2017
Burime për Njerëzit që Kanë Probleme me Dëgjimin
nëntor 2017


Burime për Njerëzit që Kanë Probleme me Dëgjimin

“Për t’iu ardhur në ndihmë anëtarëve që kanë probleme me dëgjimin, në tempuj dhe në shtëpitë e mbledhjeve janë në dispozicion teknologji të siguruara nga Kisha”, thotë një njoftim dërguar udhëheqësve anembanë botës më 14 shtator 2017. “Udhëheqësit duhet t’i njohin këto teknologji dhe të sigurohen që të gjithë ata që mund të përfitojnë prej tyre, të jenë në dijeni për to dhe të kenë të drejtë përdorimi të pajisjeve.”

Në tempuj, anëtarët që kanë probleme me dëgjimin, mund të kërkojnë kufje të cilat përdorin një sistem me teknologji rrezesh infra të kuqe që përhapet brenda tempullit. Në shtëpitë e mbledhjeve, anëtarët mund të përdorin një sistem me frekuencë radioje ose nëpërmjet 1) marrësve ndihmues për dëgjimin me frekuencë radioje (RF), aparate xhepi që përdorin sistemin zanor të godinës kishtare ose të sallës kulturore për t’i ngritur zërin tingullit në kufje, ose me 2) varëset kabllore me sistemin ndihmues për dëgjimin (ALS) që e transmetojnë tingullin drejtpërsëdrejti te një pajisje vetjake ndihmëse për dëgjimin që ka një marrës sinjali.

Njoftimi më tej udhëzon se “lagjet dhe degët duhet të kenë marrës [RF] dhe varëse kabllore [ALS] të shumta. Sipas nevojës, mund të kërkohen aparate të tjera nëpërmjet përfaqësuesit të godinave fizike të kunjit.”