2015
Nderime nga Shërbesa Mortore e Plakut Riçard G. Skot
PërkujtimorePlaku Riçard G. Skot


Nderime nga Shërbesa Mortore e Plakut Riçard G. Skot

28 shtator 2015, Tabernakulli i Solt-Lejkut

Pamja
grandsons carrying casket

Lart: Si mirënjohje për punën e Plakut Skot për Flotën Detare të SHBA-së, një flamur amerikan iu dha birit të Plakut Skot, Majkëllit. Nipërit e Plakut Skot shërbyen si mbajtës të arkivolit. E bija e tij më e madhe, Meri Li, me bashkëshortin e saj, Brus, merr një përqafim në shërbimin e varrimit. Majtas: Presidenti Tomas S. Monson foli për Plakun Skot si një “mik e shok i dashur në punën e Zotit”. Faqja ngjitur: Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve dhe Presidenca e Të Shtatëdhjetëve të rreshtuar në hyrjen e Tabernakullit teksa arkivoli sillej në Tabernakull.

Majkëll W. Skot, i biri

“Babai u lind nga një atë që nuk ishte anëtar i Kishës, dhe nga një nënë që, edhe pse anëtare, nuk kishte qenë aktive për shumë vite. … Pjesëmarrja e tij në kishë ishte e kufizuar në rastet kur dikush do të vinte ta kërkonte dhe ta merrte me vete. Jam i sigurt se ata udhëheqës nuk e kishin idenë që i riu për të cilin po kujdeseshin, do të bëhej më vonë një udhëheqës i rëndësishëm në Kishë. Nuk e di se cilët ishin ata njerëz, por i falënderoj ata. Ndoshta një nga arsyet pse babai ishte kaq i mirë në të ndihmuarin e individit – më pak aktivit, të vetmuarit, të shkurajuarit, të dërrmuarit – ishte ngaqë në atë periudhë të hershme të jetës së tij, ai ishte individi, njeriu që po ndihmohej dhe po shpëtohej. …

Babai jetoi një jetë të mbushur me lumturi dhe gëzim. Ai ishte një muzikant dhe një artist. … Atij i pëlqente shumë të shkonte për të eksploruar. Ideja e tij për pushimet e përsosura ishte të grumbullonte të gjithë fëmijët dhe pajisjet në një makinë të vogël Dadsën me portobagazh dhe të shkonin me të lart e poshtë përmes vendit. …

Babai ishte një shembull i mrekullueshëm se si të përballemi me fatkeqësinë. Një shembull i tillë ishte mënyra se si iu përgjigj vdekjes së dy prej fëmijëve të tij. Kur nëna dhe babai e humbën një fëmijë gjatë lindjes dhe pastaj dy muaj më vonë e humbën Riçardin e vogël në moshën dyvjeçare nga një defekt në zemër, përgjigjja e babait ishte e qartë. Atë natë ai e përqafoi nënën dhe i tha asaj: ‘Nuk duhet të shqetësohemi, sepse ai u lind në besëlidhje. Ne kemi sigurinë se do ta kemi atë me ne në të ardhmen. Tani kemi një arsye për të jetuar jashtëzakonisht mirë. Ne kemi një bir që ka shkuar në mbretërinë çelestiale, sepse ai vdiq përpara moshës së përgjegjshmërisë.’ Në vend të hidhësisë, ai kishte shpresë; në vend të dëshpërimit, ai e forcoi vendosmërinë e tij; në vend të dyshimit, ai ushtroi besim në Krishtin. …

Ai zgjodhi t’i bënte gjërat të madhërishme dhe ato ishin të tilla. Martesa e tij me nënën ishte ndoshta më e madhërishmja e të gjithave.”

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

“[Plaku Skot] ndjeu se detyra e tij prej Zotit ishte të administronte balsamin shërues të hirit të Krishtit ndaj atyre që në mënyrë figurative ranë në duart e kusarëve – ndaj të plaguarve, të munduarve, të dërrmuarve, të pashpresëve, atyre që kishin mëkatuar dhe atyre ndaj të cilëve ishte kryer mëkati. Me këmbëngulje të pazakontë, ai i ftoi të gjithë të kërkonin Zotin nëpërmjet bindjes ndaj parimeve të ungjillit dhe atje të gjenin paqe, lumturi dhe gëzim. …

Plaku Skot ndihej më mirë kur jepte mësim dhe dëshmonte për shtrirjen e pafundme të Shlyerjes së pafundme të Krishtit dhe për gëzimin që gjendet në kthimin te Perëndia. …

Ai dhe Xhenina e tij e dashur na mësuan një predikim të vazhdueshëm me anë të shembullit të tyre për atë që do të thotë ta duash dhe të gëzohesh me një shok apo shoqe në martesë dhe t’ia përkushtosh përpjekjet më të mira fëmijëve të vet. Ai shembull i dashurisë dhe besnikërisë ka frymëzuar mijëra, nëse jo miliona njerëz, në vitet pasues. …

Plaku Skot jepte gjithmonë kurajë, ishte i shpejtë për të shprehur vetëbesim, i zellshëm për të lavdëruar dhe për të shprehur dashurinë e tij. Dhe ajo ishte mënyra e tij me burrat e gratë kudo, madje edhe me fëmijët. Udhëzimi prej tij ishte i një niveli të lartë, prapëseprapë praktik, dhe ishte i qëndrueshëm. Duket se Plaku Skot nuk lodhej kurrë së këshilluari, së dhëni mësim dhe kurajë, qoftë një njeriu të vetëm apo grupeve. Nuk mund t’ju tregoj se sa herë dhe në sa shumë vende njerëzit më kanë bërë komente rreth diçkaje që e mësuan nga Plaku Skot – diçkaje madje në vitet e tyre të adoleshencës – e cila e ka ndikuar jetën dhe shërbimin e tyre që nga ajo kohë.”

Pamja
casket being brought into Tabernacle

Lart: Si mirënjohje për punën e Plakut Skot për Flotën Detare të SHBA-së, një flamur amerikan iu dha birit të Plakut Skot, Majkëllit. Nipërit e Plakut Skot shërbyen si mbajtës të arkivolit. E bija e tij më e madhe, Meri Li, me bashkëshortin e saj, Brus, merr një përqafim në shërbimin e varrimit. Majtas: Presidenti Tomas S. Monson foli për Plakun Skot si një “mik e shok i dashur në punën e Zotit”. Faqja ngjitur: Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve dhe Presidenca e Të Shtatëdhjetëve të rreshtuar në hyrjen e Tabernakullit teksa arkivoli sillej në Tabernakull.

Presidenti Rasëll M. Nelson, President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve

“Më kujtohet fare mirë kur shkuam në Amerikën Qendrore së bashku në prill të vitit 1990. U mbusha me gëzim kur pashë Plakun Skot t’u jepte mësim misionarëve dhe anëtarëve në gjuhën spanjolle. Jo vetëm që fliste rrjedhshëm; ai ishte i shkëlqyer – plot me gjeste dhe gjallëri ndërkohë që jepte mësim me anë të Shpirtit. …

Plaku Skot ishte i palodhur në energjinë dhe përfshirjen e tij me njerëzit kudo që shkuam. Ai e përkushtoi jetën e tij për t’u shërbyer të gjithë njerëzve, pavarësisht nga kombësia, raca apo gjuha e tyre. Ai e kuptoi vlerën e çdo shpirti të çmuar që takoi.

Dhembshuria e tij është legjendare. E kam parë të japë mësim. E kam parë të lartësojë shpirtërisht. E kam parë t’i dojë njerëzit në mbarë botën.”

Presidenti Tomas S. Monson

“[Plaku Skot] ishte më shumë se i aftë në kryerjen e çfarëdo detyre që iu caktua atij, dhe ai gjithmonë e bëri këtë me hollësi të plotë dhe me aftësi të madhe. …

Ne të gjithë e kemi pasur në mesin tonë këto vite Riçard G. Skotin, një burrë të nderuar, madje një njeri të Perëndisë. Riçardi u bekua me një mendje largpamëse, një intelekt të mprehtë dhe një shpirt plot dashuri hyjnore. …

Ai i donte njerëzit. Ai e donte familjen e tij. Ai e donte Atin e tij Qiellor. …

Buzëqeshja e këndshme e Riçardit i hapte zemrat e të tjerëve. Ai ndihej po aq rehat me të varfrit dhe të paprivilegjuarit, sa ndihej me të pasurit dhe të famshmit. …

Riçardi ishte një njeri zemërbutë. Ai na dha me dashuri … mësime të kurajës, mësime të durimit, mësime të besimit dhe mësime të përkushtimit. Të gjitha këto gjëra Riçard G. Skoti na i mësoi si me fjalë, ashtu edhe me vepra.”