Muzika
Per’ndi t’Jesh kur Sioni Këndon


44

Per’ndi t’Jesh kur Sioni Këndon 

Me madhështi

1. Per’ndi t’jesh kur Sioni këndon,

G’zim prej pranis’ Tënde buron.

T’kaloj’ me Ty një dit’ në tok’,

Vlen m’shum’ se mij’ra dit’ gazplot’.

2. Gëzofsha vendin më t’rëndomt’

N’shtëpin’ Tënde, Per’ndi hirplot’,

As pushtet, as tenda t’prehjes

S’më tundojn’ t’lë derën Tënde.

3. Per’ndia ësht’ diell’, dita jon’,

Mburoj’ që ruan udhën ton’,

Prej sulmeve t’ferrit, m’katit,

T’armiqve dhe të brend shmes frik’.

4. T’nevojshmin hir Per’ndia dhuron

At’ hir plot lavdi kuror’zon.

Gjithçka na jep, të drejtit shpirt

Nuk i mban larg asnjë bekim.

5. Per’ndis’, Mbretit ton’ plot sundim,

I binden qielloret ushtri

(Dhe djajtë largohen nga Ti),

Bekuar kush ka besim tek Ti!

Teksti: Isaac Watts, 1674–1748

Muzika: Joseph J. Daynes, 1851–1920

Psalmet 84:9–12