2014
Mormon Channel [Stacioni Mormon] Arrin Publikun Botëror
Maj 2014


Publiku i Mormon Channel [Stacionit Mormon] në rritje

Miliona dëgjues dhe shikues në mbarë botën kënaqen me Mormon Channel [Stacioni Mormon], i cili transmetohet në anglisht dhe spanjisht 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, nga Sheshi i Tempullit në Solt-Lejk-Siti në Juta të SHBA-së.

Ky stacion zyrtar i medias për Kishën filloi transmetimin pesë vjet më parë. Shumë shenjtorë të ditëve të mëvonshme kanë kënaqësinë t’u tregojnë për përmbajtjen e tij bashkanëtarëve dhe të tjerëve. Përmbajtja është pa reklama dhe përfshin tre transmetime radioje me fjalë e muzikë dhe video të shkurtra të Mesazheve Mormone.

Gjejeni Mormon Channel [Stacionin Mormon] tek mormonchannel.org dhe gjithashtu në YouTube, iTunes, Roku, Tumblr, Facebook dhe Twitter. Gjithashtu mundësohen aplikime pa pagesë në telefona celularë për përdoruesit e iOS dhe Android.