2016
Pjesë të spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Gjysmëvjetore e 186-të
Nëntor  2016


Pjesë të spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Gjysmëvjetore e 186-të

Presidenti Tomas S. Monson dha dy mesazhe të drejtpërdrejta gjatë konferencës së përgjithshme. Të dielën paradite, ai dëshmoi për planin e madh të Perëndisë për lumturinë e të gjithë njerëzve. Ai dha mësim rreth pjesës thelbësore të Jezu Krishtit në planin e shpëtimit si dhe rreth rolit tonë në marrjen e lumturisë që Perëndia kishte për qëllim të na jepte. (Shih faqen 80.) Gjatë sesionit të përgjithshëm të priftërisë, Presidenti Monson i theksoi bekimet që vijnë nga bindja ndaj urdhërimeve të Zotit dhe respektimi me besnikëri i Fjalës së Urtësisë (shih faqen 78).

Qindra mijëra gra, të reja dhe vajza që nga mosha tetë vjeçare, u mblodhën në Qendrën e Konferencave dhe në vendndodhje rreth e qark botës për t’i hapur gjashtë sesionet e konferencës së përgjithshme me sesionin e përgjithshëm të grave.

Gjatë sesionit të pasdites të së shtunës, iu dha titulli i anëtarëve të nderit katër Autoriteteve të Përgjithshme Të Shtatëdhjeta, u lirua një I Shtatëdhjetë Zonal dhe u thirrën dy Të Shtatëdhjetë Zonalë (shih faqen 39). Të dielën, Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, nderoi Plakun Per G. Malm, një anëtar të Të Shtatëdhjetëve i cili ndërroi jetë më 26 korrik 2016 (shih faqen 121).

Konferencat e përgjithshme të Kishës ndodhin çdo gjashtë muaj, duke zënë fill në Qendrën e Konferencave me 21.000 ndenjëse në Solt-Lejk-Siti të Jutës dhe shtrihen te miliona njerëz në botë. Konferenca u dublua dhe u vu në dispozicion në internet në më shumë se 80 gjuhë, dhe u botua në 34 gjuhë në revistat e Kishës.