2018
Tri Gjëra për t’u Kujtuar
Shkurt 2018


Rinia

Tri Gjëra për t’u Kujtuar

Fjalët kujtoni dhe mbani mend shfaqen shumë herë në Librin e Mormonit. Nefi i nxiti vëllezërit e tij që ta kujtonin mënyrën se si Perëndia i kishte shpëtuar etërit e tyre. Mbreti Beniamin i kërkoi popullit të tij që ta kujtonin madhështinë e Perëndisë. Dhe Moroni i udhëzoi lexuesit e tij që ta kujtonin sa i mëshirshëm është Zoti.

Është thelbësore që ta kujtojmë Shpëtimtarin – ne madje besëlidhim që ta kujtojmë Atë sa herë që e marrim sakramentin. Presidenti Ajring na fton t’i kujtojmë këto tri gjëra gjatë sakramentit:

  1. Kujtojeni Jezu Krishtin: Lexoni shkrime të shenjta rreth mënyrës se si Shpëtimtari u shërbeu dhe u tregoi dashuri të tjerëve. Si e ndieni dashurinë e Tij? Si mund t’u shërbeni dhe t’u tregoni dashuri të tjerëve ashtu siç bëri Shpëtimtari?

  2. Kujtojini ato që duhet t’i bëni më mirë: Reflektoni mbi javën tuaj të kaluar me një zemër të penduar. Zgjidhni një gjë që mund ta ndryshoni, dhe hidheni në letër mënyrën si do ta bëni atë përmirësim. Vendoseni synimin tuaj diku ku do ta shihni shpesh.

  3. Kujtojeni përparimin që po bëni: Kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë ta shihni përparimin e mirë që po bëni. Mbajeni shënim atë që ndieni.

Ne nuk jemi të përsosur, por Shpëtimtari e di këtë. Ja përse Ai na kërkon ta kujtojmë Atë. Kur e kujtojmë Atë, kjo gjë na jep shpresë dhe na ndihmon të dëshirojmë të përmirësohemi. Edhe në kohët kur ne nuk ia dalim ta kujtojmë Atë, Presidenti Ajring thotë: “Ai gjithmonë ju kujton ju”.