Historia e Kishës
Martesa me Shumë Bashkëshorte dhe Familjet Përkatëse në Jutën e Hershme


“Martesa me Shumë Bashkëshorte dhe Familjet Përkatëse në Jutën e Hershme”, Ese mbi Temat e Ungjillit (2016)

“Martesa me Shumë Bashkëshorte dhe Familjet Përkatëse në Jutën e Hershme”, Ese mbi Temat e Ungjillit

Martesa me Shumë Bashkëshorte dhe Familjet Përkatëse në Jutën e Hershme

Bibla dhe Libri i Mormonit na mësojnë se martesa e një burri me një grua është standardi i Perëndisë, përveç periudhave të veçanta kur Ai e ka shpallur ndryshe.1

Në përputhje me një zbulesë të dhënë Jozef Smithit, praktika e martesës me shumë bashkëshorte – martesa e një burri me dy ose më shumë gra – nisi mes anëtarëve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në fillim të viteve 1840. Si rrjedhim, për më shumë se gjysmë shekulli, martesa me shumë bashkëshorte u praktikua nga disa shenjtorë të ditëve të mëvonshme. Vetëm Presidenti i Kishës i mbante çelësat e autorizimit të kryerjes së martesave të reja me shumë bashkëshorte.2 Në vitin 1890, Zoti e frymëzoi Presidentin e Kishës, Uillford Udrafin, që të lëshonte një deklaratë e cila çoi drejt mbarimit të praktikës së martesës me shumë bashkëshorte në Kishë. Në këtë deklaratë, të njohur si Manifesti, Presidenti Udraf deklaroi synimin e tij për t’u pajtuar me ligjin e Shteteve të Bashkuara që e ndalonte martesën me shumë bashkëshorte dhe për ta përdorur ndikimin e tij që t’i bindte anëtarët e Kishës të bënin të njëjtën gjë.3

Pas Manifestit, monogamia u përkrah haptazi në Kishë edhe gjatë kumtimeve, edhe nëpërmjet shtypit. Si përjashtime nga rregulli, disa martesa të reja me shumë bashkëshorte u kryen midis viteve 1890 dhe 1904, veçanërisht në Meksikë dhe Kanada, jashtë juridiksionit të ligjit të Shteteve të Bashkuara; një numër i vogël martesash me shumë bashkëshorte u krye edhe brenda Shteteve të Bashkuara gjatë atyre viteve.4 Në vitin 1904, Kisha i ndaloi në mënyrë të prerë martesat e reja me shumë bashkëshorte.5 Sot, cilido person që praktikon martesën me shumë bashkëshorte, nuk mund të bëhet ose të vazhdojë të jetë anëtar i Kishës.

Kjo ese trajton kryesisht martesën me shumë bashkëshorte sikurse praktikohej nga shenjtorët e ditëve të mëvonshme midis viteve 1847 dhe 1890, pas eksodit të tyre drejt perëndimit të Shteteve të Bashkuara dhe përpara Manifestit.

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme nuk i kuptojnë të gjitha qëllimet e Perëndisë për vendosjen, nëpërmjet profetëve të Tij, e ushtrimit të martesës me shumë bashkëshorte gjatë shekullit të 19-të. Libri i Mormonit përcakton një arsye pse Perëndia e urdhëroi atë martesë: që të rritej numri i fëmijëve të lindur në besëlidhjen e ungjillit, me qëllim që të “rri[tej] farë për [Zotin]” (Jakobi [LiM] 2:30). Martesa me shumë bashkëshorte solli vërtet një numër të madh lindjesh të fëmijëve brenda familjeve besnike shenjtore të ditëve të mëvonshme.6 Ajo gjithashtu i dha trajtë shoqërisë mormone të shekullit të 19-të në mënyra të tjera: martesa iu mundësua praktikisht gjithkujt që e dëshironte atë; pabarazia e pasurisë për frymë u zbeh ndërsa gratë e pafavorizuara ekonomikisht u martuan në vatra familjare më të qëndrueshme nga ana financiare7 dhe martesat ndëretnike u shtuan, gjë që ndihmoi për të krijuar unitet në një popullatë imigrantësh të ndryshëm.8 Martesa me shumë bashkëshorte ndihmoi edhe për të krijuar dhe forcuar një ndjesi përputhjeje dhe identifikimi si grup midis shenjtorëve të ditëve të mëvonshme. Anëtarët e Kishës arritën ta shikonin veten si një “popull i fituar9, i lidhur nga besëlidhjet për t’i zbatuar urdhrat e Perëndisë pavarësisht nga kundërshtimi i jashtëm, i gatshëm për të duruar tëhuajtjen për shkak të parimeve të tij.10

Për këta shenjtorë të hershëm të ditëve të mëvonshme, martesa me shumë bashkëshorte ishte një parim fetar që kërkonte sakrificë vetjake. Rrëfime të lëna nga burra dhe gra që u përfshinë në praktikën e martesës me shumë bashkëshorte, dëshmojnë për sfidat dhe vështirësitë që përjetuan ata, të tilla si vështirësi financiare, mosmarrëveshje me njëri-tjetrin dhe përmallimin e disa bashkëshorteve për shoqërimin e pandërprerë të bashkëshortëve të tyre.11 Por rrëfimet gjithashtu dokumentojë dashurinë dhe gëzimin që shumë njerëz i gjetën brenda familjeve të tyre. Ata besonin se ishte një urdhërim i Perëndisë në atë kohë dhe se bindja do t’u sillte bekime të mëdha atyre dhe pasardhësve të tyre, si në tokë, ashtu edhe në jetën pas kësaj. Ndërkohë që kishte shumë dashuri, dhembshuri dhe ngrohtësi brenda shumë martesave me shumë bashkëshorte, praktika përgjithësisht ishte e bazuar më shumë në bindjet fetare sesa në dashurinë romantike.12 Udhëheqësit e Kishës dhanë mësim se pjesëmarrësit në martesa me shumë bashkëshorte duhet të përpiqeshin të zhvillonin një frymë bujare vetëmohimi dhe dashurinë e pastër të Krishtit për këdo që përfshihej në to.

Gjatë viteve kur martesa me shumë bashkëshorte jepej mësim publikisht, pritej që të gjithë shenjtorët e ditëve të mëvonshme ta pranonin parimin, si një zbulesë nga Perëndia.13 Megjithatë, nuk pritej nga të gjithë që ta jetonin atë. Njëmend, ky sistem i martesave nuk mund të ishte i përgjithshëm për shkak të raportit numerik të burrave dhe grave.14 Udhëheqësit e Kishës e shihnin martesën me shumë bashkëshorte si një urdhër për Kishën në përgjithësi, ndërkohë që e pranonin se individët që nuk hynin në atë praktikë, mundeshin ende të kishin miratimin e Perëndisë.15 Gratë ishin të lira t’i zgjidhnin bashkëshortët e tyre, të hynin ose jo në një bashkim poligamist ose monogamist, apo të mos martoheshin fare.16 Disa burra hynë në martesën me shumë bashkëshorte sepse iu kërkua ta bënin këtë nga udhëheqësit e Kishës, ndërkohë që disa të tjerë e filluan procesin vetë; të gjithëve iu kërkua të merrnin miratimin e udhëheqësve të Kishës përpara se të hynin në një martesë me shumë bashkëshorte.17

Kalimi i kohës i dha trajtë përvojës së jetës brenda martesës me shumë bashkëshorte. Pothuajse të gjithë atyre që e praktikuan atë në vitet e para, iu desh ta kapërcenin vetë paragjykimin e tyre kundër martesës me shumë bashkëshorte dhe të përshtateshin me jetën në familjet poligamiste. Detyra e të qenit të parët për të punuar një tokë relativisht të thatë gjatë dekadave të mesit të shekullit të 19-të i shtoi sfidat e familjeve që po mësonin ta vinin në praktikë parimin e martesës me shumë bashkëshorte. Vendi ku jetonte familja – qoftë në Solt-Lejk-Siti, me mundësitë e tij të shumta shoqërore dhe kulturore, ose në zonat e thella rurale, ku mundësi të tilla ishin më të pakta në numër – sillte një ndryshim në mënyrën se si përjetohej martesa me shumë bashkëshorte. Prandaj është e vështirë të përgjithësohet me saktësi rreth përvojës së të gjitha martesave me shumë bashkëshorte.

Gjithsesi, spikatin disa modele dhe ato i korrigjojnë disa mite. Ndonëse disa udhëheqës patën familje të mëdha poligamiste, dy të tretat e burrave poligamistë patën vetëm dy bashkëshorte në të njëjtën kohë.18 Udhëheqësit e Kishës e pranonin se martesat me shumë bashkëshorte mund të ishin veçanërisht të vështira për gratë. Prandaj, për gratë që ishin të palumtura në martesat e tyre, u mundësua shkurorëzimi; edhe martesa me dikë tjetër pas shkurorëzimit u mundësua pa vështirësi.19 Gratë vërtet martoheshin në moshë mjaft të re në dekadën e parë të vendosjes në Jutë (në moshën 16 ose 17 vjeçe ose, më rrallë, në moshë edhe më të re), gjë që ishte tipike për gratë që jetonin në zonat e kufirit në atë kohë.20 Sikurse në vende të tjera, gratë martoheshin në moshë më të madhe ndërsa shoqëria fitonte pjekuri më të madhe. Pothuajse martoheshin të gjitha gratë dhe po kështu edhe një përqindje e lartë e burrave. Në fakt, duket se kishte një përqindje më të lartë të burrave të martuar në Jutë sesa kudo në Shtetet e Bashkuara në atë kohë. Ndoshta gjysma e atyre që jetonin në territorin e Jutës në vitin 1857, e përjetoi jetën në një familje poligamiste si bashkëshort, bashkëshorte ose fëmijë në njëfarë kohe gjatë jetës së vet.21 Deri në vitin 1870, 25 deri në 30 përqind e popullatës jetonin në vatra familjare poligamiste dhe duket se përqindja vazhdoi të ulej gjatë 20 vjetëve të ardhshëm.22

Përvoja e martesës me shumë bashkëshorte nga fundi i shekullit të 19-të ishte e ndryshme në thelb nga ajo e dekadave më të hershme. Duke filluar nga viti 1862, qeveria e SHBA-së miratoi ligje kundër ushtrimit të martesës me shumë bashkëshorte. Kundërshtarë të jashtëm ngritën një fushatë kundër praktikës, duke shpallur se shpresonin t’i mbronin gratë mormone dhe qytetërimin amerikan. Nga ana e tyre, shumë gra shenjtore të ditëve të mëvonshme e mbrojtën publikisht praktikën e martesës me shumë bashkëshorte, duke argumentuar në deklarimet e veta se ato kishin marrë pjesë me vullnetin e tyre.23

Pasi Gjykata e Lartë e SHBA-së konstatoi që ligjet kundër poligamisë ishin kushtetuese në vitin 1879, nëpunësit federalë filluan t’i ndiqnin penalisht bashkëshortët dhe bashkëshortet poligamiste gjatë viteve 1880.24 Duke besuar se këto ligje ishin të padrejta, shenjtorët e ditëve të mëvonshme u përfshinë në mosbindje qytetare duke vazhduar ta ushtronin martesën me shumë bashkëshorte dhe duke u orvatur t’i shmangeshin arrestimit. Kur dënoheshin, ata paguanin gjoba dhe i nënshtroheshin burgosjes. Për t’i ndihmuar bashkëshortët që të shmangin ndjekjen penale, bashkëshortet e martesave poligamiste shpesh ndaheshin në shtëpi të ndryshme ose filluan të fshiheshin në emra të rremë, veçanërisht kur ishin shtatzënë ose pasi kishin lindur fëmijë.25

Deri në vitin 1890, kur Manifesti i Presidentit Udraf e anuloi urdhrin për ta ushtruar martesën me shumë bashkëshorte, shoqëria mormone kishte zhvilluar një bërthamë të fortë, besnike anëtarësh, të përbërë më së shumti prej emigrantëve nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara Lindore. Por përbërja demografike e anëtarësisë mbarëbotërore të Kishës kishte filluar të ndryshonte. Duke filluar nga vitet 1890, të kthyerve në besim jashtë Shteteve të Bashkuara iu kërkua ta ndërtonin Kishën në vendlindjet e tyre në vend që të shpërnguleshin drejt Jutës. Në dekadat pasuese, shenjtorët e ditëve të mëvonshme migruan larg nga lugina e Grejt‑Solt‑Lejkut për të ndjekur mundësi të reja. Martesa me shumë bashkëshorte nuk ishte inkurajuar kurrë jashtë popullatave të përqendruara të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme. Veçanërisht në këto bashkësi të sapoformuara jashtë Jutës, familjet monogamiste u bënë qendrore për adhurimin fetar dhe të mësuarit e fesë. Teksa Kisha rritej dhe përhapej përtej shteteve perëndimore të SHBA‑së, bërthama e familjes monogamiste përshtatej mirë ndaj një anëtarësie gjithnjë e më shumë në lëvizje dhe të shpërndarë.

Për shumë njerëz që e ushtruan, martesa me shumë bashkëshorte ishte një sakrificë e madhe. Pavarësisht nga mundimet që përjetuan disa, besnikëria e atyre që e praktikuan martesën me shumë bashkëshorte, vazhdon t’i sjellë dobi Kishës në mënyra të panumërta. Nëpërmjet linjave familjare të këtyre shenjtorëve të shekullit të 19-të, kanë ardhur shumë shenjtorë të ditëve të mëvonshme që kanë qenë besnikë ndaj besëlidhjeve të tyre të ungjillit si nëna dhe etër të drejtë, dishepuj besnikë të Jezu Krishtit dhe anëtarë, udhëheqës dhe misionarë të përkushtuar të Kishës. Ndonëse anëtarëve të Kishës bashkëkohore u ndalohet ta praktikojnë martesën me shumë bashkëshorte, shenjtorët bashkëkohorë të ditëve të mëvonshme i nderojnë dhe i respektojnë këta pionierë që dhanë kaq shumë për besimin, familjet dhe komunitetin e tyre.

  1. Jakobi [LiM] 2:27, 30. Për raste martesash me shumë bashkëshorte në Bibël, shihni te Zanafilla 16:3; 25:1; 29:21–30; 30:3–4, 9. Shih edhe DeB 132:34–35.

  2. DeB 132:7. Presidenti i Kishës veçonte herë pas herë njerëz të tjerë për të kryer martesa me shumë bashkëshorte.

  3. Shih te Deklarata Zyrtare 1.

  4. Kathryn M. Daynes, More Wives than One: Transformation of the Mormon Marriage System, 1840–1910 (Urbana: University of Illinois Press, 2001), f. 208–209; Thomas G. Alexander, Mormonism in Transition: A History of the Latter-day Saints, 1890–1930 (Urbana: University of Illinois Press, 1986), f. 60–73; Encyclopedia of Mormonism, 5 vëll. (1992), “Manifesto of 1890”, 2:852–853.

  5. “Official Statement”, 6 prill 1904, në James R. Clark, red., Messages of the First Presidency of The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints, 6 vëll. (1965–1975), 4:84–85.

  6. Studimet kanë treguar se gratë monogamiste lindën më shumë fëmijë sesa bashkëshortet poligamiste me përjashtim të bashkëshortes së parë. Pjelloria në nivel shoqëror, sidoqoftë, u rrit për shkak të thuajse gjithëpërfshirjes në martesë të grave dhe mundësive të bollshme për t’u martuar përsëri të grave të martuara më parë në moshën kur mund të lindnin fëmijë. L. L. Bean dhe G. P. Mineau, “The Polygyny-Fertility Hypothesis: A Re-evaluation”, Population Studies 40 (1986): 67–81; Miriam Koktvedgaard Zeitzen, Polygamy: A Cross Cultural Analysis (Oxford and New York: Berg, 2008), f. 62–63.

  7. Daynes, Transformation of the Mormon Marriage System, f. 130–133.

  8. Kathryn M. Daynes, “Forging Mormon Society: Polygamy and Assimilation”, (Presentation at the Western Historical Association, Fort Worth, Teksas, 10 tetor 2003).

  9. 1 Pjetër 2:9.

  10. Shih Jakobi [LiM] 1:8 dhe Veprat e Apostujve 5:41. Studimet e imazhit mormon të shekullit të 19-të në Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar se mormonët njiheshin më së shumti në lidhje me martesën me shumë bashkëshorte. Jan Shipps, Sojourner in the Promised Land: Forty Years among the Mormons (Urbana: University of Illinois Press, 2000), f. 51–97.

  11. Për një eksplorim të disa prej këtyre vështirësive, shihni Jessie L. Embry, Mormon Polygamous Families: Life in the Principle (Salt Lake City: Greg Kofford Books, 2008).

  12. Për një shembull të ndjenjave që ekzistonin mes bashkëshortit dhe bashkëshorteve, shih Terry L. Givens dhe Matthew J. Grow, Parley P. Pratt: The Apostle Paul of Mormonism (New York: Oxford University Press, 2011), f. 305, 329–330.

  13. Martesa me shumë bashkëshorte iu paraqit së pari privatisht një grupi të vogël anëtarësh të Kishës, i cili u zgjerua me kalimin e kohës. Udhëheqësit e Kishës e njoftuan publikisht praktikën në vitin 1852.

  14. Përllogaritjet e kohëve të fundit duke përdorur një shkallë rritjeje me 3 përqind dhe mesatarisht një diferencë pesëvjeçare në moshë midis bashkëshortëve dhe bashkëshorteve në martesën e parë (llogaritje të arsyeshme për popullatën mormone të shekullit të 19-të) vënë në dukje se kufiri i sipërm i poligamisë së pandërprerë në një shoqëri të qëndrueshme është 16 përqind e bashkëshortëve dhe 28 përqind e bashkëshorteve. Davis Bitton dhe Val Lambson, “Demographic Limits of Nineteenth-Century Mormon Polygyny” BYU Studies Quarterly 51, nr. 4 (2012): 11–15.

  15. Shih, për shembull, komentet e George Q. Cannon, në Journal of Discourses, 22:124–25, 23:278.

  16. Shih, për shembull, Emmeline B. Wells, Ellen B. Ferguson, Emily S. Richards dhe Joseph M. West, letër drejtuar Komitetit të Nderuar të Senatit mbi Arsimin dhe Punën, 12 maj 1886, cituar në Daynes, Transformation of the Mormon Marriage System, f. 61. Ata dëshmuan: “Asnjë grua mormone, e vjetër apo e re në moshë, nuk detyrohet fare që të martohet, aq më pak të hyjë në poligami”. Përveç kësaj, Brigam Jangu pohoi: “Kur bijat janë rritur dhe dëshirojnë të martohen, lërini ato ta zgjedhin vetë bashkëshortin. … Merreni këtë apo atë burrë nëse e doni vajzat e mia, … ju do të keni lirinë tuaj të zgjedhjes në këtë çështje, madje sikurse unë dëshiroj lirinë time.” Predikim i Brigam Jangut, 16 prill 1854, Brigham Young Office Files, Biblioteka e Historisë së Kishës, Solt-Lejk-Siti.

  17. Shih, për shembull, Lowell C. Bennion, “Mapping the Extent of Plural Marriage in St. George, 1861–1880”, BYU Studies Quarterly 51, nr. 4 (2012): 34–49; dhe Embry, Mormon Polygamous Families, f. 75–81.

  18. Këto shifra bazohen në dy studime të ndryshme duke përdorur burime të ndryshme. Stanley S: Ivins, “Notes on Mormon Polygamy”, Western Humanities Review 10, nr. 3 (Summer 1956): 233; dhe Daynes, Transformation of the Mormon Marriage System, f. 130. Familja e madhe e Brigam Jangut ishte pa dyshim jo e zakonshme. Shih Dean C. Jessee, “‘A Man of God and a Good Kind Father’: Brigham Young at Home”, BYU Studies 40, nr. 2 (2001): 23–53.

  19. Brigam Jangu drejtuar William H. Dame, 8 gusht 1867, Brigham Young Letterbook, vëll. 10, f. 340, Brigham Young Office Files, Biblioteka e Historisë së Kishës, Salt Lake City; Daynes, Transformation of the Mormon Marriage System, f. 141–170. Në përgjithësi, gratë në territorin e Jutës mund ta merrnin shkurorëzimin më lehtë se në shumicën e vendeve të tjera në Shtetet e Bashkuara në atë kohë. Njëri nga nëpunësit e Brigam Jangut shpjegoi: “Si rregull, Presidenti [Brigam Jang] nuk e hedh poshtë kurrë një kërkesë [për shkurorëzim] nga ana e gruas dhe KURRË kur ajo KËMBËNGUL për këtë”. Cituar në Embry, Mormon Polygamous Families, f. 253.

  20. Daynes, Transformation of the Mormon Marriage System, f. 107; Cynthia Culver Prescott, “‘Why Didn’t She Marry Him’: Love, Power and Marital Choice on the Far Western Frontier”, Western Historical Quarterly 38, nr. 1 (Spring 2007): 25–45; Paul Bourke dhe Donald DeBats, Washington County, [Oregon,] Politics and Community in Antebellum America (Baltimore: Johns Hopkins University Press, 1995), f. 121.

  21. Lowell C. Bennion dhe të tjerë, Polygamy in Lorenzo Snow’s Brigham City: An Architectural Tour (Salt Lake City: Western Regional Architecture Program, University of Utah, 2005), f. 26; Marie Cornwall, Camela Courtright dhe Laga Van Beek, “How Common the Principle? Women as Plural Wives in 1860”, Dialogue: A Journal of Mormon Thought 26 (Summer 1993): 149; Daynes, More Wives Than One, f. 101.

  22. Lowell C. Bennion, “Plural Marriage, 1841–1904”, në Brandon S. Plewe, red., Mapping Mormonism: An Atlas of Latter-day Saint History (Provo, UT: Brigham Young University Press, 2013), f. 122–125; Lowell C. Bennion, “The Incidence of Mormon Polygamy in 1880: ‘Dixie’ versus Davis Stake”, Journal of Mormon History 11 (1984): 17, 31.

  23. Proceedings in Mass Meeting of the Ladies of Salt Lake City, to Protest against the Passage of Cullom’s Bill, 14 janar 1870 (Salt Lake City: 1870); Lola Van Wagenen, “In Their Own Behalf: The Politicization of Mormon Women and the 1870 Franchise”, në Carol Cornwall Madsen, red., Battle for the Ballot: Essays on Woman Suffrage in Utah, 1870–1896 (Logan, UT: Utah State University Press, 1997), f. 60–73.

  24. Sarah Barringer Gordon, The Mormon Question: Polygamy and Constitutional Conflict in Nineteenth-Century America (Chapel Hill: University of North Carolina Press, 2002).

  25. Ronald W. Walker, “A Mormon ‘Widow’ in Colorado: The Exile of Emily Wells Grant”, në Qualities That Count: Heber J. Grant as Businessman, Missionary, and Apostle (Provo, UT: Brigham Young University Press, 2004), f. 175–193; Kimberly Jensen James, “‘Between Two Fires’: Women on the ‘Underground’ of Mormon Polygamy”, Journal of Mormon History 8 (1981): 49–61.