Kapitulli 55
Apostujt Udhëheqin Kishën
Ai u tha atyre t’u mësonin ungjillin të gjithë njerëzve. Ai gjithashtu tha se Ai do t’i linte ata së shpejti, por Fryma e Shenjtë do të vinte t’i ndihmonte ata.
Apostujt e panë Jezusin të ngjitej lart në retë. Dy engjëj në rroba të bardha u treguan Apostujve se Jezusi do të kthehej përsëri një ditë nga qielli.
Apostujt tani ishin udhëheqës të Kishës së Jezu Krishtit mbi tokë. Pjetri ishte President dhe Jakobi dhe Gjoni ishin këshilltarët e tij.
Mateu 16:18-19; Doktrina e Besëlidhje 81:1-2; Jezusi Krishti, 219-20
Ata ishin vetëm njëmbëdhjetë Apostuj – Juda kishte vdekur. Ati Qiellor u tha Apostujve të zgjidhnin Matian të ishte një nga Të Dymbëdhjetë Apostujt. Të gjithë Apostujt kishin një thirrje të veçantë në priftëri.
Apostujt dhe dishepuj të tjerë kishin besim në Zot. Ata u bindeshin urdhërimeve të Tij. Ata e donin njëri-tjetrin.
Me priftërinë dhe me fuqinë e Frymës së Shenjtë, Apostujt mund të bënin shumë gjëra. Ata shëruan të sëmurët dhe ishin misionarë. Ata dhanë mësime mbi Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Shumë njerëz besonin tek fjalët e Apostujve dhe u bashkuan me Kishën. Anëtarët e Kishës quheshin shenjtorë.