2013
Në Mediat Shoqërore u Krijuan Faqe për Udhëheqësit e Kishës
Nëntor 2013


Në Mediat Shoqërore u Krijuan Faqe për Udhëheqësit e Kishës

Kisha ka krijuar faqe zyrtare në mediat shoqërore për anëtarët e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve në Facebook dhe Google Plus. Këto faqe do të veprojnë si prani zyrtare në mediat shoqërore për secilin nga Vëllezërit, të cilët do të japin udhëzime për faqet, ndërkohë që ato do të mirëmbahen për ta nga Kisha.

Llogaritë zyrtare në Facebook dhe Google Plus mund të gjenden duke kërkuar në facebook.com/lds dhe në plus.google.com. Që ta dini nëse faqja e medias shoqërore është ose jo faqja zyrtare, kërkoni logon e Kishës.

Ata që i ndjekin këto faqe, do të marrin përditësime të rregullta lidhur me shërbesën e secilit nga Vëllezërit. “Kisha do të vendosë hallka lidhëse të bisedave, artikujve, videove dhe përmbajtje të tjera domethënëse në emër të tyre”, tha Dejll Xhons, një zëdhënës për Kishën.

Këto faqe do t’i lejojnë njerëzit që të gjejnë më me lehtësi fjalët e profetëve të gjallë dhe klikimi “like [pëlqej]” i faqeve do të shkaktojë që përmbajtja e tyre të jetë tek të rejat e pëlqyesve në Facebook, ku ato mund të jenë të gatshme për t’u parë e ndarë me të tjerët.

Krijimi i faqeve zyrtare i ndihmon anëtarët të dinë se cilat faqe mirëmbahen nga Kisha dhe i mbron individët nga faqet e rreme.