2013
Të Lutem Shëroje Zemrën Time
mars 2013


Rinia

Të Lutem Shëroje Zemrën Time

Në përvjetorin e vdekjes së tim vëllai, po mendoja rreth jetës sime që kur ai vdiq. M’u kujtua jo vetëm dhembja e skajshme që ndieva, por edhe bekimet që Perëndia më dha.

Nuk e kisha kuptuar kurrë se si njerëzit mundeshin të thonin se vdekja e një njeriu të dashur mund të sillte bekime. Nuk mund ta kuptoja se si mund të kisha unë gëzim dhe mirënjohje për diçka që më vrau kaq thellësisht. Megjithatë, qe një natë që e ndryshoi tërësisht këndvështrimin tim.

U zgjova në mes të natës me zemrën më të brengosur se kurrë. Dhembja po më mbyste. Rashë në gjunjë dhe iu luta Atit tim Qiellor me dënesë. Gjatë gjithë jetës, më kishin mësuar rreth Shlyerjes dhe fuqisë mrekullibërëse e shëruese të Jezu Krishtit. Tani besimi im po vihej në provë. A kisha me të vërtetë besim? I kërkova me lutje Atit tim në Qiell që të ma shëronte zemrën. Dhembja ishte tepër e madhe që unë ta përballoja e vetme.

Më pas, një ndjenjë paqeje, ngushëllimi dhe dashurie ma mbuloi të gjithë trupin. U ndieva sikur Perëndia të më kishte mbështjellë me krahët e Tij dhe sikur po më mbronte nga dhembja e fortë që kisha ndier. Ende më mungonte im vëlla, por munda të shihja me sy tjetër. Kisha shumë për të mësuar nga kjo përvojë.

Unë e di se dashuria dhe paqja e Zotit janë të disponueshme. Neve na duhet thjesht që t’i marrim.