Ndihma për Studimin
PJS, Lluka 16


PJS, Lluka 16:16–23 (krahaso Lluka 16:16–18)

(Jezusi dha rrethanat për shëmbëlltyrën e pasanikut dhe të Llazarit.)

16 Dhe ata i thanë: Ne kemi ligjin dhe profetët; por sa për këtë njeri, ne nuk do ta pranojmë të jetë udhëheqësi ynë; sepse ai e bën vetveten të jetë gjykatës mbi ne.

17 Atëherë Jezusi u tha: Ligji dhe profetët dëshmojnë për mua; po, dhe të gjithë profetët që kanë shkruar, madje deri Gjoni, kanë parashikuar për këto ditë.

18 Që nga ajo kohë, mbretëria e Perëndisë predikohet dhe kushdo që kërkon të vërtetën, përpiqet të hyjë në të.

19 Dhe është më lehtë që qielli dhe toka të mbarojnë, sesa një grimcë e ligjit të dështojë.

20 Dhe përse u mësoni ligjin dhe mohoni atë që është shkruar; dhe mallkoni atë që Ati e ka dërguar për të përmbushur ligjin, që ju të gjithë të mund të shëlbeheni?

21 O budallenj! Sepse ju keni thënë në zemrat tuaja: Nuk ka Perëndi. Dhe shtrembëroni udhën e drejtë; dhe mbretëria e qiellit pëson dhunë nga ju; dhe i përndiqni të përulurit; dhe në dhunën tuaj kërkoni të shkatërroni mbretërinë; dhe i merrni fëmijët e mbretërisë me forcë. Mjerë ju, ju kurorëshkelës!

22 Dhe ata e shanë përsëri, duke qenë të inatosur për thënien se ishin kurorëshkelës.

23 Por ai vazhdoi, duke thënë: Kush e lëshon gruan e vet dhe martohet me një tjetër, bën shkelje të kurorës; dhe kush martohet me atë që është lëshuar nga burri i saj, bën shkelje të kurorës. Në të vërtetë unë ju them: Unë do t’ju krahasoj me pasanikun.