Çfarë Bën Peshkopi?

Peshkopët i drejtojnë dhe bashkërendojnë përpjekjet e lagjes për mbështetjen te vetja nëpërmjet këshillit të lagjes. Veçanërisht, ata bëjnë sa vijon:

  1. U mësojnë anëtarëve parimet e mbështetjes te vetja.
  2. I drejtojnë përpjekjet për mbështetje te vetja nëpërmjet këshillit të lagjes:
    • I kërkojnë dhe i përcaktojnë me emër të gjithë anëtarët që nuk janë në gjendje t’i plotësojnë nevojat materiale dhe shpirtërore të jetës.
    • E përditësojnë Raportin e Mbështetjes te Vetja të Anëtarit në Moshë Madhore çdo tremujor te leader.lds.org.
    • Nëpërmjet udhëheqësve të kuorumit dhe të organizatave ndihmëse, japin përkrahje, këshilltarë dhe ndihmë për ata që janë në nevojë.
  3. I ftojnë ata në nevojë që të plotësojnë një vlerësim të quajtur Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja dhe të bashkohen me një grup të mbështetjes te vetja; e ndjekin ecurinë e tyre rregullisht.
  4. Ftojnë specialistë të lagjes të mbështetjes te vetja për të ndërmjetësuar grupe sipas nevojës.
  5. Drejtojnë intervista miratimi për hua nga FQA-ja (shih srs.lds.org/loans).
  6. Shqyrtojnë dhe veprojnë mbi bazën e raporteve të kunjit mbi përparimin e mbështetjes te vetja dhe raportet e huasë nga FQA-ja. Peshkopët nuk duhet të përfshihen në grumbullimin e huave nga FQA-ja.
  7. Kërkoni ndihmë shtesë nga komiteti i kunjit për mbështetjen te vetja kur nevojitet.

Si Mund Ta Përdor Shtegun Tim drejt Mbështetjes te Vetja në një Mbledhje Vetëm për Vetëm?

Përpara mbledhjes me personin:

Gjatë mbledhjes:

  • Përshëndeteni ngrohtësisht personin. Mësoni se çfarë ka bërë ai apo ajo në përpjekje për t’u mbështetur te vetja.
  • Mbajeni shënim emrin e plotë të personit dhe datëlindjen (dita dhe muaji jo viti). Pas mbledhjes, shkoni te srs.lds.org/report dhe ndiqini udhëzimet për ta regjistruar personin.
  • Ne do të përdorim broshurën e quajtur Shtegu im Drejt Mbështetjes te Vetja për t’ju ndihmuar të ecni më tej në udhën tuaj drejt mbështetjes te vetja.
  • Ndiqeni materialin në broshurë.