Grua duke studiuar

Ese mbi Temat e Ungjillit

Në fillim të viteve 1830, kur Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ishte më pak se trivjeçare, Zoti i ftoi anëtarët e Kishës që të kërkonin urtësi me anë të studimit dhe me anë të ushtrimit të besimit:

“Dhe ngaqë jo të gjithë kanë besim, kërkoni me zell dhe i mësoni njëri-tjetrit fjalë urtësie; po, kërkoni nga librat më të mirë fjalët e urtësisë; kërkoni të mësoni, madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit” (DeB 88:118).

Kjo është më shumë sesa një këshillim i thjeshtë që të mësojmë për ungjillin. Është një ftesë nga Zoti që ta dallojmë se jo të gjitha burimet e njohurisë janë njëlloj të besueshme. Kërkimi “nga librat më të mirë” nuk do të thotë të kërkojmë vetëm një grup mendimesh, por kërkon nga ne që të dallojmë midis burimeve të besueshme dhe burimeve që nuk janë të besueshme.

Duke e dalluar se sot kaq shumë informacion mbi Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mund të fitohet nga burime të dyshimta dhe shpesh të pasakta, zyrtarët e Kishës filluan të botojnë në vitin 2013 ese të zgjeruara, të drejtpërdrejta, për një numër temash. Qëllimi i këtyre eseve, të cilat janë miratuar nga Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve, ka qenë që të mblidhet informacion i saktë nga shumë burime e botime të ndryshme dhe ai të vendoset në seksionin Tema të Ungjillit në LDS.org, ku materiali mund të merret dhe të studiohet më me lehtësi nga anëtarët e Kishës dhe grupe të tjera të interesuara.

Kisha vendos theksim të madh mbi njohurinë dhe mbi rëndësinë e të qenit i mirinformuar rreth historisë, doktrinës dhe praktikave të Kishës. Kërkimi i vazhdueshëm historik, rishikimet e programit mësimor të Kishës dhe përdorimi i teknologjive të reja që lejojnë një studim më sistematik dhe tërësor të shkrimeve të shenjta, që të gjitha janë zbatuar nga Kisha për atë qëllim. Sërish ne i nxitim anëtarët t’i studiojnë esetë në seksionin Tema të Ungjillit, të cituara në hallkat lidhëse në të djathtë ndërkohë që ata “kërko[jnë] të mëso[jnë], madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit”.

Kthehuni tek Tema të Ungjillit >