2008
Përmbajtja
Mars 2008


Përmbajtja

MARS 2008

VOLUMI 10 • NUMRI 1

MIRËSEVINI NË KËTË BOTIM TË VEÇANTË

Kur lexoni rrëfimet e shkrimeve të shenjta mbi jetën dhe shërbesën së Tij, arrini të kuptoni se sa shumë Jezu Krishti mishëronte dashurinë. Ai shëroi dhe bekoi. Ai vështroi përtej dobësisë njerëzore për të parë zemrën—duke dhuruar shpresë, shërim dhe falje nëpërmjet shërbesës, mësimeve dhe sakrificës së Tij të madhe shlyese.

Ai, i njëjti Shpëtimtar, Biri i Perëndisë, jeton. Ai e njeh zemrën tonë dhe na do. Ai ka dhembshuri dhe dëshiron të na bekojë. Ky është mesazhi i kësaj reviste. Do ta gjeni atë në fjalët e profetëve dhe apostujve të gjallë, të cilët na mësojnë se kush është Krishti dhe çfarë na dhuron Ai. Dhe do ta gjeni atë në dëshmitë e njerëzve të zakonshëm, jetët e të cilëve janë bekuar ngaqë kanë pranuar ftesën e Krishtit për të shkuar tek Ai, për të mësuar prej Tij dhe për ta ndjekur Atë.

Ju ftojmë t’i studioni plot lutje këto mesazhe, t’i përvetësoni ato dhe t’i ndani me të tjerët.

— Botuesit

PËRDORIMI I KËTIJ MANUALI

Kuptimi i Titujve të Jezu Krishtit. Nëpër shkrimet e shenjta, Jezusi njihet me shumë emra. Disa prej tyre diskutohen në këto botim. Si e keni ndier dashurinë e Tij si pasojë e njohjes së emrave të Tij dhe kuptimit të secilit prej tyre në jetën tuaj.

Duke dëshmuar për Shpëtimtarin. Pasi të lexoni “Becoming a Witness of Christ” (fq. 58), mendoni disa mënyra se si ju mundeni—dhe faktikisht—qëndroni si dëshmitar i Tij. Si e forcojnë besimin tuaj këto shprehje?

Mësimdhënia dhe Nxënia e Ungjillit. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mundëson shumë burime për mësimdhënien e ungjillit në shtëpi dhe në Kishë. Për më tepër informacion vizitoni www.ldscatalog.com ose qendrën tuaj lokale të shpërndarjes.