2011
Ndikimi Pozitiv i një Kafshimi nga Qeni
mars 2011


Rinia

Ndikimi Pozitiv i një Kafshimi Nga Qeni

Në verën e 2009-ës, unë u kafshova në fytyrë nga qeni i mikeshës sime. Fatkeqësisht, kafshimi ma çau buzën dhe duhej ta qepja.

Pas dëmtimit, isha shumë e ligështuar. Unë lejova që fatkeqësia të mbizotëronte mendimet e mia dhe ndihesha sikur gjithë jeta ime ishte rrënuar. Unë isha e ndrojtur për buzën time dhe nuk doja të dilja fare në publik. Në mendjen time planet për piano, volejboll, kishë, not dhe shkollë u shkatërruan nga plaga.

Por sa herë që lutesha, merrja bekimet e priftërisë, flisja me prindërit e mi apo kisha vizita nga familja dhe miqtë e mi, gjendja ime shpirtërore ngrihej dhe unë ndjeja lumturi në kohë trishtimi. Shpejt kuptova se nëse njerëzit mendonin rreth plagës sime, ata ndjenin dhembshuri.

Ky përjetim më ndihmoi të ndërtoj karakterin tim dhe unë mësova të mos jem aq e shqetësuar rreth asaj se çfarë mendonin njerëzit për mua. Unë u bekova gjithashtu, sepse plaga më ndihmoi të kuptoj se unë duhet të mendoj më pak rreth vetes sime dhe të filloj të mendoj më shumë për të tjerët. Shpirti im ishte forcuar shumë gjatë kësaj kohe.

Unë mësova se fatkeqësia është pjesë e planit të Atit Qiellor për ne. Nëse ne kërkojmë për të mirën dhe jo për të keqen, ne mund ta kapërcejmë fatkeqësinë, të bëhemi njerëz më të mirë dhe ta lejojmë përvojën ta forcojë dëshminë tonë.