi të bëhen bijtë e Perëndisë; 5–6, Të pranosh ungjillin, është të pranosh Krishtin; 7–14, James Covill-i urdhërohet të pagëzohet dhe të punojë në vreshtin e Zotit; 15–21, Shërbëtorët e Zotit duhet të predikojnë ungjillin përpara Ardhjes së Dytë; 22–24, Ata që e pranojnë ungjillin, do të mblidhen në kohë dhe në përjetësi.
Seksioni 40
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Sidney Rigdon-it, në Fayette, New York, janar 1831 (History of the Church, 1:145). Duke paraprirë analin e kësaj zbulese, Profeti shkroi: "Ngaqë James Covill-i nuk e pranoi fjalën e Zotit dhe u kthye te parimet dhe njerëzit e tij të mëparshëm, Zoti më dha mua dhe Sidney Rigdon-it zbulesën e mëposhtme" (History of the Church, 1:145).
1–3, Frika e përndjekjes dhe përkujdesjet e botës shkaktojnë mohim të ungjillit.
Seksioni 41
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, Kishës në Kirtland, Ohio, më 4 shkurt 1831 (History of the Church, 1:146–147). Dega e Kishës në Kirtland në këtë kohë po rritej në numër me shpejtësi. Si hyrje të kësaj zbulese Profeti shkroi: “Anëtarët...po përpiqeshin shumë të bënin vullnetin e Perëndisë, për aq sa e dinin, edhe pse disa nocione të panjohura dhe shpirtra të rremë kishin depërtuar mes tyre...[dhe] Zoti i dha Kishës sa vijon” (History of the Church, 1:146–147).
1–3, Pleqtë do ta qeverisin Kishën me anë të shpirtit të zbulesës; 4–6, Dishepujt e vërtetë do ta pranojnë dhe do ta zbatojnë ligjin e Zotit; 7–12, Edward Partridge emërohet si peshkop për Kishën.
Seksioni 42
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 9 shkurt 1831 (History of the Church, 1:148–154). Ajo u mor në prani të dymbëdhjetë pleqve dhe në përmbushje të premtimit të Zotit, të bërë më parë, se ligji do t’u jepej në Ohio (shih seksionin 38:32). Profeti e cilëson këtë zbulesë si “përqafimi i ligjit të Kishës” (History of the Church, 1:148).
1–10, Pleqtë thirren për të predikuar ungjillin, për të pagëzuar të kthyerit në besim dhe për të ndërtuar Kishën; 11–12, Ata duhet të thirren e të shugurohen dhe duhet t’u mësojnë parimet e ungjillit që gjenden në shkrimet e shenjta; 13–17, Ata duhet të japin mësim dhe të profetizojnë me anë të fuqisë së Shpirtit; 18–29, Shenjtorët urdhërohen të mos vrasin, të mos vjedhin, të mos gënjejnë, të mos kenë epsh, të mos shkelin kurorën apo të mos flasin keq kundër të tjerëve; 30–39, Ligje që qeverisin përkushtimin e pronave, caktohen; 40–42, Krenaria dhe përtacia dënohen; 43–52, Të sëmurët duhet të shërohen nëpërmjet administrimit dhe me anë të besimit; 53–60, Shkrimet e shenjta qeverisin Kishën dhe duhet t’i shpallen botës; 61–69, Vendi i Jeruzalemit të Ri dhe misteret e mbretërisë do të zbulohen; 70–73, Pronat e përkushtuara duhet të përdoren për të mbështetur nëpunësit e Kishës; 74–93, Ligje që qeverisin lavirësinë, shkeljen e kurorës, vrasjen, vjedhjen dhe rrëfimin e mëkateve, caktohen.
Seksioni 43
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, në shkurt 1831 (History of the Church, 1:154–156). Në këtë kohë disa anëtarë të Kishës u shqetësuan nga njerëz që bënin shpallje si zbulues. Profeti i kërkoi Zotit dhe mori këtë komunikim drejtuar pleqve të Kishës. Pjesa e parë ka të bëjë me çështje të qeverisjes së Kishës; pjesa e mëpasshme përmban një paralajmërim që pleqtë duhet t’ua japin kombeve të tokës.
1–7, Zbulesa dhe urdhërime vijnë vetëm nëpërmjet të caktuarit; 8–14, Shenjtorët shenjtërohen duke vepruar plot hirësi përpara Zotit; 15–22, Pleqtë dërgohen të bëjnë thirrje për pendim dhe t’i përgatisin njerëzit për ditën e madhe të Zotit; 23–28, Zoti u bën thirrje njerëzve me anë të zërit të tij dhe nëpërmjet forcave të natyrës; 29–35, Mijëvjeçari dhe lidhja e Satanit do të ndodhin.
Seksioni 44
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Sidney Rigdon-it, në Kirtland, Ohio, në pjesën e fundit të shkurtit 1831 (History of the Church, 1:157). Në përputhje me kërkesën e paraqitur këtu, Kisha caktoi të mbahej një konferencë në fillim të muajit të qershorit që pasoi.
1–3, Pleqtë duhet të mblidhen në konferencë; 4–6, Ata duhet të organizohen sipas ligjeve të tokës dhe të kujdesen për të varfërit.
Seksioni 45
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Kishës, në Kirtland, Ohio, më 7 mars 1831 (History of the Church, 1:158–163). Në parathënie të shënimit të tij për këtë zbulesë, Profeti thotë se “në këtë fazë të Kishës,... shumë thënie të rreme... dhe histori absurde u botuan... dhe qarkulluan... për t’i penguar njerëzit të hetonin veprën ose të përqafonin besimin... Por për gëzimin e Shenjtorëve... unë mora sa vijon” (History of the Church, 1:158).
1–5, Krishti është avokati ynë me Atin; 6–10, Ungjilli është një lajmëtar për të përgatitur udhën përpara Zotit; 11–15, Enoku dhe vëllezërit e tij u morën nga Zoti pranë tij; 16–23, Krishti zbuloi shenja të ardhjes së tij, siç u dhanë në malin e Ullinjve; 24–38, Ungjilli do të rivendoset, kohërat e Johebrenjve do të plotësohen dhe një sëmundje shkretuese do të mbulojë tokën; 39–47, Shenja, mrekulli dhe Ringjallja do të shoqërojnë Ardhjen e Dytë; 48–53, Krishti do të qëndrojë në malin e Ullinjve dhe Judenjtë do të shohin plagët në duart dhe këmbët e tij; 54–59, Zoti do të mbretërojë gjatë Mijëvjeçarit; 60–62, Profeti udhëzohet të fillojë përkthimin e Dhjatës së Re, nëpërmjet të cilit informacion i rëndësishëm do të bëhet i njohur; 63–75, Shenjtorët urdhërohen të mblidhen dhe të ndërtojnë Jeruzalemin e Ri, në të cilin njerëz nga të gjitha kombet do të vijnë.
Seksioni 46
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Kishës, në Kirtland, Ohio, më 8 mars 1831 (History of the Church, 1:163–165). Në këtë periudhë të hershme të Kishës, një model i njësuar për drejtimin e shërbimeve të Kishës nuk ishte zhvilluar ende. Megjithatë, një zakon i pranimit vetëm të anëtarëve dhe kërkuesve më të zellshëm në mbledhjet e sakramentit ose në kuvende të tjera të Kishës ishte bërë disi i zakonshëm. Kjo zbulesë shpreh vullnetin e Zotit lidhur me udhëheqjen dhe drejtimin e mbledhjeve.
1–2, Pleqtë duhet të drejtojnë mbledhjet siç udhëhiqen nga Shpirti i Shenjtë; 3–6, Kërkuesit e së vërtetës nuk duhet të përjashtohen nga shërbimet e sakramentit; 7–12, Lypini Perëndisë dhe kërkoni dhuratat e Shpirtit; 13–26, Një renditje e disa prej dhuratave jepet; 27–33, Udhëheqësve të Kishës u jepet fuqia për të dalluar dhuratat e Shpirtit.
Seksioni 47
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 8 mars 1831 (History of the Church, 1:166). Përpara kësaj kohe Oliver Cowdery kishte vepruar si historiani dhe shkruesi i Kishës. John Whitmer-i nuk kishte kërkuar një detyrë si historian, por, duke iu kërkuar të shërbejë në këtë përgjegjësi, ai kishte thënë se do t’i bindej vullnetit të Zotit në këtë çështje. Ai tashmë i kishte shërbyer si sekretar Profetit në shkrimin e shumë prej zbulesave të marra në Fayette, zona e New York-ut.
1–4, John Whitmer-i caktohet të mbajë historinë e Kishës dhe të shkruajë për Profetin.
Seksioni 48
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, mars 1831 (History of the Church, 1:166–167). Profeti i kishte kërkuar Zotit lidhur me mënyrën e procedurës për blerjen e tokave për vendosjen e Shenjtorëve. Kjo ishte një çështje e rëndësishme për shkak të migrimit të anëtarëve të Kishës nga pjesa lindore e Shteteve të Bashkuara, për t’iu bindur urdhërit të Zotit që ata duhet të mblidhen në Ohio (shih seksionet 37:1–3; 45:64).
1–3, Shenjtorët në Ohio duhet t’i ndajnë tokat e tyre me vëllezërit e tyre; 4–6, Shenjtorët duhet të blejnë toka, të ndërtojnë një qytet dhe të ndjekin këshillën e udhëheqësve të tyre kryesues.
Seksioni 49
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Sidney Rigdon-it, Parley P. Pratt-it dhe Leman Copley-t, në Kirtland, Ohio, mars 1831 (History of the Church, 1:167–169). (Disa burime historike e japin datën e kësaj zbulese si maj 1831.) Leman Copley e kishte përqafuar ungjillin, por akoma besonte disa nga mësimet e Shaker-ve (United Society of Believers in Christ’s Second Appearing) [Të Lëkundurit (Shoqata e Bashkuar e Besimtarëve në Shfaqjen e Dytë të Krishtit)], të cilëve u përkiste më parë. Disa nga besimet e Shaker-ve ishin që ardhja e dytë e Krishtit tashmë kishte ndodhur dhe se ai ishte shfaqur në formën e një gruaje, Ann Lee; pagëzimi me anë të ujit nuk konsiderohej thelbësor; ngrënia e mishit të derrit ishte veçanërisht e ndaluar dhe shumë prej tyre nuk hanin aspak mish; dhe një jetë pa martesë dhe pa marrëdhënie seksuale konsiderohej më e lartë sesa martesa. Në parathënie të kësaj zbulese Profeti shkroi: “Me qëllim që të kemi [një] të kuptuar më të përsosur për temën, unë i kërkova Zotit dhe mora sa vijon” (History of the Church, 1:167). Zbulesa përgënjeshtron disa nga konceptet bazë të grupit të Shaker-ve. Vëllezërit e përmendur më sipër i çuan një kopje të zbulesës komunitetit të Shaker-ve (pranë Cleveland, Ohio) dhe ua lexuan atë tërësisht, por ajo u hodh poshtë.
1–7, Dita dhe ora e ardhjes së Krishtit do të mbeten të panjohura derisa ai të vijë; 8–14, Njerëzit duhet të pendohen, të besojnë ungjillin dhe t’u binden ordinancave për të fituar shpëtim; 15–16, Martesa shugurohet nga Perëndia; 17–21, Ngrënia e mishit miratohet; 22–28, Sioni do të lulëzojë dhe Lamanitët do të çelin si një trëndafil përpara Ardhjes së Dytë.
Seksioni 50
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, maj 1831 (History of the Church, 1:170–173). Profeti thotë se disa prej pleqve nuk i kuptuan manifestimet e shpirtrave të ndryshëm të përhapur në tokë dhe se kjo zbulesë u dha në përgjigje të kërkesës së tij të veçantë mbi çështjen. Të ashtuquajturit fenomene shpirtërore nuk ishin të pazakonshme midis anëtarëve, disa prej të cilëve shpallën të kishin marrë vegime e zbulesa.
1–5, Shumë shpirtra të rremë janë të përhapur në tokë; 6–9, Mjerë hipokritët dhe ata që janë flakur nga Kisha; 10–14, Pleqtë duhet të predikojnë ungjillin me anë të Shpirtit; 15–22, Si predikuesit, edhe dëgjuesit kanë nevojë të ndriçohen me anë të Shpirtit; 23–25, Ajo që nuk lartëson, nuk është nga Perëndia; 26–28, Besnikët janë zotëruesit e të gjitha gjërave; 29–36, Lutjet e të pastërve marrin përgjigje; 37–46, Krishti është Bariu i Mirë dhe Shkëmbi i Izraelit.
Seksioni 51
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Thompson, Ohio, maj 1831 (History of the Church, 1:173–174). Në këtë kohë Shenjtorët që po largoheshin nga shtetet e lindjes, filluan të arrijnë në Ohio dhe u bë e domosdoshme të bëheshin rregullime përfundimtare për vendosjen e tyre. Ngaqë kjo ndërmarrje i përkiste veçanërisht detyrës së peshkopit, Peshkopi Edward Partridge kërkoi udhëzime për çështjen dhe Profeti i kërkoi Zotit.
1–8, Edward Partridge caktohet për të rregulluar kujdestaritë dhe pasuritë; 9–12, Shenjtorët duhet të veprojnë me ndershmëri dhe të trajtohen po ashtu; 13–15, Ata duhet të kenë një shtëpi ruajtjeje të peshkopit dhe t’i organizojnë pasuritë sipas ligjit të Zotit; 16–20, Ohio duhet të jetë një vend i përkohshëm mbledhjeje.
Seksioni 52
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit pleqve të Kishës, në Kirtland, Ohio, më 7 qershor 1831 (History of the Church, 1:175–79). Një konferencë ishte mbajtur në Kirtland, duke filluar në datën tre dhe duke përfunduar në datën gjashtë të qershorit. Në këtë konferencë shugurimet e para të veçanta në detyrën e priftit të lartë u bënë dhe manifestime të caktuara të shpirtrave të rremë dhe mashtrues u dalluan dhe u qortuan.
1–2, Konferenca pasuese caktohet të mbahet në Missouri; 3–8, Caktime të disa pleqve për të udhëtuar së bashku, bëhen; 9–11, Pleqtë duhet t’u mësojnë çfarë apostujt dhe profetët kanë shkruar; 12–21, Njerëzit e ndriçuar nga Shpirti sjellin fryte lavdërimi dhe urtësie; 22–44, Pleq të ndryshëm caktohen të shkojnë duke predikuar ungjillin, ndërsa udhëtojnë për në Missouri për konferencën.
Seksioni 53
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Algernon Sidney Gilbert-it, në Kirtland, Ohio, qershor 1831 (History of the Church, 1:179–180). Me kërkesën e Sidney Gilbert-it, Profeti i kërkoi Zotit lidhur me punën dhe detyrën e vëllait Gilbert në Kishë.
1–3, Thirrja dhe zgjedhja e Sidney Gilbert-it në Kishë është të shugurohet një plak; 4–7, Ai gjithashtu duhet të shërbejë si përfaqësues i peshkopit.
Seksioni 54
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Newel Knight-it, në Kirtland, Ohio, qershor 1831 (History of the Church, 1:180–181). Anëtarët e Kishës në degën në Thompson, Ohio, u ndanë lidhur me çështje që kishin të bënin me përkushtimin e pasurive. Egoizmi dhe lakmia u manifestuan dhe Leman Copley kishte shkelur besëlidhjen e tij për ta përkushtuar fermën e tij të madhe si një vend trashëgimi për Shenjtorët që po arrinin nga Colesville, New York. Ezra Thayre ishte përfshirë gjithashtu në debat. Si pasojë, Newel Knight-i (president i degës së Thompson-it) dhe pleq të tjerë kishin ardhur te Profeti, duke i kërkuar si të vepronin. Profeti i kërkoi Zotit dhe mori këtë zbulesë. (Shih seksionin 56, që është vazhdim i çështjes.)
1–6, Shenjtorët duhet të zbatojnë besëlidhjen e ungjillit që të fitojnë mëshirë; 7–10, Ata duhet të jenë të duruar në vuajtje.
Seksioni 55
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit William W. Phelps-it, në Kirtland, Ohio, qershor 1831 (History of the Church, 1:184–186). William W. Phelps-i, një tipograf, dhe familja e tij sapo kishin arritur në Kirtland dhe Profeti i kërkoi Zotit informacion lidhur me të.
1–3, W. W. Phelps-i thirret dhe zgjidhet për t’u pagëzuar, për t’u shuguruar një plak dhe për të predikuar ungjillin; 4, Ai gjithashtu duhet të shkruajë libra për fëmijë në shkollat e Kishës; 5–6, Ai duhet të udhëtojë për në Missouri, që do të jetë zona e punëve të tij.
Seksioni 56
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, qershor 1831 (History of the Church, 1:186–188). Ezra Thayre, i cili ishte caktuar të udhëtonte për në Missouri me Thomas B. Marsh-in (shih seksionin 52:22), nuk ishte në gjendje ta fillonte misionin e tij kur tjetri ishte gati. Plaku Thayre nuk ishte gati të nisej në udhëtimin e tij për shkak të përfshirjes së tij në probleme në Thompson, Ohio (shih kreun e seksionit 54). Zoti iu përgjigj kërkesës së Profetit për çështjen duke dhënë këtë zbulesë.
1–2, Shenjtorët duhet ta marrin kryqin e tyre dhe të ndjekin Zotin për të fituar shpëtim; 3–13, Zoti urdhëron e anulon dhe të pabindurit dëbohen; 14–17, Mjerë të pasurit që nuk do të ndihmojnë të varfërit dhe mjerë të varfërit, zemrat e të cilëve s’janë të thyera; 18–20, Bekuar janë të varfërit që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta trashëgojnë tokën.
Seksioni 57
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Sion, kontea e Jackson-it, Missouri, më 20 korrik 1831 (History of the Church, 1:189–190). Në përputhje me urdhërin e Zotit (seksioni 52), pleqtë kishin udhëtuar nga Kirtland-i për në Missouri me shumë përvoja të ndryshme dhe disa kundërshtime. Kur mendoi rreth gjendjes së Lamanitëve dhe mungesës së qytetërimit, zhvillimit dhe fesë mes popullit në përgjithësi, Profeti thirri: “Kur do të lulëzojë shkretëtira si trëndafil? Kur do të ndërtohet Sioni në lavdinë e tij dhe ku do të qëndrojë tempulli yt, në të cilin gjithë kombet do të hyjnë në ditët e fundit?” (History of the Church, 1:189). Si rrjedhojë ai mori këtë zbulesë.
1–3, Independence, Missouri, është vendi për Qytetin e Sionit dhe tempullin; 4–7, Shenjtorët duhet të blejnë toka dhe të marrin trashëgime në atë zonë; 8–16, Sidney Gilbert duhet të hapë një dyqan, W. W. Phelps duhet të jetë një tipograf dhe Oliver Cowdery duhet të redaktojë materiale për botim.
Seksioni 58
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Sion, konteja e Jackson-it, Missouri, më 1 gusht 1831 (History of the Church, 1:190–195). Në Shabatin e parë pas arritjes së Profetit dhe grupit të tij në kontenë e Jackson-it, Missouri, një shërbesë fetare u mbajt dhe dy anëtarë u pranuan me anë të pagëzimit. Gjatë asaj jave, disa nga Shenjtorët e Colesville-t nga dega e Thompson-it dhe të tjerë arritën (shih seksionin 54). Shumë vetë ishin të zellshëm të mësonin vullnetin e Zotit lidhur me ta në vendin e ri të mbledhjes.
1–5, Ata që durojnë mundimin, do të kurorëzohen me lavdi; 6–12, Shenjtorët duhet të përgatiten për martesën e Qengjit dhe darkën e Zotit; 13–18, Peshkopët janë gjykatës në Izrael; 19–23, Shenjtorët duhet t’u binden ligjeve të tokës; 24–29, Njerëzit duhet ta përdorin zgjedhjen e tyre të lirë për të bërë mirë; 30–33, Zoti urdhëron dhe anulon; 34–43, Që të pendohen, njerëzit duhet t’i rrëfejnë dhe t’i braktisin mëkatet e tyre; 44–58, Shenjtorët duhet ta blejnë trashëgimin e tyre dhe të mblidhen në Missouri; 59–65, Ungjilli duhet t’i predikohet çdo krijese.
Seksioni 59
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Sion, konteja e Jackson-it, Missouri, më 7 gusht 1831 (History of the Church, 1:196–201). Në parathënie të analit të tij për këtë zbulesë, Profeti shkruan në mënyrë përshkruese për tokën e Sionit, në të cilën njerëzit ishin mbledhur atëherë. Toka u përkushtua, siç kishte drejtuar Zoti, dhe vendi për tempullin e ardhshëm u kushtua. Zoti i bën këto urdhërime veçanërisht të zbatueshme për Shenjtorët në Sion.
1–4, Shenjtorët besnikë në Sion do të bekohen; 5–8, Ata duhet ta duan Zotin dhe t’i shërbejnë atij e të zbatojnë urdhërimet e tij; 9–19, Duke e mbajtur të shenjtë ditën e Zotit, Shenjtorët bekohen në trup e në shpirt; 20–24, Të drejtëve u premtohet paqe në këtë botë dhe jetë e përjetshme në botën që vjen.
Seksioni 60
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Sion, konteja e Jackson-it, Missouri, më 8 gusht 1831 (History of the Church, 1:201–202). Me këtë rast pleqtë që ishin caktuar të ktheheshin për në Lindje, dëshiruan të dinë se si duhej të vepronin dhe me anë të cilës rrugë dhe mënyrë duhej të udhëtonin.
1–9, Pleqtë duhet të predikojnë ungjillin në grumbullimet e të ligjve; 10–14, Ata nuk duhet ta harxhojnë kohën e tyre me përtaci as t’i varrosin talentet e tyre; 15–17, Ata mund t’i lajnë këmbët e tyre si një dëshmi kundër atyre që mohojnë ungjillin.
Seksioni 61
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit në buzën e lumit Missouri, Nyja e McIlwaine-t, më 12 gusht 1831 (History of the Church, 1:202–205). Në kthimin e tyre për në Kirtland, Profeti dhe dhjetë pleq kishin udhëtuar nëpër lumin Missouri me kaike. Në ditën e tretë të udhëtimit provuan shumë rreziqe. Plaku William W. Phelps, në një vegim në mes të ditës, pa shkatërruesin duke udhëtuar me fuqi mbi faqen e ujërave.
1–12, Zoti ka shpallur shumë shkatërrime mbi ujërat; 13–22, Ujërat u mallkuan nga Gjoni dhe shkatërruesi udhëton mbi faqen e tyre; 23–29, Disa vetë kanë fuqi të urdhërojnë ujërat; 30–35, Pleqtë duhet të udhëtojnë dy e nga dy dhe të predikojnë ungjillin; 36–39, Ata duhet të përgatiten për ardhjen e Birit të Njeriut.
Seksioni 62
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në buzën e lumit Missouri në Chariton, Missouri, më 13 gusht 1831 (History of the Church, 1:205–206). Në këtë ditë Profeti dhe grupi i tij, të cilët ishin në udhë e sipër nga Independence për në Kirtland, takuan disa pleq që ishin rrugës për në tokën e Sionit dhe, pas përshëndetjesh të gëzueshme, morën këtë zbulesë.
1–3, Dëshmitë shënohen në qiell; 4–9, Pleqtë duhet të udhëtojnë dhe të predikojnë sipas gjykimit dhe siç drejtohen nga Shpirti.
Seksioni 63
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, nga fundi i gushtit 1831 (History of the Church, 1:206–211). Profeti, Sidney Rigdon dhe Oliver Cowdery kishin arritur në Kirtland më 27 gusht nga vizita e tyre në Missouri. Në parathënie të kësaj zbulese, Profeti shkroi: “Në këto ditë të foshnjërisë së Kishës, pati shumë shqetësim për të fituar fjalën e Zotit për çdo çështje që në ndonjë mënyrë lidhej me shpëtimin tonë; dhe ngaqë toka e Sionit ishte tani objekti më i rëndësishëm tokësor i marrë parasysh, unë i kërkova Zotit informacion të mëtejshëm lidhur me mbledhjen e Shenjtorëve dhe blerjen e tokës dhe çështje të tjera” (History of the Church, 1:207).
1–6, Dita e zemërimit do të vijë mbi të ligjtë; 7–12, Shenja vijnë nëpërmjet besimit; 13–19, Kurorëshkelësit në zemër do ta mohojnë besimin dhe do të flaken në liqenin e zjarrit; 20, Besnikët do të marrin trashëgim mbi tokën e ndryshuar; 21, Një rrëfim i plotë i ngjarjeve në malin e Shpërfytyrimit nuk është zbuluar ende; 22–23, Të bindurit marrin misteret e mbretërisë; 24–31, Trashëgimitë në Sion duhet të blihen; 32–35, Zoti shpall luftëra dhe të ligjtë vrasin të ligjtë; 36–48, Shenjtorët duhet të mblidhen në Sion dhe të sigurojnë para për ta ngritur atë; 49–54, Bekime u sigurohen besnikëve në Ardhjen e Dytë, në Ringjallje dhe gjatë Mijëvjeçarit; 55–58, Kjo është një ditë paralajmërimi; 59–66, Emri i Zotit përdoret më kot prej atyre që e përdorin atë pa autoritet.
Seksioni 64
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit pleqve të Kishës në Kirtland, Ohio, më 11 shtator 1831 (History of the Church, 1:211–214). Profeti po përgatitej të lëvizte për në Hiram, Ohio, për t’iu rikthyer punës për përkthimin e Biblës, e cila ishte lënë mënjanë ndërkohë që ai kishte qenë në Missouri. Një grup vëllezërish, të cilët ishin urdhëruar të udhëtonin për në Sion (Missouri), u përfshinë plot zell në bërjen e përgatitjeve për t’u larguar në tetor. Në këtë kohë plot punë, zbulesa u mor.
1–11, Shenjtorët urdhërohen ta falin njëri-tjetrin, përndryshe ngelet mbi ta mëkati më i madh; 12–22, Ata që nuk pendohen, duhet të sillen përpara Kishës; 23–25, Ai që paguan të dhjetën, nuk do të digjet në ardhjen e Zotit; 26–32, Shenjtorët paralajmërohen për borxhin; 33–36, Rebeluesit do të flaken jashtë Sionit; 37–40, Kisha do të gjykojë kombet; 41–43, Sioni do të lulëzojë.
Seksioni 65
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Hiram, Ohio, në tetor 1831 (History of the Church, 1:218). Profeti e përcakton këtë zbulesë si një lutje.
1–2, Çelësat e mbretërisë së Perëndisë i besohen njeriut në tokë dhe kauza e ungjillit do të triumfojë; 3–6, Mbretëria mijëvjeçare e qiellit do të vijë dhe do të bashkohet me mbretërinë e Perëndisë në tokë.
Seksioni 66
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Orange, Ohio, më 25 tetor 1831 (History of the Church, 1:219–221). Kjo ishte dita e parë e një konference të rëndësishme. Në parathënie të kësaj zbulese, Profeti shkroi: “Me kërkesën e William E. McLellin-it, unë i kërkova Zotit dhe mora sa vijon” (History of the Church, 1:220).
1–4, Besëlidhja e përjetshme është plotësia e ungjillit; 5–8, Pleqtë duhet të predikojnë, të dëshmojnë dhe të arsyetojnë me njerëzit; 9–13, Shërbimi besnik në shërbesë siguron një trashëgim të jetës së përjetshme.
Seksioni 67
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Hiram, Ohio, në nëntor 1831 (History of the Church, 1:224–225). Rasti ishte ai i një konference të veçantë dhe i botimit të zbulesave tashmë të marra nga Zoti nëpërmjet Profetit, të cilat u morën në konsideratë dhe sipas tyre u veprua (shih kreun e seksionit 1). U vendos që Oliver Cowdery dhe John Whitmer-i duhej t’i merrnin dorëshkrimet e zbulesave në Independence, ku W. W. Phelps do t’i botonte ato si Libri i Urdhërimeve. Shumë prej vëllezërve dhanë dëshmi solemne që zbulesat e përmbledhura për botim deri atëherë ishin tepër të vërteta, siç u dëshmua nga Fryma e Shenjtë që u derdh mbi ta. Profeti shënon se, pasi ishte marrë zbulesa e njohur si seksioni 1, pati disa biseda kundërshtuese lidhur me gjuhën e përdorur në zbulesat. Zbulesa e tanishme pasoi.
1–3, Zoti i dëgjon lutjet e pleqve të tij dhe vëzhgon mbi ta; 4–9, Ai sfidon njeriun më të mençur të riprodhojë më të voglën e zbulesave të tij; 10–14, Pleqtë besnikë do të gjallërohen me anë të Shpirtit dhe do ta shohin fytyrën e Perëndisë.
Seksioni 68
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Hiram, Ohio, në nëntor 1831, me kërkesën e Orson Hyde-it, Luke S. Johnson-it, Lyman E. Johnson-it dhe William E. McLellin-it (History of the Church, 1:227–22). Edhe pse kjo zbulesë u dha në përgjigje të përgjërimit që mendja e Zotit të bëhej e njohur lidhur me pleqtë e përmendur, një pjesë e mirë e përmbajtjes i përket tërë Kishës.
1–5, Fjalët e pleqve, kur nxiten nga Fryma e Shenjtë, janë shkrime të shenjta; 6–12, Pleqtë duhet të predikojnë e të pagëzojnë dhe shenja do t’i ndjekin besimtarët e vërtetë; 13–24, I parëlinduri mes bijve të Aaronit mund të shërbejë si Peshkopi Kryesues (që është të mbajë çelësat e kryesimit si peshkop) nën drejtimin e Presidencisë së Parë; 25–28, Prindërit urdhërohen t’u mësojnë ungjillin fëmijëve të tyre; 29–35, Shenjtorët duhet ta respektojnë Shabatin, të punojnë me zell dhe të luten.
Seksioni 69
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Hiram, Ohio, në nëntor 1831 (History of the Church, 1:234–235). Përmbledhja e zbulesave që do të botoheshin në botimet e hershme, ishte miratuar në konferencën e veçantë të 1 nëntorit. Më 3 nëntor, zbulesa që këtu shfaqet si seksioni 133, u shtua dhe u quajt Shtojca. Nëpërmjet vendimit të konferencës, Oliver Cowdery u caktua ta çonte dorëshkrimin e zbulesave dhe të urdhërimeve të përmbledhura në Independence, Missouri, për t’u shtypur. Ai duhej gjithashtu të merrte me vete paratë që ishin kontribuar për ndërtimin e Kishës në Missouri. Ngaqë kursi i udhëtimit do ta çonte atë përmes një vendi pak të banuar drejt kufirit, një shok për udhëtimin ishte i dëshirueshëm.
1–2, John Whitmer duhet ta shoqërojë Oliver Cowdery-n për në Missouri; 3–8, Ai gjithashtu duhet të predikojë dhe të mbledhë, regjistrojë dhe shkruajë të dhëna historike.
Seksioni 70
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 12 nëntor 1831 (History of the Church, 1:235–237). Historia e shkruar nga Profeti thotë se katër konferenca të veçanta u mbajtën nga 1 deri më 12 nëntor. Në kuvendin e fundit të këtyre kuvendeve, rëndësia e madhe e Librit të Urdhërimeve, më vonë i quajtur Doktrina e Besëlidhje, u mor në konsideratë; dhe Profeti i referohet atij si “themeli i Kishës në këto ditë të fundit dhe një përfitim për botën, duke treguar që çelësat e mistereve të mbretërisë së Shpëtimtarit tonë përsëri i janë besuar njeriut” (History of the Church, 1:235).
1–5, Kujdestarë caktohen për të botuar zbulesat; 6–13, Ata që punojnë në gjëra shpirtërore, janë të denjë për shpërblimin e tyre; 14–18, Shenjtorët duhet të jenë të barabartë në gjëra tokësore.
Seksioni 71
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Sidney Rigdon-it, në Hiram, Ohio, më 1 dhjetor 1831 (History of the Church, 1:238–239). Profeti kishte vazhduar të përkthente Biblën, me Sidney Rigdon-in si shkruesin e tij, derisa kjo zbulesë u mor, kohë në të cilën ai ishte lënë përkohësisht mënjanë, si për t’i bërë ata të aftë të përmbushnin udhëzimin e dhënë këtu. Vëllezërit duhej të shkonin për të predikuar me qëllim që të zbusnin ndjenjat jomiqësore që ishin zhvilluar kundër Kishës si rezultat i botimit të disa artikujve në gazetë nga Ezra Booth, që e kishte braktisur Kishën (besimin).
1–4, Joseph Smith-i dhe Sidney Rigdon-i dërgohen për të shpallur ungjillin; 5–11, Armiqtë e Shenjtorëve do të ngatërrohen.
Seksioni 72
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 4 dhjetor 1831 (History of the Church, 1:239–241). Disa pleq dhe anëtarë ishin mbledhur të mësonin detyrën e tyre dhe të merrnin udhëzime të mëtejshme në mësimet e Kishës. Ky seksion është një përmbledhje e dy zbulesave të marra në të njëjtën ditë. Vargjet 1 deri 8 bëjnë të ditur thirrjen e Newel K. Whitney-t si peshkop. Ai më pas u thirr dhe u shugurua, pas së cilës vargjet 9 deri në 26 u morën, duke dhënë informacion shtesë lidhur me detyrat e një peshkopi.
1–8, Pleqtë duhet t’i japin llogari për kujdestarinë e tyre peshkopit; 9–15, Peshkopi mban shtëpinë e ruajtjes dhe kujdeset për të varfërit e nevojtarët; 16–26, Peshkopët duhet të vërtetojnë denjësinë e pleqve.
Seksioni 73
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Sidney Rigdon-it, në Hiram, Ohio, më 10 janar 1832 (History of the Church, 1:241–242). Që në pjesën e parë të dhjetorit të mëparshëm, Profeti dhe Sidney ishin përfshirë në predikim dhe në këtë mënyrë shumë ishte arritur në zvogëlimin e ndjenjave të pafavorshme që ishin rritur kundër Kishës (shih kreun e seksionit 71).
1–2, Pleqtë duhet të vazhdojnë të predikojnë; 3–6, Joseph Smith-i dhe Sidney Rigdon-i duhet të vazhdojnë të përkthejnë Biblën derisa të mbarohet.
Seksioni 74
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, në Hiram, Ohio, në janar 1832 (History of the Church, 1:242). Profeti shkruan: “Me të marrë fjalën paraprirëse të Zotit [D&C 73], unë rekomandova përkthimin e Shkrimeve të Shenjta dhe punova me zell deri përpara konferencës, e cila do të mblidhej më 25 janar. Gjatë kësaj periudhe unë gjithashtu mora sa vijon, si një shpjegim për Letrën e Parë drejtuar Korintasve, kapitulli 7, vargu 14” (History of the Church, 1:242).
1–5, Pali këshillon Kishën e kohës së tij që të mos zbatojë ligjin e Moisiut; 6–7, Fëmijët e vegjël janë të shenjtë dhe shenjtërohen nëpërmjet shlyerjes.
Seksioni 75
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Amherst, Ohio, më 25 janar 1832 (History of the Church, 1:242–245). Rasti ishte ai i një konference të caktuar më parë. Në këtë konferencë Joseph Smith-i u mbështet dhe u shugurua Presidenti i Priftërisë së Lartë. Disa pleq, të cilët kishin hasur vështirësi t’i bënin njerëzit të kuptonin mesazhin e tyre, dëshironin të mësonin më me hollësi lidhur me detyrat e tyre të menjëhershme. Kjo zbulesë pasoi.
1–5, Pleqtë besnikë që predikojnë ungjillin, do të fitojnë jetë të përjetshme; 6–12, Lutuni për të marrë Ngushëlluesin, që ju mëson gjithçka; 13–22, Pleqtë do të ulen në gjykimin e atyre që e mohojnë mesazhin e tyre; 23–36, Familjet e misionarëve duhet të marrin ndihmë nga Kisha.
Seksioni 76
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Sidney Rigdon-it, në Hiram, Ohio, më 16 shkurt 1832 (History of the Church, 1:245–252). Në parathënie të shënimit të tij për këtë vegim, Profeti shkroi: “Pasi u ktheva nga konferenca e Amherst-it, rifillova përkthimin e Shkrimeve të Shenjta. Bazuar në zbulesa të ndryshme që ishin marrë, ishte e dukshme që shumë pika të rëndësishme lidhur me shpëtimin e njeriut ishin hequr nga Bibla ose ishin humbur përpara se ajo të përmblidhej. Dukej më se e qartë nga cilat të vërteta ishin lënë, se, nëse Perëndia e shpërblente këdo sipas veprave të bëra në mish, termi ‘Qiell’, që për shenjtorët do të thotë shtëpi e përjetshme, duhet të përfshijë më shumë sesa një mbretëri. Në përputhje me këtë,... ndërsa përkthenim Ungjillin e Shën Gjonit, unë dhe plaku Rigdon pamë vegimin që vijon” (History of the Church, 1:252). Ishte pasi Profeti kishte përkthyer Gjoni 5:29, që ky vegim u dha.
1–4, Zoti është Perëndi; 5–10, Misteret e mbretërisë do t’u zbulohen gjithë besimtarëve; 11–17, Të gjithë do të ngrihen në ringjalljen e të drejtëve ose të padrejtëve; 18–24, Banorët e shumë botëve janë bij dhe bija të lindur të Perëndisë përmes shlyerjes së Jezu Krishtit; 25–29, Një engjëll i Perëndisë ra dhe u bë djall; 30–49, Bijtë e humbjes vuajnë mallkim të përjetshëm; gjithë të tjerët fitojnë një farë shkalle të shpëtimit; 50–70, Lavdia dhe shpërblimi i qenieve të ekzaltuara në mbretërinë çelestiale përshkruhet; 71–80, Ata që do të trashëgojnë mbretërinë terrestriale, përshkruhen; 81–113, Gjendja e atyre në lavditë telestiale, terrestriale dhe çelestiale përshkruhet; 114–119, Besimtarët mund të shohin dhe të kuptojnë misteret e mbretërisë së Perëndisë me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë.
Seksioni 77
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Hiram, Ohio, mars 1832 (History of the Church, 1:253–255). Profeti shkroi: “Në lidhje me përkthimin e Shkrimeve të Shenjta, unë mora shpjegimin e mëposhtëm të Zbulesës së Shën Gjonit” (History of the Church, 1:253).
1–4, Bishat kanë shpirtra dhe do të banojnë në lumturi të përjetshme në një tokë të pavdekshme; 6–7, Kjo tokë ka një ekzistencë të përkohshme prej 7.000 vjetësh; 8–10, Engjëj të ndryshëm rivendosin ungjillin dhe shërbejnë në tokë; 11, Vulosja e 144.000 vetëve; 12–14, Krishti do të vijë në fillim të njëmijëvjetëshit të shtatë; 15, Dy profetë do të ngrihen nga kombi Izraelit.
Seksioni 78
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Hiram, Ohio, në mars 1832 (History of the Church, 1:255–257). Rendi iu dha nga Zoti Joseph Smith-it për qëllimin e ngritjes së shtëpisë së ruajtjes për të varfërit. Nuk ishte gjithnjë e dëshirueshme që identiteti i individëve të cilëve Zoti iu drejtua në zbulesat, duhej t’i bëhej i njohur botës; si rrjedhim, në botimin e kësaj zbulese dhe disa zbulesave pasuese vëllezërve iu referua me emra të ndryshëm nga emrat e tyre të vërtetë. Kur nuk ishte më e nevojshme të mbaheshin të panjohur emrat e individëve, emrat e tyre të vërtetë u dhanë më pas në kllapa. Ngaqë sot nuk ekziston nevoja e domosdoshme për të vazhduar me emrat e koduar, vetëm emrat e vërtetë jepen tani këtu, ashtu sikurse u dhanë në dorëshkrimin origjinal.
1–4, Shenjtorët duhet të organizojnë dhe të ngrenë një shtëpi ruajtjeje; 5–12, Përdorimi i mençur i pronave të tyre do të çojë në shpëtim; 13–14, Kisha duhet të jetë e pavaruar nga fuqitë tokësore; 15–16, Mikaeli (Adami) shërben nën drejtimin e të Shenjtit (Krishtit); 17–22, Bekuar janë besimtarët, sepse ata do të trashëgojnë gjithçka.
Seksioni 79
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Hiram, Ohio, në mars 1832 (History of the Church, 1:257).
1–4, Jared Carter thirret për të predikuar ungjillin me anë të Ngushëlluesit.
Seksioni 80
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Hiram, Ohio, në mars 1832 (History of the Church, 1:257).
1–5, Stephen Burnett dhe Eden Smith thirren për të predikuar në cilindo vend që zgjedhin.
Seksioni 81
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit në Hiram, Ohio, në mars 1832 (History of the Church, 1:257–258). Frederick G. Williams thirret të jetë një prift i lartë dhe këshilltar në Presidencinë e Priftërisë së Lartë. Dokumentat historike tregojnë se, kur kjo zbulesë u mor në mars 1832, ajo e thirri Jesse Gausen në detyrën e këshilltarit për Joseph Smith-in në Presidenci. Megjithatë, kur ai dështoi për ta përmbushur në mënyrën e duhur këtë caktim, thirrja më pas iu trasferua Frederick G. Williams-it. Zbulesa (e datuar në mars 1832) duhet të shihet si një hap drejt organizimit zyrtar të Presidencisë së Parë, veçanërisht thirrja për detyrën e këshilltarit në atë trup dhe shpjegimi i dinjitetit të detyrës së caktuar. Vëllai Gause shërbeu për një kohë, por u shkishërua nga Kisha në dhjetor 1832. Vëllai Williams u shugurua në detyrën e përmendur më 18 mars 1833.
1–2, Çelësat e mbretërisë gjithmonë mbahen nga Presidencia e Parë; 3–7, Në qoftë se Frederick G. Williams-i është besnik në shërbesën e tij, ai do të ketë jetë të përjetshme.
Seksioni 82
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në kontenë Jackson, Missouri, 1832 (History of the Church, 1:267–269). Rasti ishte një këshill i përgjithshëm i Kishës, në të cilin Joseph Smith Profeti u mbështet si Presidenti i Priftërisë së Lartë, detyrë në të cilën ai ishte shuguruar më parë në një konferencë të priftërinjve të lartë, të pleqve dhe anëtarëve, në Amherst, Ohio, më 25 janar 1832 (shih kreun e seksionit 75). Më përpara emra të pazakonshëm u përdorën në botimin e kësaj zbulese për ta mbajtur të fshehtë identitetin e personave të përmendur (shih kreun e seksionit 78).
1–4, Ku jepet shumë, kërkohet shumë; 5–7, Errësira mbretëron në botë; 8–13, Zoti lidhet kur ne bëjmë çfarë thotë ai; 14–18, Sioni duhet të rritet në bukuri dhe shenjtëri; 19–24, Çdo njeri duhet të kërkojë të mirën e të afërmit të tij.
Seksioni 83
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Independence, Missouri, më 30 prill 1832 (History of the Church, 1:269–270). Kjo zbulesë u mor ndërsa Profeti ishte i ulur në këshill me vëllezërit e tij.
1–4, Gratë dhe fëmijët kanë të drejtë t’ua kërkojnë bashkëshortëve dhe etërve të tyre mbështetjen e tyre; 5–6, Të vejat dhe jetimët kanë të drejtë t’ia kërkojnë Kishës mbështetjen e tyre.
Seksioni 84
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 22 dhe 23 shtator 1832 (History of the Church, 1:286–295). Gjatë muajit të shtatorit, pleqtë kishin filluar të ktheheshin nga misionet e tyre në shtetet e lindjes dhe të jepnin raporte për punët e tyre. Ishte ndërsa ata ishin së bashku në këtë stinë gëzimi, që komunikimi i mëposhtëm u mor. Profeti e përcaktoi atë si zbulesë për priftërinë.
1–5, Jeruzalemi i Ri dhe tempulli do të ndërtohen në Missouri; 6–17, Linja e priftërisë nga Moisiu deri tek Adami jepet; 18–25, Priftëria më e lartë mban çelësin e diturisë së Perëndisë; 26–32, Priftëria më e ulët mban çelësin e shërbesës së engjëjve dhe të ungjillit përgatitor; 33–44, Burrat fitojnë jetë të përjetshme nëpërmjet betimit dhe besëlidhjes së priftërisë; 45–53, Shpirti i Krishtit i ndriçon njerëzit dhe bota prehet në mëkat; 54–61, Shenjtorët duhet të dëshmojnë për ato gjëra që kanë marrë; 62–76, Ata duhet të predikojnë ungjillin dhe shenja do të pasojnë; 77–91, Pleqtë duhet të shkojnë pa çantë ose trastë dhe Zoti do të kujdeset për nevojat e tyre; 92–97, Plagë dhe mallkime i presin ata që nuk e pranojnë ungjillin; 98–102, Kënga e re e shëlbimit të Sionit jepet; 103–110, Çdo njeri duhet të qëndrojë në detyrën e tij dhe të punojë në thirrjen e tij; 111–120, Shërbëtorët e Zotit duhet të shpallin neverinë e shkatërrimit të ditëve të fundit.
Seksioni 85
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 27 nëntor 1832 (History of the Church, 1:298–299). Ky seksion është një pjesë e shkëputur nga një letër e Profetit drejtuar W. W. Phelps-it, i cili po jetonte në Independence, Missouri. Ajo u dha për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth atyre Shenjtorëve që kishin shkuar në Sion, por të cilët nuk e kishin marrë trashëgiminë e tyre lidhur me urdhërin e krijuar në Kishë.
1–5, Trashëgimitë në Sion duhet të merren nëpërmjet përkushtimit; 6–12, Një njeri i fortë e i fuqishëm do t’u japë Shenjtorëve trashëgiminë e tyre në Sion.
Seksioni 86
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 6 dhjetor 1832 (History of the Church, 1:300). Kjo zbulesë u mor ndërsa Profeti po rishikonte dhe korrigjonte dorëshkrimin e përkthimit të Biblës.
1–7, Zoti jep kuptimin e shëmbëlltyrës së grurit dhe të egjrës; 8–11, Ai shpjegon bekimet e priftërisë për ata që janë trashëgimtarë të ligjshëm sipas mishit.
Seksioni 87
Zbulesë dhe profeci lidhur me luftën, dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, më 25 dhjetor 1832 (History of the Church, 1:301–302). Ky seksion u mor në një kohë kur vëllezërit po mendonin dhe arsyetonin rreth skllavërisë afrikane në kontinentin amerikan dhe rreth skllavërisë së fëmijëve të njerëzve kudo në botë.
1–4, Luftë parashikohet midis Shteteve Veriore dhe Shteteve Jugore; 5–8, Fatkeqësi të mëdha do të bien mbi gjithë banorët e tokës.
Seksioni 88
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 27 dhjetor 1832 (History of the Church, 1:302–312). Ajo u skicua nga Profeti si “gjethja e ullirit... e këputur nga Pema e Parajsës, mesazhi i paqes i Zotit për ne” (History of the Church, 1:316). Mësohet nga dokumenta historikë se pjesë të kësaj zbulese u morën më 27 dhe 28 dhjetor 1832 dhe më 3 janar 1833.
1–5, Shenjtorët besnikë marrin atë Ngushëllues i cili është premtimi i jetës së përjetshme; 6–13, Gjithë gjërat kontrollohen dhe qeverisen nga Drita e Krishtit; 14–16, Ringjallja vjen nëpërmjet Shëlbimit; 17–31, Bindja ndaj ligjit çelestial, terrestrial ose telestial i përgatit njerëzit për mbretëritë dhe lavditë e tyre përkatëse; 32–35, Ata që dëshirojnë të qëndrojnë në mëkat, vazhdojnë të mbeten të fëlliqur; 36–41, Të gjitha mbretëritë qeverisen me anë të ligjit; 42–45, Perëndia ka dhënë një ligj për gjithçka; 46–50, Njeriu do ta kuptojë edhe Perëndinë; 51–61, Shëmbëlltyra e njeriut që i dërgon shërbëtorët në fushë dhe i viziton ata me radhë; 62–73, Afrohuni pranë Zotit dhe ju do ta shihni fytyrën e tij; 74–80, Shenjtëroni veten tuaj dhe i mësoni njëri-tjetrit doktrinat e mbretërisë; 81–85, Cilido që është paralajmëruar, duhet të paralajmërojë të afërmin e tij; 86–94, Shenjat, trazirat e elementëve dhe engjëjt përgatisin udhën për ardhjen e Zotit; 95–102, Boritë engjëllore u bëjnë thirrje të vdekurve sipas rendit të tyre; 103–116, Boritë engjëllore shpallin rivendosjen e ungjillit, rënien e Babilonisë dhe betejën e Perëndisë së madhërishëm; 117–126, Kërkoni të mësoni, ngrini një shtëpi të Perëndisë (një tempull) dhe vishuni me lidhjen e dashurisë hyjnore; 127–141, Organizimi i Shkollës së Profetëve paraqitet, duke përfshirë ordinancën e larjes së këmbëve.
Seksioni 89
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 27 shkurt 1833 (History of the Church, 1:327–329). Si pasojë e përdorimit të duhanit nga vëllezërit e hershëm në mbledhjet e tyre, Profeti u udhëhoq të përsiaste lidhur me çështjen; si pasojë, ai i kërkoi Zotit lidhur me të. Kjo zbulesë, e njohur si Fjala e Urtësisë, ishte përfundimi. Tre vargjet e para u shkruan në origjinal si një hyrje dhe një përshkrim i frymëzuar nga Profeti.
1–9, Përdormi i verës, pijeve të forta, duhanit dhe pijeve të nxehta ndalohet; 10–17, Barishtet, frutat, mishi dhe drithërat shugurohen për përdorimin e njeriut dhe të kafshëve; 18–21, Bindja ndaj ligjit të ungjillit, duke përfshirë Fjalën e Urtësisë, sjell bekime trupore dhe shpirtërore.
Seksioni 90
Zbulesë Joseph Smith Profetit, dhënë në Kirtland, Ohio, më 8 mars 1833 (History of the Church, 1:329–331). Kjo zbulesë është një hap i mëtejshëm në ngritjen e Presidencisë së Parë (shih kreun e seksionit 81); si pasojë e kësaj, këshilltarët e përmendur u shuguruan më 18 mars 1833.
1–5, Çelësat e mbretërisë i jepen Joseph Smith-it dhe nëpërmjet tij Kishës; 6–7, Sidney Rigdon dhe Frederick G. Williams duhet të shërbejnë në Presidencinë e Parë; 8–11, Ungjilli duhet t’u predikohet kombeve të Izraelit, të Johebrenjve dhe të Judenjve, çdonjëri duke e dëgjuar në gjuhën e tij; 12–18, Joseph Smith-i dhe këshilltarët e tij duhet ta vendosin Kishën në rregull; 19–37, Individë të ndryshëm këshillohen nga Zoti për të ecur drejt dhe për të shërbyer në mbretërinë e tij.
Seksioni 91
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 9 mars 1833 (History of the Church, 1:331–332). Profeti u përfshi në këtë kohë në përkthimin e Dhjetës së Vjetër. Pasi kishte ardhur te pjesa e shkrimeve të lashta të quajtura Apokrifa, ai i kërkoi Zotit dhe mori këtë udhëzim.
1–3, Apokrifa është kryesisht e përkthyer saktë, por përmban shumë ndërfutje nga dora e njerëzve, që nuk janë të vërteta; 4–6, Ajo është e dobishme për ata që ndriçohen nga Shpirti.
Seksioni 92
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 15 mars 1833 (History of the Church, 1:333). Zbulesa i drejtohet Frederik G. Williams-it, i cili kohët e fundit ishte caktuar këshilltar në Presidencinë e Parë.
1–2, Zoti jep një urdhërim lidhur me pranimin në urdhërin e bashkuar.
Seksioni 93
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 6 maj 1833 (History of the Church, 1:343–346).
1–5, Të gjithë ata që janë besnikë, do ta shohin Zotin; 6–18, Gjoni dha dëshmi se Biri i Perëndisë fitoi hir pas hiri, derisa mori një plotësi të lavdisë së Atit; 19–20, Njerëzit besnikë, duke shkuar nga hiri në hir, do të marrin gjithashtu plotësinë e tij; 21–22, Ata që janë lindur nëpërmjet Krishtit, janë Kisha e të Parëlindurit; 23–28, Krishti mori një plotësi të gjithë së vërtetës dhe njeriu, nëpërmjet bindjes, mund ta bëjë atë; 29–32, Njeriu ishte në fillim me Perëndinë; 33–35, Elementët janë të përjetshëm dhe njeriu mund të marrë një plotësi të lavdisë në Ringjallje; 36–37, Lavdia e Perëndisë është inteligjencë; 38–40, Fëmijët janë të pafajshëm përpara Perëndisë për shkak të shlyerjes së Krishtit; 41–53, Vëllezërit udhëheqës urdhërohen për t’i organizuar me rregull familjet e tyre.
Seksioni 94
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 6 maj 1833 (History of the Church, 1:346–347). Hyrum Smith, Reynolds Cahoon dhe Jared Carter caktohen si komitet ndërtimor i Kishës.
1–9, Zoti jep urdhërim lidhur me ngritjen e një shtëpie për punën e Presidencisë; 10–12, Një shtypshkronjë duhet të ngrihet; 13–17, Trashëgimi të ndryshme caktohen.
Seksioni 95
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 1 qershor 1833 (History of the Church, 1:350–352). Kjo zbulesë është një vazhdimësi e udhëzimeve hyjnore për të ndërtuar shtëpi për adhurim dhe udhëzim, veçanërisht shtëpinë e Zotit (shih seksionin 88:119–136 dhe seksionin 94).
1–6, Shenjtorët ndëshkohen për dështimin e tyre në ndërtimin e shtëpisë së Zotit; 7–10, Zoti dëshiron ta përdorë shtëpinë e tij për t’i dhuruar popullit të tij fuqi nga lart; 11–17, Shtëpia duhet të përkushtohet si një vend adhurimi dhe për shkollën e Apostujve.
Seksioni 96
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, duke treguar organizimin e qytetit ose të kunjit të Sionit në Kirtland, Ohio, më 4 qershor 1833, si një shembull për Shenjtorët në Kirtland (History of the Church, 1:352–353). Rasti ishte i një konference të priftërinjve të lartë dhe tema kryesore e marrë në konsideratë ishte dhënia e disa tokave, të njohura si ferma franceze, të zotëruara nga Kisha në Kirtland. Përderisa konferenca nuk mund të binte dakort se kush do të merrte përgjegjësi për fermën, të gjithë ranë dakort që t’i kërkonin Zotit lidhur me çështjen.
1, Kunji i Kirtland-it i Sionit duhet të bëhet i fortë; 2–5, Peshkopi duhet t’i ndajë trashëgimitë për Shenjtorët; 6–9, John Johnson duhet të jetë anëtar i urdhërit të bashkuar.
Seksioni 97
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 2 gusht 1833 (History of the Church, 1:400–402). Kjo zbulesë ka të bëjë kryesisht me punët e Shenjtorëve në Sion, konteja Jackson, Missouri, në përgjigje të kërkesës së Profetit drejtuar Zotit për informacion. Anëtarët e Kishës në Missouri i ishin nënshtruar në këtë kohë përndjekjes së rëndë dhe më 23 korrik 1833 ishin detyruar të nënshkruanin një marrëveshje për t’u larguar nga konteja Jackson.
1–2, Shumë prej Shenjtorëve në Sion (konteja Jackson, Missouri) bekohen për besnikërinë e tyre; 3–5, Parley P. Pratt përgëzohet për punët e tij në shkollën në Sion; 6–9, Ata që i mbajnë besëlidhjet e tyre, pranohen nga Zoti; 10–17, Një shtëpi duhet të ndërtohet në Sion, në të cilën të kulluarit në zemër do të shohin Perëndinë; 18–21, Sioni është të kulluarit në zemër; 22–28, Sioni do t’i shpëtojë ndëshkimit të Zotit, në qoftë se ai është besnik.
Seksioni 98
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 6 gusht 1833 (History of the Church, 1:403–406). Kjo zbulesë erdhi si pasojë e përndjekjes mbi Shenjtorët në Missouri. Ishte e natyrshme që Shenjtorët në Missouri, të cilët kishin vuajtur fizikisht dhe gjithashtu kishin humbur prona, do të ndienin një prirje ndaj shpagimit dhe hakmarrjes. Si rrjedhim, Zoti dha këtë zbulesë. Edhe pse disa lajme për problemet në Missouri pa dyshim e kishin arritur Profetin në Kirtland (një mijë e katërqind e dyzet kilometra larg), serioziteti i situatës mund t’i ishte bërë i njohur atij në këtë datë vetëm me anë të zbulesës.
1–3, Mundimet e Shenjtorëve do të jenë për të mirën e tyre; 4–8, Shenjtorët duhet të mbështesin ligjin kushtetues të tokës; 9–10, Njerëzit e ndershëm, të mençur dhe të mirë duhet të mbështeten për qeverisjen jofetare; 11–15, Ata që e japin jetën e tyre për kauzën e Zotit, do të kenë jetë të përjetshme; 16–18, Hiqni dorë nga lufta dhe shpallni paqe; 19–22, Shenjtorët në Kirtland qortohen dhe urdhërohen të pendohen; 23–32, Zoti zbulon ligjet e tij të cilat qeverisin përndjekjen dhe mundimet e shkaktuara mbi njerëzit e tij; 33–38, Lufta justifikohet vetëm kur Zoti e urdhëron atë; 39–48, Shenjtorët duhet t’i falin armiqtë e tyre, të cilët, nëse pendohen, gjithashtu do t’i shpëtojnë hakmarrjes së Zotit.
Seksioni 99
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit John Murdock-ut, në gusht 1832, në Hiram, Ohio. Edhe pse botimet e Doktrina e Besëlidhje, duke filluar me 1876, e kanë paraqitur këtë zbulesë si në Kirtland, në gusht 1833, botimet më të hershme dhe dokumenta të tjera historike vërtetojnë informacionin e saktë.
1–8, John Murdock-u thirret për të shpallur ungjillin dhe ata që e pranojnë atë, do të pranojnë Zotin dhe do të fitojnë mëshirë.
Seksioni 100
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Sidney Rigdon-it, në Perrysburg, New York, 12 tetor 1833 (History of the Church, 1:416, 419–421). Dy vëllezërit, duke qenë se kishin munguar prej familjeve të tyre për shumë ditë, ndien disa shqetësime për ta.
1–4, Joseph-i dhe Sidney të predikojnë ungjillin për shpëtimin e shpirtrave; 5–8, Atyre do t’u jepet në çastin e duhur se çfarë duhet të bëjnë; 9–12, Sidney duhet të jetë një zëdhënës dhe Joseph-i duhet të jetë një zbulues dhe i fuqishëm në dëshmi; 13–17, Zoti do të ngrejë një popull të kulluar dhe të bindurit do të shpëtohen.
Seksioni 101
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 16 dhjetor 1833 (History of the Church, 1:458–464). Në këtë kohë Shenjtorët që ishin mbledhur në Missouri, po vuanin përndjekje të madhe. Turma keqbërësish i kishin larguar ata nga shtëpitë e tyre në kontenë Jackson dhe disa prej Shenjtorëve ishin përpjekur të mblidheshin vetë në kontenë Van Buren, por persekutimi i ndoqi ata. Pjesa kryesore e Shenjtorëve ishte në atë kohë në kontenë Clay, Missouri. Kërcënimet me vdekje ndaj individëve të Kishës ishin të shumta. Njerëzit kishin humbur mobilje të shtëpisë, veshje, bagëti dhe pasuri të tjera personale, dhe shumë nga të mbjellat e tyre ishin shkatërruar.
1–8, Shenjtorët ndëshkohen dhe brengosen për shkak të shkeljeve të tyre; 9–15, Indinjata e Zotit do të bjerë mbi gjithë kombet, por populli i tij do të mblidhet e do të ngushëllohet; 16–21, Sioni dhe kunjat e tij do të ngrihen; 22–31, Natyra e jetës gjatë Mijëvjeçarit përshkruhet; 32–42, Shenjtorët do të bekohen dhe do të shpërblehen atëherë; 43–62, Shëmbëlltyra e fisnikut dhe e pemëve të ullirit simbolizon shqetësimet dhe shëlbimin përfundimtar të Sionit; 63–75, Shenjtorët duhet të vazhdojnë mbledhjen së bashku; 76–80, Zoti themeloi Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara; 81–101, Shenjtorët duhet të kërkojnë me ngulm dëmshpërblim për brengat, sipas shëmbëlltyrës së gruas dhe të gjykatësit të padrejtë.
Seksioni 102
Protokolli i organizimit të këshillit të parë të lartë të Kishës, në Kirtland, Ohio, më 17 shkurt 1834 Kirtland (History of the Church, 2:28–31). Protokolli origjinal u mbajt nga pleqtë Oliver Cowdery dhe Orson Hyde. Dy ditë më vonë, protokolli u korrigjua nga Profeti, iu lexua këshillit të lartë dhe u pranua nga këshilli. Vargjet 30 deri në 32, të cilat kanë të bëjnë me Këshillin e Dymbëdhjetë Apostujve, u shtuan nga Profeti Joseph Smith në 1835, kur ai e përgatiti këtë seksion për t’u botuar në Doktrina e Besëlidhje.
1–8, Një këshill i lartë caktohet për të zgjidhur vështirësi të rëndësishme të cilat ndodhin në Kishë; 9–18, Jepen procedura për dëgjimin e çështjeve; 19–23, Presidenti i këshillit merr vendimin; 24–34, Procedura e apelimit shpjegohet.
Seksioni 103
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 24 shkurt 1834 (History of the Church, 2:36–39). Kjo zbulesë u mor pas arritjes në Kirtland, Ohio, të Parley P. Pratt-it dhe Lyman Wight-it, të cilët kishin ardhur nga Missouri për t’u këshilluar me Profetin lidhur me ndihmat dhe rivendosjen e Shenjtorëve në tokat e tyre në kontenë Jackson.
1–4, Përse Zoti i lejoi Shenjtorët në kontenë Jackson të përndiqeshin; 5–10, Shenjtorët do të triumfojnë, nëse i zbatojnë urdhërimet; 11–20, Shëlbimi i Sionit do të vijë me anë të fuqisë dhe Zoti do të shkojë përpara popullit të tij; 21–28, Shenjtorët duhet të mblidhen në Sion dhe ata që e japin jetën e tyre, do ta gjejnë atë përsëri; 29–40, Vëllezër të ndryshëm thirren për të organizuar kampin e Sionit dhe për të shkuar në Sion; atyre u premtohet fitore, nëse janë besnikë.
Seksioni 104
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit më 23 prill 1834 lidhur me urdhërin e bashkuar ose urdhërin e Kishës për përfitimin e të varfërve (History of the Church, 2:54–60). Rasti ishte ai i një mbledhjeje të këshillit të Presidencisë së Parë dhe priftërinjve të tjerë të lartë, në të cilin nevojat e menjëhershme tokësore të njerëzve u morën në konsideratë. Urdhëri i bashkuar në Kirtland duhej të shpërndahej përkohësisht dhe të riorganizohej dhe pronësitë si kujdestari duhej të ndaheshin mes anëtarëve të urdhërit.
1–10, Shenjtorët që bëjnë shkelje ndaj urdhërit të bashkuar do të mallkohen; 11–16, Zoti siguron për Shenjtorët e tij sipas mënyrës së tij; 17–18, Ligji i ungjillit qeveris kujdesin për të varfërit; 19–46, Kujdestaritë dhe bekimet e vëllezërve të ndryshëm caktohen; 47–53, Urdhëri i bashkuar në Kirtland dhe urdhëri në Sion duhet të veprojnë të ndarë; 54–66, Thesari i shenjtë i Zotit ngrihet për botimin e shkrimeve të shenjta; 67–77, Thesari i përgjithshëm i urdhërit të bashkuar duhet të veprojë mbi bazën e miratimit të përbashkët; 78–86, Ata njerëz në urdhërin e bashkuar duhet t’i paguajnë të gjitha borxhet e tyre dhe Zoti do t’i çlirojë nga robëria financiare.
Seksioni 105
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në lumin Fishing, Missouri, më 22 qershor 1834 (History of the Church, 2:108–111). Dhuna e turmave kundër Shenjtorëve në Missouri ishte rritur dhe grupe të organizuara prej konteve të ndryshme kishin shpallur qëllimin e tyre për t’i shkatërruar njerëzit. Profeti kishte ardhur nga Kirtland-i në krye të një pjese të njohur si Kampi i Sionit, duke sjellë veshje dhe furnizime me ushqime. Ndërsa kjo pjesë kishte ngritur kampin në lumin Fishing, Profeti mori zbulesën.
1–5, Sioni do të ndërtohet në përputhje me ligjin çelestial; 6–13, Shëlbimi i Sionit vonohet për një stinë të vogël; 14–19, Zoti do t’i luftojë betejat e Sionit; 20–26, Shenjtorët duhet të jenë të urtë dhe të mos mburren për vepra të fuqishme, ndërkohë që mblidhen; 27–30, Toka në Jackson dhe në kontetë përreth duhet të blihet; 31–34, Pleqtë duhet të marrin një dhurim në shtëpinë e Zotit në Kirtland; 35–37, Shenjtorët që thirren dhe gjithashtu zgjidhen, do të shenjtërohen; 38–41, Shenjtorët duhet t’i ngrenë një flamur paqeje botës.
Seksioni 106
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 25 nëntor 1834 (History of the Church, 2:170–171). Kjo zbulesë i drejtohet Warren A. Cowdery-t, një vëllai më të madh të Oliver Cowdery-t.
1–3, Warren A. Cowdery thirret si udhëheqës kryesues lokal; 4–5, Ardhja e Dytë nuk do t’i befasojë fëmijët e dritës si një hajdut; 6–8, Bekime të mëdha ndjekin shërbimin besnik në Kishë.
Seksioni 107
Zbulesë për priftërinë, dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, e datës 28 mars 1835 (History of the Church, 2:209–217). Në datën e përmendur, të Dymbëdhjetët u takuan në këshill, duke rrëfyer dobësitë dhe paaftësitë e tyre individuale, duke shprehur pendim dhe duke kërkuar udhërrëfim të mëtejshëm nga Zoti. Ata ishin gati të ndaheshin nëpër misione për në distriktet e caktuara. Edhe pse pjesë të këtij seksioni u morën në ditën e përmendur, analet historike pohojnë se pjesë të ndryshme u morën në kohë të ndryshme, disa aq herët sa nëntori 1831.
1–6, Ka dy priftëri: Melkizedeke dhe Aarone; 7–12, Ata që mbajnë Priftërinë Melkizedeke, kanë fuqi të veprojnë në të gjitha detyrat e Kishës; 13–17, Peshkopi me këshillin e tij kryesojnë mbi Priftërinë Aarone, e cila administron në ordinancat e jashtme; 18–20, Priftëria Melkizedeke mban çelësat e gjithë bekimeve shpirtërore; Priftëria Aarone mban çelësat e shërbesës së engjëjve; 21–38, Presidencia e Parë, të Dymbëdhjetët dhe të Shtatëdhjetët përbëjnë kuorumet kryesuese, vendimet e të cilëve duhet të merren në unitet dhe drejtësi; 39–52, Rendi patriarkal ngrihet nga Adami te Noeu; 53–57, Shenjtorët e lashtë u mblodhën në Adam-ondi-Ahman dhe Zoti iu shfaq atyre; 58–67, Të Dymbëdhjetët duhet t’i vendosin në rregull të ngarkuarit e Kishës; 68–76, Peshkopët shërbejnë si gjykatës të përbashkët në Izrael; 77–84, Presidencia e Parë dhe të Dymbëdhjetët përbëjnë gjykatën më të lartë në Kishë; 85–100, Presidentët e priftërisë qeverisin kuorumet e tyre përkatëse.
Seksioni 108
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Kirtland, Ohio, më 26 dhjetor 1835 (History of the Church, 2:345). Ky seksion u mor me kërkesën e Lyman Sherman-it, i cili më parë ishte shuguruar një prift i lartë dhe një i shtatëdhjetë dhe i cili kishte ardhur te Profeti me një kërkesë për një zbulesë që t’i bënte të ditur detyrën e tij.
1–3, Lyman Sherman-i falet për mëkatet e tij; 4–5, Ai duhet të numërohet me pleqtë udhëheqës të Kishës; 6–8, Ai thirret për të predikuar ungjillin dhe për t’i forcuar vëllezërit e tij.
Seksioni 109
Lutje e dhënë në përkushtimin e tempullit në Kirtland, Ohio, më 27 mars 1836 (History of the Church, 2:420–426). Sipas thënies së shkruar të Profetit, kjo lutje iu dha atij me anë të zbulesës.
1–5, Tempulli i Kirtland-it u ndërtua si një vend për Birin e Njeriut për ta vizituar; 6–21, Ai duhet të jetë një shtëpi lutjeje, agjërimi, besimi, mësimi, lavdie e rregulli dhe një shtëpi e Perëndisë; 22–33, Të papenduarit që kundërshtojnë popullin e Zotit, u ngatërrofshin; 34–42, Shenjtorët shkofshin me fuqi për të mbledhur të drejtët e Sionit; 43–53, Shenjtorët u çlirofshin nga gjërat e tmerrshme që do të derdhen mbi të ligjtë në ditët e fundit; 54–58, Kombet dhe popujt dhe kishat u përgatitshin për ungjillin; 59–67, Judentjë, Lamanitët dhe gjithë Izraeli u shëlbefshin; 68-80, Shenjtorët u kurorëzofshin me lavdi e nder dhe fitofshin shpëtim të përjetshëm.
Seksioni 110
Vegime të dhëna Joseph Smith Profetit dhe Oliver Cowdery-t në tempullin e Kirtland-it, Ohio, më 3 prill 1836 (History of the Church, 2:435–436). Rasti ishte ai i një mbledhjeje në ditën e Shabatit. Profeti e fillon analin e tij për këto manifestime me këto fjalë: “Pasdite, unë ndihmova presidentët e tjerë në shpërndarjen e Darkës së Zotit Kishës, duke e marrë atë nga të Dymbëdhjetët, privilegji i të cilëve ishte të vepronin te tavolina e shenjtë këtë ditë. Pasi ua kisha kryer këtë shërbim vëllezërve të mi, unë u tërhoqa te katedra, velat duke qenë të lëshuara, dhe unë u përkula, me Oliver Cowdery-n, në lutje solemne dhe të heshtur. Pasi u ngritëm nga lutja, vegimi që pason u hap përpara nesh” (History of the Church, 2:435).
1–10, Zoti Jehova shfaqet në lavdi dhe e pranon tempullin e Kirtland-it si shtëpinë e tij; 11–12, Moisiu dhe Eliasi secili shfaqen dhe dorëzojnë çelësat dhe periudhat e tyre të kujdestarisë; 13–16, Elija kthehet dhe dorëzon çelësat e periudhës së tij të kujdestarisë, sikurse u premtua nga Malakia.
Seksioni 111
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Salem, Massachusetts, më 6 gusht 1836 (History of the Church, 2:465–466). Në këtë kohë udhëheqësit e Kishës ishin shumë në borxh për shkak të punëve të tyre në shërbesë. Duke dëgjuar që një sasi e madhe parash do të ishin në dispozicion të tyre në Salem, Profeti, Sidney Rigdon, Hyrum Smith dhe Oliver Cowdery udhëtuan për atje nga Kirtland, Ohio, për ta hetuar këtë thënie, gjithashtu duke predikuar ungjillin. Vëllezërit kryen disa çështje nga punët e Kishës dhe bënë ca predikim. Kur u bë e qartë se para nuk do të viheshin në dispozicion të tyre, ata u kthyen në Kirtland. Disa nga faktorët e dukshëm në sfond pasqyrohen në fjalët e kësaj zbulese.
1–5, Zoti kujdeset për nevojat tokësore të shërbëtorëve të tij; 6–11, Ai do të sillet plot mëshirë me Sionin dhe do t’i rregullojë të gjitha gjërat për të mirën e shërbëtorëve të tij.
Seksioni 112
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Thomas B. Marsh-it, në Kirtland, Ohio, më 23 korrik 1837 (History of the Church, 2:499–501). Kjo zbulesë përmban fjalët e Zotit për Thomas B. Marsh-in lidhur me Dymbëdhjetë Apostujt e Qengjit. Profeti shënon se kjo zbulesë u mor në ditën në të cilën ungjilli u predikua për herë të parë në Angli. Thomas B. Marsh ishte në atë kohë Presidenti i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.
1–10, Të Dymbëdhjetët duhet t’ua dërgojnë ungjillin dhe t’ua ngrenë zërin e paralajmërimit gjithë kombeve dhe popujve; 11–15, Ata duhet të marrin kryqin e tyre, të ndjekin Jezusin dhe të ushqejnë delet e tij; 16–20, Ata që pranojnë Presidencinë e Parë, pranojnë Zotin; 21–29, Errësira mbulon tokën dhe vetëm ata që besojnë dhe pagëzohen do të shpëtohen; 30–34, Presidencia e Parë dhe të Dymbëdhjetët mbajnë çelësat e periudhës së plotësisë së kohëve.
Seksioni 113
Përgjigje ndaj disa pyetjeve për shkrimet e Isaias, dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, mars 1838 (History of the Church, 3:9–10).
1–6, Trungu i Isait, degëza që doli prej tij, dhe rrënja e Isait përcaktohen; 7–10, Pjesa e mbetur, e shpërndarë e Sionit ka të drejtën e priftërisë dhe thirret për t’u kthyer te Zoti.
Seksioni 114
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Far West, Missouri, më 17 prill 1838 (History of the Church, 3:23).
1–2, Detyrat e Kishës, të mbajtura nga ata që nuk janë besnikë, do t’u jepen të tjerëve.
Seksioni 115
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Far West, Missouri, më 26 prill 1838, duke bërë të ditur vullnetin e Perëndisë lidhur me ndërtimin e atij vendi dhe të shtëpisë së Zotit (History of the Church, 3:23–25). Kjo zbulesë u drejtohet drejtuesve kryesues të Kishës.
1–4, Zoti e quan kishën e tij Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; 5–6, Sioni dhe kunjat e tij janë vende mbrojtjeje dhe strehimi për Shenjtorët; 7–16, Shenjtorët urdhërohen t’i ndërtojnë një shtëpi Zotit në Far West; 17–19, Joseph Smith-i mban çelësat e mbretërisë së Perëndisë mbi tokë.
Seksioni 116
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, pranë Wight’s Ferry, në një vend të quajtur Spring Hill, konteja Daviess, Missouri, më 19 maj 1838 (History of the Church, 3:35).
Seksioni 117
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Far West, Missouri 8 korrik 1838, lidhur me detyrat e menjëhershme të William Marks-it, Newel K. Whitney-t dhe Oliver Granger-it (History of the Church, 3:45–46).
1–9, Shërbëtorët e Zotit nuk duhet të lakmojnë gjëra tokësore, sepse “çfarë është pronë e Zotit?”; 10–16, Ata duhet të braktisin vogëlsinë e shpirtit dhe sakrificat e tyre do t’i shenjtërohen Zotit.
Seksioni 118
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Far West, Missouri, më 8 korrik 1838, në përgjigje të përgjërimit: “Tregona vullnetin tënd, O Zot, lidhur me të Dymbëdhjetët” (History of the Church, 3:46).
1–3, Zoti do të sigurojë për familjet e të Dymbëdhjetëve; 4–6, Vendet bosh në të Dymbëdhjetët mbushen.
Seksioni 119
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Far West, Missouri, më 8 korrik 1838, në përgjigje të përgjërimit: “O Zot! Tregoju shërbëtorëve të tu se sa shumë kërkon nga pronat e njerëzve të tu për të dhjetë” (History of the Church, 3:44). Ligji i së dhjetës, siç kuptohet sot, nuk i ishte dhënë Kishës përpara kësaj zbulese. Termi “e dhjetë” në lutjen e sapocituar dhe në zbulesat e mëparshme (64:23; 85:3; 97:11) nuk do të thoshte thjesht një të dhjetën, por gjithë ofertat ose kontributet me vullnet të lirë në fondet e Kishës. Zoti i kishte dhënë më përpara Kishës ligjin e përkushtimit dhe të kujdestarisë së pasurisë, të cilin anëtarët (kryesisht pleqtë udhëheqës) lidhën besën se duhej të ishte i përjetshëm. Për shkak të dështimit të pjesës më të madhe për ta mbajtur këtë besëlidhje, Zoti e tërhoqi atë për një farë kohe dhe dha në vend të tij ligjin e së dhjetës për të gjithë Kishën. Profeti i kërkoi Zotit se sa shumë nga pasuria e tyre kërkonte ai për qëllime të shenjta. Përgjigjja ishte kjo zbulesë.
1–5, Shenjtorët duhet të paguajnë pasurinë e tyre shtesë dhe më pas të japin, si të dhjetë, një të dhjetën e interesit të tyre çdo vit; 6–7, Një veprim i tillë do ta shenjtërojë tokën e Sionit.
Seksioni 120
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Far West, Missouri, më 8 korrik 1838, duke bërë të njohur përdorimin e pasurive prej të cilave ishte marrë e dhjeta, sikurse u përmend në zbulesën paraprirëse, seksioni 119 (History of the Church, 3:44).
Seksioni 121
Lutja dhe profecitë e shkruara nga Joseph Smith Profeti, ndërkohë që ishte i burgosur në burgun e Liberty-së, Missouri, të datës 20 mars 1839 (History of the Church, 3:289–300). Profeti dhe disa shokë kishin qenë për disa muaj në burg. Peticionet dhe apelimet e tyre drejtuar udhëheqësve ekzekutivë dhe gjykatës kishin dështuar të sillnin lirimin e tyre.
1–6, Profeti i përgjërohet Zotit për vuajtjen e Shenjtorëve; 7–10, Zoti i flet atij paqe; 11–17, Mallkuar janë të gjithë ata që ngrenë thirrje të rreme shkeljeje kundër popullit të Zotit; 18–25, Ata nuk do të kenë të drejtë për priftërinë dhe do të mallkohen; 26–32, Zbulesa të lavdishme u premtohen atyre që durojnë me besnikëri; 33–40, Përse shumë thirren dhe pak zgjidhen; 41–46, Priftëria duhet të përdoret vetëm me drejtësi.
Seksioni 122
Fjala e Zotit drejtuar Joseph Smith Profetit, ndërsa ai ishte i burgosur në burg në Liberty, Missouri, në mars 1839 (History of the Church, 3:300–301).
1–4, Skajet e tokës do të pyesin për emrin e Joseph Smith-it; 5–7, Gjithë rreziqet dhe mundimet e tij do t’i japin përvojë dhe do të jenë për të mirën e tij; 8–9, Biri i Njeriut ka zbritur poshtë atyre të gjithave.
Seksioni 123
Detyra e Shenjtorëve në lidhje me përndjekësit e tyre, siç u paraqit nga Joseph Smith Profeti, ndërsa ishte i burgosur në burgun e Liberty-së, Missouri, në mars 1839 (History of the Church, 3:302–303).
1–6, Shenjtorët duhet të mbledhin dhe të botojnë një rrëfim të vuajtjeve dhe përndjekjeve të tyre; 7–10, I njëjti shpirt që ngriti besime të rreme, gjithashtu çon në përndjekjen e Shenjtorëve; 11–17, Shumë vetë mes të gjitha sekteve do ta pranojnë përsëri të vërtetën.
Seksioni 124
Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit, në Nauvoo, Illinois, më 19 janar 1841 (History of the Church, 4:274–286). Për shkak të përndjekjeve në rritje dhe procedurave ilegale kundër tyre nga udhëheqësit qeveritarë, Shenjtorët ishin detyruar të linin Missouri-n. Urdhëri i shfarosjes i lëshuar nga Lilburn W. Boggs-i, guvernatori i Missouri-t, i datës 27 tetor 1838, i kishte lënë ata pa asnjë zgjedhje tjetër (History of the Church, 3:175). Në 1841, kur kjo zbulesë u dha, qyteti i Nauvoo-së, që zinte vendin e fshatit të mëparshëm të Commerce-t, Illinois, ishte ndërtuar nga Shenjtorët dhe atje ishin ngritur zyrat qendrore të Kishës.
1–14, Joseph Smith-i urdhërohet t’i bëjë një shpallje solemne të ungjillit presidentit të Shteteve të Bashkuara, guvernatorëve dhe sundimtarëve të tjerë të kombeve; 15–21, Hyrum Smith, David W. Patten, Joseph Smith Plaku dhe të tjerë mes të gjallëve dhe të vdekurve bekohen për integritetin dhe virtytet e tyre; 22–28, Shenjtorët urdhërohen të ndërtojnë si një shtëpi për të mbajtur të huajt, ashtu dhe një tempull në Nauvoo; 29–36, Pagëzimet për të vdekurit duhet të kryhen në tempuj; 37–44, Njerëzit e Zotit gjithmonë ndërtojnë tempuj për kryerjen e ordinancave të shenjta; 45–55, Shenjtorët shfajësohen nga ndërtimi i tempullit në kontenë Jackson për shkak të shtypjes nga armiqtë e tyre; 56–83, Udhëzime jepen për ndërtimin e Shtëpisë së Nauvoo-së; 84–96, Hyrum Smith thirret të jetë patriark, për të marrë çelësat dhe për të qëndruar në vend të Oliver Cowdery-t; 97–122, William Law dhe të tjerë këshillohen në punët e tyre; 123–145, Drejtues të përgjithshëm dhe lokalë emërohen, së bashku me detyrat dhe lidhjet e tyre të kuorumeve.
Seksioni 125
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Nauvoo, Illinois, mars 1841, lidhur me Shenjtorët në territorin e Iowa-s (History of the Church, 4:311–312).
1–4, Shenjtorët duhet të ndërtojnë qytete dhe të mblidhen në kunjat e Sionit.
Seksioni 126
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në shtëpinë e Brigham Young-ut, në Nauvoo, Illinois, më 9 korrik 1841 (History of the Church, 4:382). Në këtë kohë Brigham Young-u ishte Presidenti i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.
1–3, Brigham Young-u përgëzohet për punët e tij dhe lirohet nga udhëtimi i ardhshëm jashtë shtetit.
Seksioni 127
Një letër nga Joseph Smith Profeti për Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme në Nauvoo, Illinois, që përmban udhëzime për pagëzimin për të vdekurit, në Nauvoo, datuar 1 shtator 1842 (History of the Church, 5:142–144).
1–4, Joseph Smith-i përlëvdohet në përndjekje dhe shqetësim; 5–12, Dokumente duhet të mbahen lidhur me pagëzimet për të vdekurit.
Seksioni 128
Një letër nga Joseph Smith Profeti për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, që përmban udhëzime të mëtejshme për pagëzimin për të vdekurit, në Nauvoo, datuar 6 shtator 1842 (History of the Church, 5:148–153).
1–5, Regjistrues lokalë dhe të përgjithshëm duhet të vërtetojnë faktin e pagëzimeve për të vdekurit; 6–9, Analet e tyre lidhen dhe regjistrohen në tokë dhe në qiell; 10–14, Vaska e pagëzimit është e ngjashme me varrin; 15–17, Elija rivendosi fuqinë lidhur me pagëzimin për të vdekurit; 18–1, Gjithë çelësat, fuqitë dhe autoritetet e periudhave të kaluara të kujdestarisë janë rivendosur; 22–25, Lajme të mira dhe të lavdishme shpallen për të gjallët dhe për të vdekurit.
Seksioni 129
Udhëzime dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Nauvoo, Illinois, më 9 shkurt 1843, duke bërë të njohur tre çelësat e mëdhenj me anë të të cilave karakteri i vërtetë i engjëjve shërbestarë dhe i shpirtrave mund të dallohet (History of the Church, 5:267).
1–3, Ka si trupa të ringjallur, ashtu edhe trupa shpirtërorë në qiell; 4–9, Jepen çelësa me anë të të cilave lajmëtarët nga përtej velit mund të përcaktohen.
Seksioni 130
Çështje udhëzimi dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Ramus, Illinois, më 2 prill 1843 (History of the Church, 5:323–325).
1–3, Ati dhe Biri mund t’u shfaqen personalisht njerëzve; 4–7, Engjëjt banojnë në një sferë çelestiale; 8–9, Toka çelestiale do të jetë një Urim dhe Thumim i madh; 10–11, Një gur i bardhë u jepet të gjithë atyre që hyjnë në botën çelestiale; 12–17, Koha e Ardhjes së Dytë i fshihet Profetit; 18–19, Inteligjenca e fituar në këtë botë ngrihet me ne në Ringjallje; 20–21, Të gjitha bekimet vijnë nëpërmjet bindjes ndaj ligjit; 22–23, Ati dhe Biri kanë trupa prej mishi dhe kockash.
Seksioni 131
Udhëzime nëpërmjet Joseph Smith Profetit, dhënë në Ramus, Illinois, më 16 dhe 17 maj 1843 (History of the Church, 5:392–393).
1–4, Martesa çelestiale është thelbësore për ekzaltimin në qiellin më të lartë; 5–6, Shpjegohet se si vulosen njerëzit për jetën e përjetshme; 7–8, Gjithë shpirti është materie.
Seksioni 132
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Nauvoo, Illinois, regjistruar më 12 korrik 1843, lidhur me besëlidhjen e re dhe të përjetshme, duke përfshirë përjetësinë e besëlidhjes së martesës dhe gjithashtu të paturin e shumë grave (History of the Church, 5:501–507). Megjithëse zbulesa u regjistrua në 1843-in, është e dukshme nga dokumentat historike që doktrinat dhe parimet e përfshira në këtë zbulesë ishin bërë të njohura nëpërmjet Profetit që në 1831-in.
1–6, Ekzaltimi fitohet nëpërmjet besëlidhjes së re dhe të përjetshme; 7–14, Termat dhe kushtet e asaj besëlidhjeje përcaktohen; 15–20, Martesa çelestiale dhe një vazhdimësi e njësisë familjare i bën njerëzit të aftë për t’u bërë perëndi; 21–25, Udha e ngushtë dhe e ngushtuar çon në jetë të përjetshme; 26–27, Jepet ligji lidhur me blasfeminë kundër Frymës së Shenjtë; 28–39, Premtime të rritjes dhe ekzaltimit të përjetshëm u bëhen profetëve dhe Shenjtorëve në të gjitha epokat; 40–47, Joseph Smith-it i jepet fuqi për të lidhur e vulosur në tokë dhe në qiell; 48–50, Zoti vulos mbi të ekzaltimin e tij; 51–57, Emma Smith-i këshillohet të jetë besnike dhe e vërtetë; 58–66, Ligje që qeverisin të paturit e shumë grave, përcaktohen.
Seksioni 133
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit, në Hiram, Ohio, më 3 nëntor 1831 (History of the Church, 1:229–234). Në parathënie të kësaj zbulese Profeti shkroi: “Në këtë kohë kishte shumë gjëra që Pleqtë dëshironin t’i dinin lidhur me predikimin e Ungjillit banorëve të tokës dhe lidhur me mbledhjen; dhe me qëllim që të ecnin në dritën e vërtetë dhe të udhëzoheshin nga lart, më 3 nëntor 1831 unë i kërkova Zotit dhe mora zbulesën e rëndësishme që pason” (History of the Church, 1:229). Ky seksion iu shtua fillimisht librit “Doktrina e Besëlidhje” si një shtesë dhe më pas iu caktua një numër seksioni.
1–6, Shenjtorët urdhërohen të përgatiten për Ardhjen e Dytë; 7–16, Gjithë njerëzit urdhërohen të largohen nga Babilonia, të vijnë në Sion dhe të përgatiten për ditën e madhe të Zotit; 17–35, Ai do të qëndrojë në malin e Sionit, kontinentet do të bëhen një tokë dhe fiset e humbura të Izraelit do të kthehen; 36–40, Ungjilli u rivendos nëpërmjet Joseph Smith-it për t’u predikuar në të gjithë botën; 41–51, Zoti do të zbresë me hakmarrje mbi të ligjtë; 52–56, Ai do të jetë viti i të shëlbuarve të tij; 57–74, Ungjilli duhet të dërgohet për t’i shpëtuar Shenjtorët dhe për shkatërrimin e të ligjve.
Seksioni 134
Një deklaratë e besimit lidhur me qeveritë dhe ligjet në përgjithësi, e pranuar me votim unanim në një kuvend të përgjithshëm të Kishës, të mbajtur në Kirtland, Ohio, më 17 gusht 1835 (History of the Church, 2:247–249). Rasti ishte një mbledhje e udhëheqësve të Kishës, të tubuar së bashku për të marrë në shqyrtim përmbajtjen e propozuar për botimin e parë të “Doktrina e Besëlidhje-ve”. Në atë kohë, kësaj deklarate iu dha parathënia e mëposhtme: “Me qëllim që besimi ynë lidhur me qeveritë dhe ligjet tokësore në përgjithësi të mos keqinterpretohet, as keqkuptohet, ne e kemi menduar të përshtatshme të paraqesim, në mbyllje të këtij vëllimi, mendimin tonë përsa i përket kësaj gjëje” (History of the Church, 2:247).
1–4, Qeveritë duhet të ruajnë lirinë e ndërgjegjes dhe të adhurimit; 5–8, Gjithë njerëzit duhet t’i përkrahin qeveritë e tyre dhe i detyrohen respekt dhe nderim ligjit; 9–10, Shoqëritë fetare nuk duhet të ushtrojnë fuqi civile; 11–12, Njerëzit shfajësohen në mbrojtje të vetvetes dhe të pasurisë së tyre.
Seksioni 135
Martirizimi i Joseph Smith Profetit dhe vëllait të tij, Hyrum Smith Patriarkut, në Carthage, Illinois, më 27 qershor 1844 (History of the Church, 6:629–631). Ky dokument u shkrua nga Plaku John Taylor i Këshillit të të Dymëdhjetëve, i cili ishte dëshmitar i ngjarjeve.
1–2, Joseph-i dhe Hyrum-i u martirizuan në burgun e Carthage-it; 3, Pozita e shquar e Profetit shpallet; 4–7, Gjaku i tyre i pafajshëm dëshmon për të vërtetën dhe hyjninë e punës së tyre.
Seksioni 136
Fjala dhe vullneti i Zotit, dhënë nëpërmjet Presidentit Brigham Young kampit të Izraelit, në Lagjet Dimërore, toka e Omaha-së, në bregun perëndimor të lumit Missouri, pranë Council Bluffs, Iowa (Journal History of the Church, 14 janar 1847).
1–16, Si duhet të organizohet kampi i Izraelit për udhëtimin, sepse udhëtimi drejt perëndimit shpjegohet; 17–27, Shenjtorët urdhërohen të jetojnë sipas standardeve të shumta të ungjillit; 28–33, Shenjtorët duhet të këndojnë, vallëzojnë, luten dhe mësojnë urtësi; 34–42, Profetët vriten që ata të mund të nderohen dhe të ligjtë të ndëshkohen.
Seksioni 137
Një vegim i dhënë Joseph Smith Profetit, në tempullin në Kirtland, Ohio, më 21 janar 1836 (History of the Church, 2:380–381). Rasti ishte administrimi i ordinancave të dhurimit, për aq sa ato ishin zbuluar në atë kohë.
1–6, Profeti sheh vëllanë e tij Alvin në mbretërinë çelestiale; 7–9, Doktrina e shpëtimit për të vdekurit zbulohet; 10, Gjithë fëmijët shpëtohen në mbretërinë çelestiale.
Seksioni 138
Një vegim dhënë Presidentit Joseph F. Smith në Salt Lake City, Utah, më 3 tetor 1918. Në fjalën e tij të hapjes në Konferencën e Përgjithshme Gjysmëvjetore të 89-të të Kishës, më 4 tetor 1918, Presidenti Smith shpalli se kishte marrë disa komunikime hyjnore gjatë muajve të mëparshëm. Një nga këto, lidhur me vizitën e Shpëtimtarit te shpirtrat e të vdekurve, ndërkohë që trupi i tij ishte në varr, Presidenti Smith e kishte marrë para një dite. Ai ishte shkruar menjëherë pas mbylljes së konferencësh. Më 31 tetor 1918, iu dorëzua këshilltarëve të Presidencisë së Parë, Këshillit të të Dymbëdhjetëve dhe Patriarkut dhe u pranua prej tyre në mënyrë unanime.
1–10, Presidenti Joseph F. Smith përsiat për shkrimet e Pjetrit dhe vizitën e Zotit tonë në botën e shpirtrave; 11–24, Presidenti Smith sheh të vdekurit e drejtë të mbledhur në parajsë dhe shërbesën e Krishtit mes tyre; 25–37, Ai sheh se si predikimi i ungjillit u organizua mes shpirtrave; 38–52, Ai sheh Adamin, Evën dhe shumë prej profetëve të shenjtë në botën e shpirtrave, të cilët e konsideronin gjendjen e shpirtrave të tyre përpara ringjalljes si një robëri; 53–60, Të vdekurit e drejtë të kësaj dite i vazhdojnë punët e tyre në botën e shpirtrave.

Deklarata Zyrtare

DEKLARATA ZYRTARE—1
DEKLARATA ZYRTARE—2