2016
Alma Pagëzon Shumë Njerëz
Prill 2016


Tregime nga Libri i Mormonit

Alma Pagëzon Shumë Njerëz

Pamja
Alma baptizes many people 1
Pamja
Alma baptizes many people 2
Pamja
Alma baptizes many people 3

Abinadi ishte një profet. Ai u mësoi njerëzve të besojnë te Jezusi dhe të ndalojnë së bëri gjëra të këqija. Një mbret i lig, i quajtur Noe, u zemërua me Abinadin. Noeu nuk dëshironte të pendohej.

Një njeri i quajtur Alma i besoi Abinadit. Ai u largua dhe u fsheh nga mbreti i zemëruar. Ai ndjeu keqardhje që bëri gjëra të gabuara dhe u pendua, ashtu siç kishte dhënë mësim Abinadi.

Shumë njerëz erdhën që ta dëgjonin Almën të jepte mësim për Jezu Krishtin. Alma dha mësim se, nëse ata pendohen dhe e ndjekin Jezusin, ata mund të pagëzohen.

Njerëzit duartrokitën me gëzim. Ata premtuan që do t’i ngushëllonin të tjerët. Ata premtuan që do ta donin Perëndinë dhe do t’u tregonin njerëzve të tjerë për Të. Ata ishin gati për t’u pagëzuar.

Një e nga një, Alma i pagëzoi njerëzit. Ata ishin shumë të lumtur që ishin pjesë e Kishës së Jezusit.

Kur ne pagëzohemi, ne bëjmë po ato premtime që bëri populli i Almës. Edhe ne bëhemi pjesë e Kishës së Jezusit!