2021
Priftëria e Perëndisë
Gusht 2021


“Priftëria e Perëndisë”, Për Forcën e Rinisë, gusht 2021, f. 20–21.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, Gusht 2021

Priftëria e Perëndisë

Doktrina e Besëlidhje 84

Ajo që çdo i ri dhe e re duhet të dijë rreth priftërisë dhe lidhjes së tyre me të.

Pamja
rinia

A e ke vënë re ndonjëherë se sa pështjelluese mund të jetë kur një fjalë përdoret në dy mënyra? Për shembull, në anglisht fjala earth [tokë] i referohet edhe planetit në të cilin jetojmë, edhe dheut poshtë këmbëve tona. Të dyja janë të sakta, por ajo që do të thuash kur e përdor termin varet nga ajo për të cilën po flet në atë çast. Për ta bërë më pështjelluese, kur fjala earth [tokë] ka domethënien e planetit tonë, ajo përfshin dhe idenë e dheut, sepse dheu është në planet.

Përkufizimi i Termit Priftëri

Një term që e përdorim në Kishë në dy mënyra është priftëria. Termi i referohet fuqisë dhe autoritetit tërësor të Perëndisë. Sidoqoftë, ne e përdorim termin priftëri në një mënyrë më të kufizuar – për t’iu referuar “fuqisë dhe autoritetit që Perëndia ua jep mbajtësve të shuguruar të priftërisë për të vepruar në të gjitha gjërat e domosdoshme për shpëtimin e fëmijëve të Perëndisë”1.

Priftëria që i jepet njeriut nuk është e gjithë fuqia e Perëndisë. Tabela e mëposhtme e ilustron këtë ide.

Në këtë tabelë ti sheh disa shembuj të fuqisë së Perëndisë, e cila është e pafundme dhe nuk ka caqe. Brenda saj sheh edhe shembuj të fuqisë dhe autoritetit të priftërisë së Perëndisë që Ai ua jep, ose ua kalon, burrave të denjë për të drejtuar Kishën e Krishtit.

Shembuj të Autoritetit të Priftërisë në Jetën Tuaj

Të gjitha bekimet e priftërisë janë në dispozicion për të gjithë bijat dhe bijtë e dashur të Atit Qiellor. Lista e dytë përfaqëson thjesht ato bekime që vijnë nëpërmjet dikujt që mban çelësat e priftërisë ose të cilit i është dhënë autoriteti i priftërisë.

Ky është rendi që Perëndia ka vendosur për organizatën dhe administrimin e Kishës së Tij në tokë. Shembuj të tjerë të autoritetit të Priftërisë përfshijnë një president të kuorumit të mësuesve ose dhjakëve i cili ka çelësat për të drejtuar punën e kuorumit të tij, bekimet e një babai që jepen në shtëpi dhe ordinancat dhe besëlidhjet e tempullit.

Burrat, Gratë dhe Priftëria

Ndonëse shugurimi në detyrën e priftërisë i jepet vetëm burrave, Presidenti Dallin H. Ouks, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, ka shpjeguar një parim të rëndësishëm: “Priftëria është një fuqi dhe autoritet hyjnor i mbajtur në mirëbesim, për tʼu përdorur për punën e Perëndisë në dobi të të gjithë fëmijëve të Tij. Priftëria nuk janë ata që janë shuguruar në një detyrë priftërie apo ata që ushtrojnë autoritetin e saj. Burrat që mbajnë priftërinë, nuk janë priftëria. … Nuk duhet t’u referohemi burrave të shuguruar si priftëria.2

Ndonëse gratë nuk shugurohen në priftëri, Presidenti Rasëll M. Nelson shpjegoi: “Kur veçoheni për të shërbyer në një thirrje nën drejtimin e dikujt që mban çelësat e priftërisë … juve ju jepet autoritet priftëror që të funksiononi në atë thirrje”3. Disa shembuj të kësaj përfshijnë presidencat e Klasave të Të Rejave, motrat misionare që predikojnë ungjillin, udhëheqëset në lagje dhe kunje të cilat janë veçuar për të dhënë mësim e udhëhequr dhe punonjëset e ordinancave në tempull.

Fuqia e Priftërisë Bekon Gjithkënd

Bekimet që ju të rinj e të reja merrni janë tuajat nëpërmjet besëlidhjeve që bëni në pagëzim dhe besëlidhjeve që do të bëni në tempull. Ndonëse nuk keni një mbajtës të priftërisë në shtëpinë tuaj, mund të bekoheni prapëseprapë me fuqinë e priftërisë së Perëndisë në jetën tuaj ndërsa i mbani besëlidhjet që keni bërë me Të (shih 1 Nefi 14:14).

Teksa jetojmë në përputhje me besëlidhjet tona, ne marrim bekimet që na forcojnë dhe na bekojnë. Ju ftojmë t’i përsiatni bekimet e priftërisë në jetën tuaj – bekimet që vijnë për shkak të fuqisë së priftërisë së pafundme të Perëndisë dhe ato që vijnë posaçërisht nëpërmjet autoritetit të priftërisë që jepet dhe delegohet në Kishën e Perëndisë.

Shënime

  1. Dale G. Renlund dhe Ruth Lybbert Renlund, The Melchizedek Priesthood: Understanding the Doctrine, Living the Principles (2018), f. 11.

  2. Dallin H. Ouks, “Priftëria Melkizedeke dhe Çelësat”, konferenca e përgjithshme e prillit 2020 (Ensign ose Liahona, maj 2020, f. 69).

  3. Presidenti Rasëll M. Nelson, “Thesaret Shpirtërore”, konferenca e përgjithshme e tetorit 2019 (Ensign ose Liahona, nëntor 2019, f. 78).