Shtyp
    Shpërnda

    Doktrina e Besëlidhje

    Seksioni 33

    Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Ezra Thayre-it dhe Northrop Sweet-it, në Fayette, New York, tetor 1830 (History of the Church, 1:126–127). Në shkrimin e kësaj zbulese, Profeti pohoi se “Zoti … është gjithnjë gati për të udhëzuar ata që në mënyrë të zellshme kërkojnë me besim” (History of the Church, 1:126).

    1–4, Punëtorë thirren për të shpallur ungjillin në orën e njëmbëdhjetë; 5–6, Kisha ngrihet dhe të zgjedhurit do të mblidhen; 7–10, Pendohuni, pasi mbretëria e qiellit është pranë; 11–15, Kisha ngrihet mbi shkëmbin e ungjillit; 16–18, Përgatituni për ardhjen e Dhëndrit.

    1 Vini re, unë ju them juve, shërbëtorëve të mi Ezra dhe Northrop, hapni veshët dhe bindjuni zërit të Zotit, Perëndisë suaj, afjala e të cilit është e gjallë dhe e fuqishme, më e mprehtë se një shpatë me dy tehe, deri në ndarjen e nyjeve dhe të palcës, të shpirtit dhe të frymës; dhe është në gjendje të dallojë mendimet dhe bdëshirat e zemrës.

    2 Sepse në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them se ju jeni thirrur të ngrini zërat tuaj si me atingullin e një borie, për t’ia shpallur ungjillin tim këtij brezi të shtrembër dhe të degjeneruar.

    3 Sepse vini re, afusha është e bardhë, gati për t’u korrur, dhe është ora e bnjëmbëdhjetë dhe hera ce fundit që do të thërras punëtorë në vreshtin tim.

    4 Dhe avreshti im është bprishur në çdo grimcë; dhe nuk ka asnjë që të bëjë të cmirën, përveç pak vetëve; dhe ata dgabojnë në shumë raste për shkak të emashtrimeve të priftërinjve, të gjithë duke patur mendje të prishura.

    5 Dhe në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them se këtë akishë unë e kam bngritur dhe nxjerrë nga shkretëtira.

    6 Po kështu do t’i ambledh unë të zgjedhurit e mi nga të bkatër anët e dheut, madje të gjithë ata që do të besojnë në mua e do t’i binden zërit tim.

    7 Po, në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them se fusha është e bardhë, gati për t’u korrur; prandaj, shtyjeni drapërin tuaj dhe korrni me gjithë fuqinë, mendjen dhe forcën tuaj.

    8 aHapini gojët tuaja e ato do t’ju mbushen dhe ju do të bëheni sikurse bNefi i lashtësisë, i cili udhëtoi nga Jeruzalemi në shkretëtirë.

    9 Po, hapini gojët tuaja e mos u kurseni dhe ju do të ngarkoheni me aduaj mbi supe, sepse, ja, unë jam me ju.

    10 Po, hapini gojët tuaja e ato do t’ju mbushen, duke thënë: Pendohuni, apendohuni dhe përgatisni udhën e Zotit e bëjini shtigjet e tij të drejta; sepse mbretëria e qiellit është pranë;

    11 Po, pendohuni e apagëzohuni, secili prej jush, për shlyerjen e mëkateve tuaja; po, pagëzohuni madje me ujë dhe më pas vjen pagëzimi prej zjarrit dhe prej Frymës së Shenjtë.

    12 Vini re, në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them, ky është aungjilli im; dhe mbani mend se ata duhet të kenë besim tek unë ose nuk do të shpëtohen në asnjë mënyrë;

    13 Dhe mbi këtë ashkëmb unë do të ngre kishën time; po, mbi këtë shkëmb ju jeni ngritur dhe nëse vazhdoni, bdyert e ferrit nuk do t’ju mundin.

    14 Dhe ju duhet të kujtoni anenet dhe besëlidhjet e kishës për t’i zbatuar ato.

    15 Dhe këdo që ka besim, do ta akonfirmoni në kishën time, me anë të vënies së bduarve, dhe unë do t’u jap cdhuratën e Frymës së Shenjtë atyre.

    16 Dhe Libri i Mormonit dhe ashkrimet e shenjta janë dhënë nga unë për t’ju budhëzuar; dhe fuqia e Shpirtit tim cgjallëron gjithçka.

    17 Si rrjedhim, jini besnikë, gjithmonë duke u lutur, duke i patur llampat tuaja të rregulluara e të ndezura dhe vaj me vete, që të mund të jeni gati për ardhjen e aDhëndrit

    18 Pasi vini re, në të vërtetë, në të vërtetë, ju them se unë avij shpejt. Madje kështu. Amen.