2018
Njiheni Atë dhe Familjen e Saj
Shkurt 2018


Parime të Vizitës Mësimore, Shkurt 2018

Njiheni Atë dhe Familjen e Saj

Vizita mësimore ka për qëllim që ta njohim dhe ta duam sinqerisht secilën motër, që të mund ta ndihmojmë ta forcojë besimin e saj.

Besim, Familje, Ndihmë

Rita Xhepesoni dhe mësuesja e saj vizitore janë bërë mike të mira teksa bëjnë vizita dhe flasin për parimet e ungjillit. Por vizitat e tyre përfshijnë edhe luajtjen e lojës me fjalë së bashku. Kjo është gjëja e parapëlqyer e Ritës te mësuesja e saj vizitore sepse ajo e di që janë shoqe dhe vizita nuk është thjesht për të bërë detyrën. Ka shumë gjëra që motrat mund të bëjnë gjatë një vizite, të tilla si shëtitjet së bashku ose shkuljen e ca barërave të këqija në kopsht ndërkohë që fëmijët luajnë.

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Ta shihni veten si emisarë të Zotit te fëmijët e Tij. … Ne do të shpresonim … që ju do të krijoni një epokë të shqetësimit të çiltër për anëtarët, të drejtuar tek ungjilli, duke e mbrojtur njëri-tjetrin dhe duke u përkujdesur për njëri-tjetrin, duke i trajtuar nevojat shpirtërore e materiale në çfarëdo mënyre që ndihmon.”1

Zoti nëpërmjet Moisiut i urdhëroi fëmijët e Izraelit që “të huaj[ë]n që banon midis jush ta trajtoni njëlloj si a[jo] që ka lindur midis jush; ti do ta duash si veten tënde” (Levitiku 19:34). Motrat, tek të cilat bëjmë vizitë mësimore, mund të jenë “të huaja” kur e fillojmë shërbimin tonë, por teksa e njohim atë dhe familjen e saj, do të na shtohet dëshira për t’i “mbaj[tur] barrat e njër[a]-tjetr[ës], që ato të mund të jenë të lehta” dhe do t’i kemi “zemrat [tona] të thurura në bashkim dhe në dashuri kundrejt njër[a]-tjetr[ës]” (Mosia 18:8, 21).

Reina I. Aburto, Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, kujton kohën kur ishte një anëtare e re dhe e saposhkurorëzuar e Kishës. “Mësueset e mia vizitore më erdhën në shtëpi”, tha ajo “dhe më sollën një ndjenjë të ngrohtë përkatësie dhe dashurie në zemër.”2

Merreni Parasysh Këtë

Për çfarë ngjarjesh të ardhshme në familjet e motrave tek të cilat bëni vizitë mësimore, duhet të jeni në dijeni dhe t’i mbani mend?

Shënime

  1. Xhefri R. Holland, “Emisarë për Kishën”, Liahona, nëntor 2016, f. 62.

  2. Reyna I. Aburto, “What Has Relief Society Been for Me?” Brigham Young University Women’s Conference, 5 maj 2017, LDS.org.