2014
Misioni Hyjnor i Jezu Krishtit: Drita e Botës
Mars 2014


Mesazhi i Vizitave Mësimore, Mars 2014

Misioni Hyjnor i Jezu Krishtit: Drita e Botës

Studiojeni me lutje këtë material dhe kërkoni të dini ç’të thoni prej tij. Si do ta rrisë të kuptuarit e jetës dhe të misionit të Shpëtimtarit besimin tuaj tek Ai dhe t’i bekojë ato për të cilat kujdeseni përmes vizitës mësimore? Për më tepër informacion, shkoni te reliefsociety.lds.org.

Besim, Familje, Ndihmë

Kur arrijmë të kuptojmë se Jezu Krishti është Drita e Botës, ne do ta rrisim besimin tonë tek Ai dhe do të bëhemi një dritë për të tjerët. Krishti dëshmoi për rolin e Tij si “drita e vërtetë që ndriçon çdo [burrë dhe grua] që vjen në botë” (DeB 93:2) dhe kërkoi që ne ta “mba[jmë] lart dritën [e Tij] që të ndriçojë tërë botën” (3 Nefi 18:24).

Edhe profetët tanë kanë dëshmuar për Dritën e Krishtit. Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, tha: “Sa herë që zgjidhni të përpiqeni të jetoni më shumë si Shpëtimtari, ju do ta keni dëshminë tuaj të forcuar. Ju do të arrini në kohë që ta dini vetë se Ai është drita e botës. … Ju do të pasqyroni te të tjerët dritën e Krishtit në jetën tuaj.”1

Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha për të qenit një dritë për botën nga ana jonë: “Nevojitet që t’i mbrojmë familjet tona e të jemi në ballë së bashku me të gjithë njerëzit vullnetmirë, duke bërë gjithçka që mundim për të ruajtur dritën, shpresën dhe moralin në komunitetet tona”2.

Nga Shkrimet e Shenjta

Gjoni 8:12; Doktrina e Besëlidhje 50:24; 115:5

Nga Historia Jonë

Gratë shenjtore të ditëve të mëvonshme sot vazhdojnë ta mbajnë lart dritën e tyre.

Në katin e 80-të të një ndërtese të lartë në Hong-Kong të Kinës, një motër beqare me paaftësi fizike – shenjtorja e vetme e ditëve të mëvonshme në familjen e saj – krijoi një shtëpi që ishte një strehë ku ajo dhe vizitorët mund të ndienin ndikimin e Shpirtit. Ajo i mbante pranë shkrimet e shenjta, manualet e Shoqatës së Ndihmës dhe librat e saj të himneve. Ajo udhëtoi për në tempull që të kryente ordinancat për paraardhësit e saj.3

Në Brazil, një nënë e drejtë i rriti fëmijët e saj në dritën e ungjillit. Këngët e Fillores u përhapën në ajrin e shtëpisë së saj me tulla të kuqe, dhe fotografitë e tempujve nga revista Liahona, të profetëve të Perëndisë e të Shpëtimtarit i mbulonin muret. Ajo dhe i shoqi sakrifikuan për t’u vulosur në tempull që fëmijët e tyre të mund të lindeshin në besëlidhje. Lutja e saj e përhershme ishte që Zoti ta ndihmonte t’i rriste fëmijët në dritën, të vërtetën dhe forcën e ungjillit.4

Shënime

  1. Henri B. Ajring, “Një Dëshmi e Gjallë”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 128.

  2. Kuentin L. Kuk, “Pastë Dritë!” Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 30.

  3. Shih Daughters in My Kingdom: The History and Work of Relief Society (2011), f. 163–164.

  4. Shih Daughters in My Kingdom, f. 164.