2010
Përgjegjësia Jonë për të Shkuar në Tempull dhe Puna me Historinë e Familjes
dhjetor 2010


Mesazhi i Vizitës Mësimore, dhjetor 2010

Përgjegjësia Jonë për të Shkuar në Tempull dhe Puna me Historinë e Familjes

Studiojeni këtë material dhe, si të jetë e përshtatshme, diskutojeni me motrat që vizitoni. Përdorini pyetjet për t’ju ndihmuar të forconi motrat tuaja dhe për ta bërë Shoqatën e Ndihmës një pjesë aktive të vetë jetës suaj.

Pamja
Relief Society seal

Besim • Familje • Ndihmë

Ndër shekuj shumë njerëz kanë vdekur pa e njohur ungjillin. Disa nga këta njerëz janë kushërinjtë tuaj të afërt dhe të largët. Ata presin që ju të bëni kërkimin e nevojshëm për t’i lidhur familjet tuaja së bashku dhe të kryeni ordinancat e shpëtimit në emër të tyre.

Shumë nga tempujt në botë nuk janë mjaft të zënë. Zoti ka premtuar se zemrat tuaja do të drejtohen nga baballarët në mënyrë të tillë që toka të mos shkatërrohet tërësisht në ardhjen e Tij (shih DeB 2:2, 3–3).

Ka bekime personale që ju i merrni si rrjedhim i vajtjes në tempull dhe i punës me historinë familjare. Një nga këto është gëzimi që ndieni kur u shërbeni paraardhësve tuaj. Një tjetër është se ju jeni në gjendje të kualifikoheni për një rekomandim tempulli, që shënon denjësinë tuaj përpara Zotit. Ata që nuk janë të denjë sot për privilegjin e pasjes së një rekomandimi duhet të punojnë me një peshkop apo president dege për t’u kualifikuar sa më shpejt. Lutemi mos qëndroni pa këtë kualifikim jetik. Unë dëshmoj se Shlyerja është e vërtetë dhe se mëkatet mund të falen mbi pendesën e duhur.

Kur marrim pjesë në tempull dhe në punën me historinë e familjes, ne jemi të sigurt se do të kemi Shpirtin të na ngushëllojë në sfidat tona dhe të na drejtojë në vendime të rëndësishme. Tempulli dhe puna me historinë e familjes janë pjesë e punës tonë në dhënien e ndihmës apo shërbimit për paraardhësit tanë.

Nga Historia Jonë

“Profeti Jozef Smith ka thënë: ‘Përgjegjësia më e madhe në këtë botë që Perëndia na ka ngarkuar është të kërkojmë për të vdekurit’ (History of the Church, 6:313). Qysh nga fillimi, motrat e Shoqatës së Ndihmës e kanë mbështetur këtë punë të mrekullueshme. Në Navu në vitin 1942, dëshira e Sara M. Kimballit për të ndihmuar punëtorët e ndërtimit të tempullit nxiti një grup motrash që të organizonin veten në mënyrë të tillë që të mund të shërbenin me më shumë efektshmëri. Kur ato filluan të takohen, Profeti … organizoi Shoqatën e parë të Ndihmës sipas modelit të priftërisë. Qysh nga ajo kohë, motrat e Shoqatës së Ndihmës e ndihmuan edhe më shumë punën në Tempullin e Navusë. …

Në vitin 1855, tetë vite pasi shenjtorët arritën për herë të parë në Juta, Shtëpia e Endaumentit ishte ndërtuar. Eliza R. Snou, që kishte qenë një nga anëtaret e para të Shoqatës së parë të Ndihmës dhe kishte ruajtur proces verbalet e asaj organizate, u thirr nga Presidenti Brigam Jang në vitin 1866 që të ishte presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës. Ajo dhe motra të tjera ishin punonjëse besnike në Shtëpinë e Endaumentit. Pastaj, kur u përfunduan tempujt e Sent-Xhorxhit, Loganit dhe të Mantit, këto motra udhëtuan në secilin tempull që të mund të punonin atje për të vdekurit.”1

Shënim

  1. Mary Ellen Smoot, “Family History: A Work of Love,” Ensign, mars 1999, f. 15.

Çfarë Mund të Bëj Unë?

  1. Si mund t’u ndihmoj motrave të mia të gjejnë paraardhësit/et e tyre dhe të kryejnë ordinancat e tempullit për ta/to? Merrni parasysh rrethanat për çdo motër kur mendoni se si të plotësoni nevojat e tyre. Ju mund të merrni parasysh se puna për historinë familjare shpesh mund të forcojë anëtarë të rinj, të rikthyer dhe pak aktivë.

  2. Kur tempulli dhe puna me historinë familjare më ka ngushëlluar në sfidat e mia apo më ka drejtuar në vendime të rëndësishme?

Për më tepër informacion, shihni tek www.reliefsociety.lds.org.