Shkrimet e Shenjta
1 Nefi 6


Kapitulli 6

Nefi shkruan për gjërat e Perëndisë—Qëllimi i Nefit është që të bindë njerëzit që të vijnë te Perëndia i Abrahamit dhe të shpëtohen. Rreth 600–592 para K.

1 Dhe tani unë, Nefi, nuk e jap gjenealogjinë e etërve të mi në këtë pjesë të analit; dhe as nuk do ta jap ndonjëherë mbi këto fletë që unë po i shkruaj, pasi është dhënë në analin që është mbajtur nga ati im, kështu që unë nuk e shkruaj këtu.

2 Pasi mua më mjafton të them se ne jemi pasardhës të Jozefit.

3 Dhe s’ka rëndësi për mua që unë të jap veçanërisht një rrëfim të plotë për të gjitha gjërat e atit tim, pasi ato nuk mund të shkruhen mbi këto fletë, pasi dua ta ruaj vendin, që të mund të shkruaj për gjërat e Perëndisë.

4 Sepse i gjithë qëllimi im është që të mund të bind njerëzit, që të vijnë te Perëndia i Abrahamit, dhe te Perëndia i Isakut, dhe te Perëndia i Jakobit, dhe të shpëtohen.

5 Prandaj, gjërat që i pëlqejnë botës unë nuk i shkruaj, por gjërat që i pëlqejnë Perëndisë dhe atyre që nuk janë të botës.

6 Kështu që do t’i jap urdhërim farës sime, që të mos i zënë këto fletë me gjëra pa vlerë për fëmijët e njerëzve.