2013
Aktivizimi
mars 2013


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Mars 2013

Aktivizimi

Studiojeni këtë material plot lutje dhe, si të jetë e përshtatshme, diskutojeni atë me motrat që vizitoni. Përdorini pyetjet për t’ju ndihmuar të forconi motrat tuaja dhe për ta bërë Shoqatën e Ndihmës një pjesë aktive të vetë jetës suaj. Për më tepër informacion, shihni te reliefsociety.lds.org.

Besim, Familje, Ndihmë

Profeti ynë, Presidenti Tomas S. Monson, na ka nxitur “të zgjatemi të shpëtojmë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe t’i ngremë në udhën më të lartë dhe mënyrën më të mirë. … Kjo është vepra e Zotit dhe, kur jemi në punën e Zotit, … na është dhënë e drejta të kemi ndihmën e Zotit.”1

Shumë vite më parë, Laven Kolli dhe shoqja e saj e vizitave mësimore vizituan një motër më pak aktive. Ato trokitën në derë dhe gjetën një nënë të re të veshur me peshqirin e banjos. Ajo dukej e sëmurë, por ato shpejt e kuptuan se problemi i saj qe alkooli. Mësueset vizitore u ulën dhe folën me nënën e re të munduar.

Pasi u larguan, ato thanë: “Ajo është një bijë e Perëndisë. Ne kemi përgjegjësi për ta ndihmuar.” Ndaj i shkuan shpesh për vizitë. Çdo herë, ato mund të dallonin dhe të ndienin një ndryshim për mirë. Ato i kërkuan motrës të ndiqte orën mësimore të Shoqatës së Ndihmës. Megjithëse ngurroi, si përfundim ajo mori pjesë rregullisht. Pas nxitjes, ajo, i shoqi dhe e bija shkuan në kishë. I shoqi ndieu Frymën e Shenjtë. Ai tha: “Unë do të bëj atë që sugjeron peshkopi”. Tani ata janë aktivë në Kishë dhe janë vulosur në tempull.2

Nga Shkrimet e Shenjta

3 Nefi 18:32; Doktrina e Besëlidhje 84:106; 138:56

Nga Historia Jonë

Ndihma për t’i rikthyer ata që kanë humbur rrugën te ungjilli i Jezu Krishtit ka qenë gjithnjë pjesë e të qenit një shenjtore e ditëve të mëvonshme dhe një anëtare e Shoqatës së Ndihmës. Presidenti Brigam Jang (1801–1877) tha: “Le të kemi dhembshuri për njëri-tjetrin, … dhe ata që munden të shikojnë le t’i drejtojnë të verbërit derisa ata të mund ta shohin rrugën vetë”3.

Eliza R. Snou, presidentja e dytë e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, i përmendi me mirënjohje përpjekjet e motrave në Ogden të Jutas në SHBA për ta forcuar njëra-tjetrën. “Jam tepër e ndërgjegjshme se është bërë një dhurim i madh [në aspektin e shërbimit] që i tejkalon jashtë mase regjistrat [e dokumenteve]”, tha ajo. Por duke e pranuar se është mbajtur një regjistër qiellor për punën e motrave ndërsa shkojnë drejt atyre të cilëve u janë ftohur zemrat, ajo tha: “Presidenti Jozef Smith tha se kjo organizatë u ngrit për të shpëtuar shpirtra. … Një regjistër tjetër mbahet shënim për besimin tuaj, mirësinë tuaj, veprat dhe fjalët tuaja të mira. … Asgjë nuk humbet.”4

Shënime

  1. Tomas S. Monson, “Thirrja e Shenjtë e Shërbimit”, Liahona, maj 2005, f. 55, 56; Konferenca e Përgjithshme, prill 2005; f. 67, 69.

  2. Letër drejtuar presidencës së përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës nga e bija e LaVen Call-it.

  3. Brigham Young, në Daughters in My Kingdom: The History and Work of Relief Society (2011), f. 107.

  4. Eliza R. Snow, në Daughters in My Kingdom, f. 83.

Çfarë Mund të Bëj Unë?

  1. A kam sigurinë për t’i kërkuar një motre më pak aktive që të vijë në mbledhjen e Shoqatës së Ndihmës me mua?

  2. A ndihen të lirshme motrat për të cilat kujdesem për të më bërë pyetje rreth ungjillit?