Muzika
Eni Shenjtor’


21

Eni Shenjtor’ 

Me bindje

1. Eni shenjtor’, punën mos kini frik’;

Por ecni me gëzim.

Dhe pse ky udh’tim duket i vështir’,

Dita do të ket’ hir.

Më mir’ për ne të mund t’punojm’,

Shqet’simet tona t’i largojm’;

Bëjm’ k’të dhe zemrat do t’ken’ g’zim –

Gjithçka mir’! Gjithçka mir’!

2. Pse të vajtojm’ se i rënd’ ësht’ yni fat?

S’ësht’ ashtu; gjithçka mir’.

Pse të mendojm’ do t’fitojm’shpërblim t’madh

Luft’s po t’i shmangemi?

Gati t’jeni; guxim t’merrni.

Per’ndia kurr’ nuk na braktis;

Shpejt një legjend’ do të themi –

Gjithçka mir’! Gjithçka mir’!

3. Vendin do t’gjejm’ Per’ndia na e dha sot,

Fort larg në perëndim,

Atje askush s’na tremb e s’na nget dot;

Shenjtor’t do t’ken’ bekim.

Gjith’ ajri veç muzik’ do t’ket’,

Lavdi do i thurim Per’ndis’,

Mbret; Mbi gjithçka k’to fjal’ do t’themi –

Gjithçka mir’! Gjithçka mir’!

4. Edhe në vdekshim përgjat’ udh’timit,

G’zohuni! Gjithçka mir’!

Do t’rrojm’ me t’drejtët t’lir’ prej mundimit

Dhe prej hidhërimit!

Por n’se jeta na shpëtohet

Shenjtor’t t’i shohim në prehje,

O, ky kor do t’thot’ plot ushtim –

Gjithçka mir’! Gjithçka mir’!

Teksti: William W. Clayton, 1814–1879

Muzika: Këngë popullore angleze

Doktrina e Besëlidhje 61:36–39

Doktrina e Besëlidhje 59:1–4