Komiteti i Kunjit për Mbështetjen te Vetja


Cili është Qëllimi i Komitetit të Kunjit për Mbështetjen te Vetja?

Komiteti i kunjit për mbështetjen te vetja e harton dhe e vë në zbatim planin e veprimit të kunjit për mbështetjen te vetja për të arritur objektivat e vendosura nga presidenti i kunjit. Komiteti mblidhet rregullisht për të planifikuar, bashkërenduar, përkrahur dhe rishikuar përpjekjet e kunjit për mbështetjen te vetja dhe për të siguruar që qendra e kunjit për mbështetjen te vetja të punojë me efektshmëri.

Komiteti i ndihmon peshkopët dhe këshillat e lagjeve që t’i ndihmojnë familjet dhe individët të bëhen të mbështetur te vetja. Mbështetja te vetja është “aftësia, zotimi dhe përpjekja për të siguruar nevojat shpirtërore dhe fizike të jetës për vete dhe familjen [dhe që të] shërbejnë e të kujdesen për të tjerët” (Manuali 2: Administrimi i Kishës [2010], 6.1.1).

Kush Shërben në Komitet?

Komiteti i kunjit për mbështetjen te vetja përfshin individët e mëposhtëm:

  • Këshilltarin e presidencës së kunjit (kryetar)
  • Këshilltarin e lartë të caktuar për mbështetjen te vetja
  • Presidenten ose këshilltaren e Shoqatës së Ndihmës të kunjit
  • Kryetarin e këshillit të peshkopit për mirëqenien
  • Specialistin e kunjit për mbështetjen te vetja

Pjesëmarrës shtesë mund të përfshijnë anëtarë të presidencave të Të Rinjve dhe Të Rejave, specialistë të tjerë të kunjit, misionarë në moshë kohëplotë dhe misionarë me shërbim në Kishë.

Çfarë Bën Komiteti?

Komiteti bën sa vijon:

  1. Harton dhe ndjek ecurinë e një plani veprimi për mbështetjen te vetja për kunjin.
  2. Ofron rregullisht mbledhje shpirtërore Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja dhe formon grupe të mbështetjes te vetja.
  3. Siguron materiale për mbledhjet e grupit sipas nevojës.
  4. Trajnon dhe përkrah specialistë të kunjit për mbështetjen te vetja.
  5. Organizon dhe plotëson me njerëz një qendër të kunjit për mbështetjen te vetja. Cakton një çift misionarësh me shërbim Kishë ose një specialist të mbështetjes te vetja që të drejtojë e të mbajë në punë një qendër.
  6. U mëson këshillave të lagjeve detyrat e tyre mbi mbështetjen te vetja.
  7. I përdor burimet dhe shërbimet e krijuara nga punonjësit e Shërbimeve të FQA-së për Mbështetjen te Vetja.
  8. Ndihmon që të sigurohet pjesëmarrja e misionarëve të kthyer në veprimtaritë e mbështetjes te vetja.

Si Mund ta Përdorim Broshurën Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja në një Mbledhje Shpirtërore?

Dy javë përpara mbledhjes shpirtërore Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja:

  • Njoftojeni kohën dhe vendin e mbledhjes shpirtërore.
  • Vlerësojeni numrin e njerëzve që mund të marrin pjesë në takim. Parashikoni se cilit grup të mbështetjes te vetja ka gjasa t’i bashkohen.
  • Siguroni listat me Mundësitë më të Mira Vendore të Biznesit të Vogël, Mundësitë më të Mira Vendore për Vend Pune, Shkollat dhe Programet më të Mira Vendore, Huadhënësit më të Mirë Vendorë dhe Faqet më të Mira Vendore të Internetit për Kërkim Pune për zonën tuaj nga përgjegjësi i Shërbimeve për Mbështetjen te Vetja. Bëni kopje të mjaftueshme për çdo person.
  • Caktojeni një anëtar të komitetit që ta drejtojë mbledhjen.

Dita e mbledhjes:

30 minuta përpara mbledhjes:

  • Vendosini karriget rreth tavolinave që secili të jetë pranë.
  • Kërkojuni ndërmjetësve të grupit dhe anëtarëve të komitetit të kunjit për mbështetjen te vetja të shpërndahen dhe të ulen midis të pranishmëve.

10 minuta përpara mbledhjes:

  • Përshëndetini njerëzit ngrohtësisht ndërsa mbërrijnë. Mësojuani emrat.
  • Ndani kopje të broshurës Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja për secilin person.
  • Kalojeni dorë më dorë një fletë dhe kërkojini secilit të shkruajë emrin e vet të plotë, lagjen ose degën dhe datëlindjen (dita dhe muaji, jo viti). Pas mbledhjes, shkoni te pef.lds.org/report dhe ndiqini udhëzimet për ta regjistruar secilin person.

Në kohën e fillimit:

  • Thoni: “Mirë se vini në mbledhjen Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja”. Kërkojuni njerëzve t’i fikin telefonat dhe pajisjet e tjera.
  • Bëni një lutje hapjeje (dhe himn, nëse dëshironi).
  • Një anëtar i presidencës së kunjit ose një këshilltar i lartë mund të japë disa mendime për rëndësinë e mbështetjes te vetja, nëse dëshiron.
  • Ftojini anëtarët ta hapin broshurën Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja. Ndiqini materialet saktësisht siç janë shkruar.

Cilat janë Përdorimet e Mundshme të Dhomave në Ndërtesën e Kishës për Qendrat për Mbështetjen te Vetja?

Përshtateni qendrën tuaj për mbështetjen te vetja me kushtet vendore. Të mëposhtmet janë disa mënyra të mundshme në të cilat mund t’i përdorni dhomat e ndërtesës së kishës tuaj vendore si dhoma të qendrës së kunjit për mbështetjen te vetja.

Dhoma e KishësDhoma e Qendrës për Mbështetjen te Vetja
Dhoma ShumëpërdorimësheDhoma e mbledhjeve të grupit ose intervistave
Dhoma e Shoqatës së NdihmësDhoma e mbledhjeve të grupit ose e intervistave
Dhoma e këshillit të lartëDhoma e mbledhjeve të grupit ose e intervistave
Zyra e nëpunësveDhoma e intervistave
Qendra e historisë familjareDhoma e përdorimit të kompjuterit
Korridor ose sallonZona e pritjes