Seminaries and Institutes Callings
Synimi i Seminareve dhe Instituteve të Fesë


“Synimi i Seminareve dhe Instituteve të Fesë”, Synimi i Seminareve dhe Instituteve të Fesë (2022)

“Synimi i Seminareve dhe Instituteve të Fesë”, Synimi i Seminareve dhe Instituteve të Fesë

Synimi i Seminareve dhe Instituteve të Fesë

Qëllimi ynë është që të ndihmojmë rininë dhe të rinjtë e të rejat në moshë madhore që ta thellojnë kthimin e tyre në besim te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij i rivendosur, të kualifikohen për bekimet e tempullit dhe të përgatiten vetë, të përgatitin familjet e tyre dhe të tjerët për jetë të përjetshme me Atin e tyre në Qiell.

Për të arritur qëllimin tonë:

Jetojmë

Ne e jetojmë ungjillin e Jezu Krishtit dhe përpiqemi fort për shoqërimin e Frymës së Shenjtë. Sjellja dhe marrëdhëniet tona janë shembullore në shtëpi, në klasë dhe në komunitet. Ne vazhdimisht kërkojmë t’i përmirësojmë kryerjen, dijen, qëndrimin dhe karakterin tonë. Ne i dëgjojmë me kujdes profetët e gjallë të Perëndisë dhe i ndjekim mësimet dhe drejtimin e tyre të frymëzuar.

Japim Mësim

Ne e përqendrojmë çdo përvojë të të mësuarit te Jezu Krishti dhe te shembulli, cilësitë dhe fuqia e Tij shëlbuese. Ne i ndihmojmë nxënësit dhe studentët të mësojnë ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit, siç gjendet në shkrimet e shenjta dhe në fjalët e profetëve. Ne i ndihmojmë nxënësit dhe studentët ta përmbushin rolin e tyre për të mësuar vetë. Ne përpiqemi fort ta ftojmë Frymën e Shenjtë që të përmbushë rolin e Tij në çdo përvojë të të mësuarit.

Udhëheqim

Ne e modelojmë udhëheqjen tonë sipas shembullit të Jezu Krishtit. Ne i ftojmë dhe i nxitim të gjithë rininë dhe të rinjtë e të rejat në moshë madhore që të marrin pjesë në seminar dhe institut. Ne synojmë t’i forcojmë ata që udhëheqim, ta administrojmë me efektshmëri punën dhe të krijojmë unitet me të tjerët. Përpjekjet tona u vijnë në ndihmë dhe i përkrahin individët, familjet dhe udhëheqësit e priftërisë.