2013
Lajme të Tempullit
Nëntor 2013


Lajme të Tempullit

Fillimi i Punimeve për Tempullin e Parë në Konektikat

Ndërtimi filloi në tempullin e parë për shenjtorët e ditëve të mëvonshme në Konektikat, SHBA, në vazhdim të ceremonisë për fillimin e punimeve të udhëhequr nga Presidenti Tomas S. Monson në Hartfërd të shtunën, më 17 gusht. Tempulli i Hartfërdit në Konektikat do të jetë i dyti në Nju-Inglënd (tempulli tjetër është në Boston në Masaçusets) dhe një nga 170 tempujt SHDM në përdorim, në ndërtim e sipër ose në fazat e planifikimit nëpër botë.

Tempulli i Dytë në Kolorado

Të shtunën, më 24 gusht, Plaku Ronald A. Rasband, i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, kryesoi zyrtarisht në ceremonitë e fillimit të punimeve për tempullin e dytë në Kolorado, SHBA, për Tempullin e Fort Kollins në Kolorado. Tempulli tjetër është në Denver, rreth 95 km në jug të Fort Kollins.

Fotografi nga Nicolas Carrasco, me mirësinë e Church News