2014
Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë
Maj 2014


Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë

Lista vijuese e përvojave të përzgjedhura të treguara gjatë konferencës së përgjithshme, mund të përdoret për studim vetjak, mbrëmje familjare dhe mësimdhënie tjetër. Numri i përket faqes së parë të bisedës.

Folësi

Ngjarja

Nil L. Andersen

(18) Një Dafinë e mbron martesën tradicionale megjithëse e tallin dhe e shajnë.

M. Rasëll Ballard

(78) M. Rasëll Ballard “ndjek ecurinë” me Barbara Bouenin, të cilën e takon në një mbrëmje vallëzimi në universitet, fillon ta takojë dhe përfundimisht martohet me të. Një djalë tetëvjeçar e fton shokun e tij dhe familjen e shokut në një shtëpi të hapur të lagjes në Buenos-Ajres.

Dejvid A. Bednar

(87) Një kamionçinë fiton forcën lëvizëse në borë pasi mbushet me një barrë të rëndë me dru për zjarr.

Linda K. Barton

(122) Një e re në Filipine qëndron e vërtetë ndaj besëlidhjeve të saj. Një motër japoneze që viziton Korenë, u jep mësim misionarëve.

Kuentin L. Kuk

(44) Vajlet Kimball i shkruan burrit të saj për “doktrinë[n] e lavdishme” të pagëzimit për të vdekurit, siç u zbulua nëpërmjet Jozef Smithit.

Henri B. Ajring

(22) Hainrih Ajring emigron në Amerikë, bashkohet me Kishën, shërben besnikërisht në tre misione dhe i lë familjes së tij një trashëgimi shprese.

(62) Henri B. Ajring formohet sipas heronjve të fëmijërisë, babai i tij, udhëheqësi i tij i Priftërisë Aarone, një marins i SHBA-së dhe një lojtar bejsbolli, Xho DiMazhio.

(125) Dyzet vite pasi ishte thirrur t’i jepte mësim Kathi Xhonsonit (bashkëshortes së ardhshme të Henri B. Ajringut), Rubi Heiti, ende tregonte dashuri dhe shqetësim për të.

Donald L. Hallstrom

(53) Me gjithë kufizimet e tij fizike, një burrë besnik në Indi shërben në një mision dhe përgatitet bashkë me familjen e tij që të vulosen në Tempullin e Hong-Kongut në Kinë.

Xhefri R. Holland

(6) Dy motra misionare largohen pa i thënë asnjë fjalë një burri i cili i shan, hedh ushqime mbi to dhe përpiqet ta qëllojë njërën prej tyre.

Tomas S. Monson

(66) Një detar 18-vjeçar lutet çdo natë me gjithë talljet nga të tjerët në kompani. Një i ri jep dëshmi gjatë mbledhjes së sakramentit, por e shohin më vonë po atë ditë duke pirë cigare.

(91) Dy gra bëhen shoqe për të gjithë jetën pasi njëra e ndihmon tjetrën që ta mësojë punën e saj si rrobaqepëse në një punishte veshjesh. Pasagjerët, në një fluturim me aeroplan, nuk ankohen kur aeroplani i tyre del nga kursi për të marrë një fëmijë të plagosur dhe për ta çuar atë në spital. Një grua ndien keqardhje pasi nuk e ka lejuar një fqinj që të kalojë në një rrugë të shkurtër nëpër pronën e saj.

Rasëll M. Nelson

(29) E bija e Rasëll M. Nelsonit, Emilia, tregon kurajë dhe besim ndërsa po vdes nga kanceri.

Boni L. Oskarson

(119) Një vajzë e vogël mëson gëzimin e shërbimit ndaj të tjerëve ndërsa ajo dhe nëna e saj kujdesen për një grua me sklerozë të shumëfishtë. Një motër 81-vjeçare thirret që të ndajë urtësinë, përvojën dhe shembullin e saj si këshilltarja e lagjes për Trëndafilet.

Bojd K. Paker

(94) Bojd K. Paker merr një shfaqje shpirtërore për vërtetësinë e ungjillit ndërsa lutet në një bunker gjatë Luftës II Botërore.

Ronald A. Rasband

(9) Një vajzë e klasës së pestë përfshihet në një tornado dhe mbrohet nga engjëjt.

Linda S. Rivs

(15) Linda S. Rivs i mëson bijës së saj se si të marrë ndihmë nëpërmjet Shlyerjes së Shpëtimtarit pasi e bija sheh pamje shqetësuese në televizor.

Rendëll L. Rid

(56) Një i ri vendos që të shërbejë në mision në vend që të martohet, pasi kupton paksa se cili ishte në botën para lindjes.

Riçard G. Skot

(32) Dashuria dhe shembulli i gjyshes së Riçard G. Skotit dhe bashkëshortes së tij të ardhshme e ndihmojnë atë në përparimin e tij shpirtëror.

Xhin A. Stivens

(81) Xhin A. Stivens nxitet ta marrë në makinë një të ri që i kishte ikur autobusi nga shkolla për në shtëpi. Pjesëtarët e familjes Gatrell kapen fort pas ungjillit pasi Vëllai Gatrell diagnostikohet me një kancer agresiv.

Geri E. Stivenson

(84) Sportistja olimpike shdm Noell Pajkës-Peis fiton një medalje argjendi në rrëshqitjen me slitë skeleton pasi vitesh ushtrimi dhe përgatitjeje. Sportistja olimpike shdm Tora Brajt shfaq dashuri si të Krishtit pasi përqafon një konkurrente nervoze në garën në gjysmë-rampë.

Majkëll Xhon U. Teh

(106) Një grua 73-vjeçare filipinase qëndron e vërtetë ndaj ungjillit pasi një tërmet dhe një tajfun i vrasin familjen.

Uilliam R. Uolker

Robert dhe Maria Harris bashkohen me Kishën dhe qëndrojnë të vërtetë e besnikë ndaj ungjillit me gjithë vështirësitë dhe ndarjen.

Klaudio D. Zivic

(39) Klaudio D. Zivic merr një shteg të gabuar duke ndjekur një ekskursionist tjetër.

W. Krejg Zuik

(41) W. Krejg Zuik dhe gruaja e tij tregojnë dashuri për njëri-tjetrin pasi ajo hidhet bashkë me të birin e tyre foshnjë nga kabina e mbushur me tym e kamionit të tyre.