2008
ARSIMIM
Tetor 2008


ARSIMIM

Plane për të Ardhmen

Përgatituni të jeni një ndikim për mirë në botë. Arsimohuni dhe jini entuziastë në të mësuar. Frekuentoni seminarin.

U ktheva nga fusha e misionit me shumë shpresa në lidhje me punësimin. Edhe pse kisha punuar më parë, nuk kisha kualifikime, prandaj bëra ç’munda për të gjetur punë, por nuk qeshë kurrë e kënaqur dhe nuk mund të shihja ndonjë përparim në të ardhmen time.

Gjithmonë kisha dashur të studioja, por nuk mund të paguaja për shkollimin dhe familja ime nuk ishte në gjendje të më ndihmonte.

Kur u krijua Fondi i Përhershëm Arsimor, pashë një mundësi për të ndryshuar të ardhmen time. U mbështeta tek Ati im Qiellor që të më ndihmonte, dhe kështu zgjodha një kurs studimi me frymëzimin e Tij.

Zgjodha të studioja infermieri. Shkollimi im kërkoi shumë studim dhe përkushtim. Por unë u pasionova pas infermierisë. Tre muaj pas diplomimit, qeshë në gjendje të gjeja punësim në një nga spitalet më të mira në Alagoas të Brazilit.

Kam shumë plane për të ardhmen. Po planifikoj të vazhdoj studime të përparuara për infermieri dhe kam filluar ta paguaj huanë time, që të tjerët të mund të kenë mundësinë të arsimohen dhe të marrin bekimet që vijnë bashkë me të.