Muzika
Dashuri që Birin Lëvdon


192

Dashuri që Birin Lëvdon 

Plot paqe

1. Dashuri që Birin lëvdon,

Dashuri që bindje tregon,

Dashuri që ne na bashkon –

Sot frymën time mbush;

Sot frymën time mbush.

2. Dashuri që familjen mbledh,

Dashuri q’pran’ Tij zemrat sjell,

Dashuri që përjet’sisht’ rrjedh –

Sot frymën time mbush;

Sot frymën time mbush.

3. Dashuri që humbjen e mposht,

Dashuri që hidh’rim largon,

Dashuri që jetën plot’son –

Sot frymën time mbush;

Sot frymën time mbush.

4. Zot, vullnet më jep të shëroj;

Zot, nga armik në mik m’ndrysho;

Zot, gjer në fund Ti më ndihmo –

Sot frymën time mbush;

Sot frymën time mbush.

Teksti dhe muzika: Lorin F. Wheelwright, 1909–1987. © 1969, 1985 Lorin F. Wheelwright. Ky himn mund të kopjohet për t’u përdorur me raste në kishë ose në shtëpi, jo për tregti.

Moroni 7:45–48

Gjoni 17:20–23