2013
Dëgjimi i Nxitjeve
janar 2013


Rinia

Dëgjimi i Nxitjeve

Një natë, kushërira ime e vogël, u largua nga shtëpia, kështu që nxitova të shkoja ta kërkoja. Teksa i jepja makinës, u luta që Shpirti të më ndihmonte. E dija se Perëndia do të më përgjigjej e do të më drejtonte, dhe u përpoqa t’i dëgjoja nxitjet e Shpirtit. Por kur nuk munda të dëgjoja gjë, fillova të ndihesha e dëshpëruar dhe ndieva se Shpirti nuk po më nxiste.

Megjithëse dëshiroja të shkoja shumë më larg për të kërkuar, ndieva se duhet të rrija në zonën përreth shtëpisë së kushërirës sime. Kështu vendosa ta ngisja edhe njëherë makinën rrotull zonës. Teksa ndalova në një kryqëzim, pashë siluetën e një vajze të vogël tek ecte. E kisha gjetur kushërirën time!

Kur dola nga makina dhe vrapova drejt saj, e kuptova se Shpirti kishte qenë duke më drejtuar gjatë gjithë kohës duke më ndihmuar të ndieja se duhej të qëndroja në të njëjtën zonë. Për shkak se kisha kërkuar të dëgjoja një zë të qetë, unë pothuajse i shpërfilla nxitjet e Shpirtit. Pastaj e kuptova se shumë herë ne nuk do të dëgjojmë një zë, por do të ndiejmë mbresa në zemrat tona.

Isha kaq mirënjohëse për udhërrëfimin e Shpirtit. Me të vërtetë Ai është gjithmonë atje! Ashtu siç thonë shkrimet e shenjta: “Fryma e Shenjtë do të jetë shoqëruesi yt i vazhdueshëm” (DeB 121:46).

Nëse jemi të denjë për udhërrëfimin e Shpirtit dhe i kushtojmë vëmendje, ne mund të jemi mjete në duart e Perëndisë për të bërë mirë për shumë njerëz. Me shoqërimin e përhershëm të Shpirtit, ne do ta dimë rrugën se nga duhet të shkojmë.