Qendrat për Mbështetjen te Vetja


Çfarë janë Qendrat për Mbështetjen te Vetja?

Qendrat për mbështetje te vetja sigurojnë të drejtë hyrjeje në internet, këshillim dhe burime të tjera dobishme për punëkërkuesit, të vetëpunësuarit dhe studentët e ardhshëm. Kunjet krijojnë qendra për mbështetjen te vetja në ndërtesat e Kishës; ato plotësohen me misionarë dhe vullnetarë. Një qendër për mbështetjen te vetja mund të ketë të njëjtën vendndodhje me qendrën e historisë familjare.

Shërbimet e Ofruara

Qendrat për mbështetjen te vetja janë një burim në dispozicion të kunjeve e distrikteve. Kur një anëtar i Kishës nuk mbështetet te vetja, një peshkop dhe këshilli i lagjes mund ta drejtojnë atë te një qendër për mbështetjen te vetja. Këto qendra janë vende ku misionarët e kthyer, anëtarët e papunë ose me punësim me pagë të ulët apo të papërshtatshme dhe të tjerë që luftojnë për mbështetje te vetja, mund të marrin ndihmë.

Qendrat janë gjithashtu një burim për kuorume dhe Shoqata të Ndihmës që punojnë nga afër me anëtarë që luftojnë për mbështetje te vetja. Në qendra, anëtarët marrin udhërrëfim që do t’i ndihmojë të mësojnë hapa praktike për t’u bërë të mbështetur te vetja si dhe doktrina të mbështetjes te vetja.

Qendrat e mbështetjes te vetja ofrojnë shërbime për tema si:

  • Si ta nisni apo ta rritni biznesin tuaj
  • Si të gjeni punësim
  • Si të merrni një arsimim të mirë
  • Këshillim vetjak
  • Mundësitë për punë në rrjet